• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

by E S
04/04/2026 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit, ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena Haxhiut, e cila nga 4 prilli është edhe ushtruese e detyrës së presidentit, për shkak të skadimit të mandatit të presidentes së deritashme, Vjosa Osmanit.

Haxhiu, 38-vjeçare, do të jetë në krye të shtetit, derisa për deputetët e legjislaturës së 10-të po rrjedh afati kushtetues – deri më 28 prill – që ta zgjedhin presidentin e ri.

Në të kundërtën, vendi duhet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh.

Sipas Kushtetutës, pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit, “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.
Pasi e pranoi detyrën pasditën e 4 prillit nga presidentja e deritanishme, Haxhiu tha se është e vetëdijshme për përgjegjësitë kushtetuese që sjellë kjo detyrë, megjithëse përkohësisht për të.

“Unë e kuptoj përgjegjësinë dhe obligimet kushtetuese dhe zotohem se do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, tha Haxhiu teksa e pranoi detyrën.
Albulena Haxhiu është pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa kryetare e Kuvendit është zgjedhur më 11 shkurt, ditën kur është formuar edhe Qeveria e re.
Ngjitja e saj në këtë pozitë nuk ka qenë proces i lehtë. Ajo është propozuar për kryeparlamentare mbi 50 herë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, mirëpo nuk i ka siguruar asnjëherë votat e nevojshme.
Megjithatë, për disa muaj ajo e ushtroi pozitën e nënkryetares, deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Si njihet Haxhiu?

Me t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës në periudhën 2011- 2014.

Ajo ka qenë deputete shtatë herë radhazi, derisa në katër legjislaturat e fundit është emëruar në pozita tjera: ministre, nënkryetare e Kuvendit dhe kryekuvendare.

Si deputete, ajo e ka udhëhequr për dy mandate Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Më 2020, Haxhiu është emëruar ministre e Drejtësisë, dhe është riemëruar në atë pozitë edhe në Qeverinë e radhës të formuar më 2021.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025, ajo ishte gruaja më e votuar – në procesin e parë zgjedhor i fitoi mbi 125 mijë vota, në të dytin mbi 174 mijë sosh.

Nga protestat në rrugë deri te Presidenca
Sa ka qenë në opozitë, Haxhiu është parë pothuajse gjithmonë në ballë të protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka është arrestuar disa herë.

Më 2018, pas një procesi disavjeçar, Haxhiu është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë për hedhje të gazit lotsjellës e pengim të personit zyrtar, veprime të cilët ajo dhe deputetë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje i ndërmorën për ta penguar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo u përfshi në tensione edhe në korrik të vitit 2023 sa ishte ministre e Drejtësisë.
Përgjatë një seance të Kuvendit, Haxhiu përplas fizikisht me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtakun, i cili gjuajti me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa po fliste në foltore.

Më herët gjatë vitit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar një aktakuzë ndaj Haxhiut, dhe disa ish-deputetëve tjerë, të cilët akuzoheshin për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016, duke i dhënë fund një procesi të gjatë gjyqësor.

Ushtruesja e detyrës së presidentit është e lindur më 11 maj 1987 në Prishtinë.

Studimet i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore, në drejtimin e të drejtës penale.

Haxhiu është e martuar me ish-anëtarin e LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqin, dhe i ka tre fëmijë./REL

Next Post
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Beqaj ironizon GJKKO-në: Të mërkurën isha i rrezikshëm, të enjten i parrezikshëm

Ilir Beqaj ironizon GJKKO-në: Të mërkurën isha i rrezikshëm, të enjten i parrezikshëm

May 24, 2026
Berisha reagon ndaj Ramës: IBAR rrëzoi mashtrimet e tij, përfaqësuesit e BE e panë realitetin në Shqipëri

Berisha reagon ndaj Ramës: IBAR rrëzoi mashtrimet e tij, përfaqësuesit e BE e panë realitetin në Shqipëri

May 24, 2026
Vdekja e 25-vjeçarit nga Bangladeshi, Inspektoriati i Punës zbarkon në punishten e skafeve

Vdekja e 25-vjeçarit nga Bangladeshi, Inspektoriati i Punës zbarkon në punishten e skafeve

May 24, 2026
Zbardhen kushtet e marrëveshjes së shumëpritur SHBA-Iran: Zgjatje të armëpushimit me 60 ditë, rihapje e Hormuzit

Zbardhen kushtet e marrëveshjes së shumëpritur SHBA-Iran: Zgjatje të armëpushimit me 60 ditë, rihapje e Hormuzit

May 24, 2026
Aksidenti me 1 të vdekur dhe disa të plagosur, Gjykata e Shkodrës lë në burg shoferin

Aksidenti me 1 të vdekur dhe disa të plagosur, Gjykata e Shkodrës lë në burg shoferin

May 24, 2026
Paralajmërimi i Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin pa çmontimin e programit bërthamor

Paralajmërimi i Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin pa çmontimin e programit bërthamor

May 24, 2026
“Partia jonë i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci”, Berisha pas rizgjedhjes si kryetar i PD: Votat e 40 mijë demokratëve ishin triumf

“Partia jonë i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci”, Berisha pas rizgjedhjes si kryetar i PD: Votat e 40 mijë demokratëve ishin triumf

May 24, 2026
Ndryshimet në ligjin për Policinë, Sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese: Jo “arnime“, por forcim të pozitës së efektivëve

Ndryshimet në ligjin për Policinë, Sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese: Jo “arnime“, por forcim të pozitës së efektivëve

May 24, 2026
Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, arrestohet 48-vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, arrestohet 48-vjeçari

May 24, 2026
Zbrazja

Zbrazja

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In