• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

by A R
30/09/2026 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë ditën e mërkurë nga Tirana turin e saj të gjashtë vjetor në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian ka zbardhur agjendën zyrtare të kësaj vizite rajonale, e cila do ta çojë drejtuesen e lartë të BE-së në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, me fokus të veçantë te përshpejtimi i reformave integruese dhe zbatimi i Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.

Udhëtimi diplomatik do të hapet zyrtarisht në kryeqytetin shqiptar, ku Von der Leyen do të pritet në takime të nivelit të lartë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe Kryeministri Edi Rama. Përveç bisedimeve zyrtare politike mbi hapat e mëtejshëm të anëtarësimit, shefja e ekzekutivit të BE-së ka parashikuar edhe një vizitë në ambientet e rikonstruktuara të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë.

Agjenda intensive do të vijojë të enjten në Prishtinë, ku Presidentja e KE-së do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministrin Albin Kurti, për t’u zhvendosur më pas po atë ditë në Podgoricë për bisedime me Presidentin Jakov Milatović dhe Kryeministrin Milojko Spajić. Turi rajonal do të përmbyllet të premten në Shkup me takimet me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut, ndërsa jashtë këtij udhëtimi kanë mbetur Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina për shkak të proceseve elektorale të ardhshme në këto vende.

Next Post
Sulmet ajrore ruse vrasin 3 persona dhe plagosin 7 të tjerë në Ukrainë -

Sulmet ajrore ruse vrasin 3 persona dhe plagosin 7 të tjerë në Ukrainë -

Comments 1

  1. Qytetare te Shqiperise says:
    3 hours ago

    LETËR E HAPUR PRESIDENTES SË KOMISIONIT EVROPIAN
    Znj. Ursula von der Leyen
    Tiranë, 30 shtator 2026

    E nderuar Znj. Presidente,

    Mirë se vini në Shqipëri.

    Vizita juaj vjen në një moment të rëndësishëm për vendin tonë. Shqipëria po avancon në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa vetë Komisioni Evropian ka theksuar se faza e ardhshme kërkon zbatim konkret, rezultate të qëndrueshme dhe progres të matshëm, veçanërisht në fushat themelore të shtetit të së drejtës.

    Në të njëjtën kohë, prej më shumë se 100 ditësh qytetarë shqiptarë protestojnë, duke ngritur shqetësime që tashmë shkojnë përtej çështjes fillestare mjedisore dhe prekin korrupsionin, llogaridhënien, funksionimin e institucioneve dhe cilësinë e demokracisë.

    Ne nuk i kërkojmë Evropës të zgjedhë qeverinë e Shqipërisë.

    Këtë vendim e marrin qytetarët shqiptarë.

    Ne i kërkojmë Bashkimit Evropian që ndaj Shqipërisë të zbatojë me të njëjtën seriozitet standardet demokratike dhe të shtetit të së drejtës mbi të cilat mbështetet vetë projekti evropian.

    Komisioni Evropian e vlerëson Shqipërinë pikërisht në fusha themelore si sistemi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, liria dhe pluralizmi i medias dhe mekanizmat e kontrollit e balancimit institucional.

    Ne kërkojmë:

    1. SHTETIN E SË DREJTËS
    Të vazhdojë monitorimi rigoroz dhe transparent i pavarësisë, llogaridhënies dhe efektivitetit të institucioneve të drejtësisë.

    2. LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
    Progresi të mos matet vetëm me ligje dhe struktura të krijuara, por edhe me zbatimin e tyre, hetimet, ndjekjet penale dhe rezultatet e qëndrueshme, përfshirë sektorët me rrezik të lartë si prokurimet publike.

    3. LIRINË E SHPREHJES DHE TË MEDIAS
    Të vazhdojë monitorimi i lirisë dhe pluralizmit të medias, pavarësisë së gazetarëve dhe sigurisë së tyre.

    4. TË DREJTËN PËR PROTESTË PAQËSORE
    Institucionet evropiane të ndjekin pretendimet për përdorim të tepruar ose të pajustifikuar të forcës ndaj protestuesve dhe të mbështesin hetime transparente e të pavarura kur ekzistojnë prova të besueshme.

    5. DËGJIMIN E SHOQËRISË CIVILE DHE QYTETARËVE
    Institucionet e BE-së të mbajnë dialog të drejtpërdrejtë dhe të strukturuar jo vetëm me Qeverinë shqiptare, por edhe me shoqërinë civile të pavarur, gazetarët, ekspertët, qytetarët dhe diasporën shqiptare.

    PESË PYETJE PËR KOMISIONIN EVROPIAN

    1. Si e vlerëson Komisioni Evropian realitetin aktual të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies demokratike në Shqipëri?

    2. Me cilët tregues konkretë do të matet progresi real në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë?

    3. Si do të reflektohen shqetësimet për lirinë e medias dhe kontrollin e balancimin institucional në vlerësimin e procesit të anëtarësimit?

    4. A do të ndiqen nga institucionet evropiane rastet e dokumentuara ku pretendohet përdorim i tepruar i forcës ndaj protestuesve paqësorë?

    5. A mund të krijohet një kanal i strukturuar komunikimi ndërmjet Delegacionit të BE-së dhe qytetarëve, ekspertëve, shoqërisë civile dhe diasporës shqiptare?

    E nderuar Znj. Presidente,

    E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të matet vetëm me numrin e kapitujve apo grupkapitujve të hapur dhe të mbyllur.

    Në fund, ajo duhet të matet me atë që qytetari shqiptar përjeton në jetën e përditshme:

    drejtësi që funksionon,
    institucione që i shërbejnë qytetarit,
    qeverisje të përgjegjshme,
    media të lira,
    mbrojtje të të drejtave themelore
    dhe barazi përpara ligjit.

    NE E DUAM SHQIPËRINË NË EVROPË.
    DUAM EDHE STANDARDET EVROPIANE NË SHQIPËRI.

    Me respekt,

    Qytetarë të Shqipërisë
    Tiranë, 30 shtator 2026

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com