• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja asnjë shenjë për shqyrtimin e shkarkimit të Ilir Metës, shtyn përballjen me çështjen më të nxehtë politike

by Java News
01/09/2021 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar ende një datë për nisjen e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Më 9 qershor të këtij viti, Parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Ilir Meta për shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxitje dhune dhe urrejtje, njëanshmëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 etj.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti që duhet të vendosë në mënyrë përfundimtare për fatin e Ilir Metës si President, duke konfirmuar ose rrëzuar vendimin e shkarkimit nga Kuvendi. Edhe pse po kalojnë tre muaj nga vendimi i shkarkimit, Kushtetuesja vijon të mos caktojë një datë për nisjen e shqyrtimit të vendimit të Kuvendit, duke shtyrë kështu në kohë përballjen me çështjen më të ‘nxehtë’ politike, ligjore, por edhe ndërkombëtare, pasi lëvizja për shkarkimin e Ilir Metës nisi natën e 23 prillit 2021, pikërisht pas shpërthimit të tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon një procedurë të veçantë për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit, por pa një afat detyrues për gjykatën. Neni 62 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar, parashikon që për rastin e shkarkimit të Presidentit, gjykata duhet të mblidhet fillimisht në një seancë parapake këshillimi, për të vendosur për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare. Vendimi për kalimin e çështjes në seancë plenare duhet të merret me shumicën e anëtarëve, që do të thotë që duhet të votojnë pro të paktën 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Çështjet e zakonshme shqyrtohen paraprakisht me trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë.

Nëse në seancë parapake vendoset që çështja të shqyrtohet në seancë plenare, Gjykata Kushtetuese zhvillon një seancë gjyqësore, ku ftohen palët për të marrë pjesë dhe paraqitur argumentet e tyre. Vendimi për shkarkimin e Presidentit merret me 5 vota pro, por që gjykata të mblidhet në seancë plenare duhet një kuorum me të paktën 6 anëtarë. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Vota e kryetares Vitore Tusha besohet se do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.

Por, për të shkuar deri tek procesi i votimit final, duhet që Kushtetuesja të nisë shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës. Për të evituar përballjen me këtë çështje, nuk përjashtohet mundësia që Kushtetuesja t’i drejtohet për një opinionin Komisionit të Venecias. Një taktikë e tillë u ndoq edhe për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, edhe pse Komisioni i Venecias ishte shprehur një herë për këtë çështje./shqiptarja.com-Adriatik Doçi

/m.j

Next Post
Ambasadorja franceze në Tiranë, takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Përse ka realisht debat për zhvillimet në PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

September 30, 2026
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

September 30, 2026
Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com