• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvajti ndihma për familjet e prekura nga tërmeti, Veliaj: Veç ndërtimit të banesave, po plotësojmë nevojat për elektro-shtëpiake

by Java News
27/09/2019 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Kuvajtit në vendin tonë ka dhënë e para kontributin për familjet e prekura nga tërmeti.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari Al-Jassim, morën pjesë në shpërndarjen e ndihmave të para për banorët.

“Kemi sot tre trailerat e parë; një përgjigje e menjëhershme e Ambasadës së Kuvajtit, popullit kuvajtjan, qeverisë kuvajtiane. Na kanë sjellë nevojat bazë të emergjencës si batanije dhe ushqime, teksa jemi duke ndërtuar shtëpitë e dëmtuara. Ambasada e Kuvajtit na ka ndihmuar edhe për pjesën pas ndërtimit të shtëpive, pra përveç se do ndërtojmë disa shtëpi bashkë, kemi marrë edhe elektro-shtëpiaket, lavatriçe, frigoriferë, shumë pajisje, që disa prej këtyre familjeve, që janë me ndihmë ekonomike, as nuk i kanë pasur ndonjëherë, me shtëpi të ndërtuara në vitet ‘50-’60 me mjete rrethanore, me gurë, baltë, kashtë e kallamishte”, tha Veliaj.

Ai shprehu edhe nevojat që kanë bashkitë për pajisje dhe mjete efikase në përballimin e situatave të emergjencës, si në raste tërmetesh, përmbytje, apo zjarri.

“Mbaj mend vitin ‘91, kur u pushtua Kuvajti. Shqipëria ishte vendi i parë i cili jo vetëm njohu qeverinë e Kuvajtit, por e dënoi atë sulm dhe fatkeqësi që i ndodhi popullit kuvajtjan. Ja si vjen historia! Sot kemi ne nevojë dhe Kuvajti në fakt, ishte i pari që na ndihmoi. Shpresoj shumë që edhe shumë ambasada të tjera, të cilave u kemi kërkuar ndihmë, të na japin një dorë. Ditët dhe javët e para kemi nevojë për ndihmë konkrete, sa të rimëkëmben shtëpitë, dhe më pas edhe për një ndihmë afatgjatë. Kemi nevojë shumë për zjarrfikëse, për bote, për shkallë, që janë kryesisht proceset kryesore të evaukimit, zjarrfikëse-shkallë, për të shpëtuar njerëzit, dhe zjarrfikëse bote, kryesisht për të përdorur motopompën e tyre të ujit, kur kemi raste përmbytjesh, siç ndodhi kësaj here”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al- Jassim, tha se kjo është dërgesa e parë e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti, duke shtuar se të tjera ndihma do të ketë në ditët në vijim.

“Kjo është vetëm ngarkesa e parë, një dhuratë, disa batanije, lavatriçe, frigoriferë. Do të ketë edhe një ngarkesë tjetër në ditët vijim, që do të përmbajë mes të tjerave produkte të “real estate”, si edhe kuti të ndihmës së parë”, tha ai.

Menjëherë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës nisi punën për rindërtimin e banesave të dëmtuara, ku krahas fondit të saj për kapërcimin e të gjitha pasojave, një kontribut të rëndësishëm po jep edhe biznesi.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ 137 kg kokainë në 4 kontenierët nga Ekuadori. Kush është pritësi në Durrës që po kërkohet nga Policia

FOTO/ 137 kg kokainë në 4 kontenierët nga Ekuadori. Kush është pritësi në Durrës që po kërkohet nga Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com