• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i Maqedonisë miraton me 68 vota pro propozimin francez/ Javën e ardhshme pritet hapja e negociatave Shqipëri-BE

by Java News
16/07/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 16 korrik miratoi propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Votimi vjen pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për tre ditë është debatuar për këtë propozim, raporton REL.

Debati u përcoll me kundërshtime e madje edhe me tentime për përplasje fizike. Gjatë gjithë debatit, deputetët e partisë opozitare, VMRO-DPMNE, përmes fishkëllimeve me bori i penguan deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre.

Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian tashmë është i lirë, pas zgjidhjes së ngërçit që ishte krijuar nga vetoja bullgare. Bullagaria dhe Maqedonia e Verit prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.

Çfarë përmban propozimi francez?

Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.

Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.

Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.

Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

g.kosovari

Next Post

Njëra 800 euro në portofol, tjetri 15 500 lekë të reja/ Në pranga hajdutët e autobusëve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In