• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ka realisht debat për zhvillimet në PD?

by Ylli Pata
01/09/2021 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka disa ditë që mbështetës mediatikë të opozitës, akuzojnë të gjithë që qasen publikisht të komentojnë zhvillimet në PD, si lëvizje djallëzore.

Sipas tyre, gjtihçka bëhet për të krijuar një atmosferë të paqenë, ndërkohë që ajo që duhet prekur në media nuk është opozita e Lulzim Bashës, por qeveria e mazhoranca e Edi Ramës.

Madje në këtë debat janë aktivizuar edhe azilantë politikë të 8 vjeçarit të Ramës që morën strehim politik së bashku me miradinat logjistike të këtij akti juridik, me logjikën se janë të kërcënuar nga “diktatura” e kryeministrit aktual.

Që nga 2013-a, këta zëra mediatikë pranë opozitës, kanë qenë mjaft aktivë, madje zellshmërisht aktivë, sa për një periudhë u bënë edhe fenomen, për të thënë që Shqipëria është një “narko shtet”, Edi Rama është mafioz, ka shitur Kosovën, e ka bërë baltë me Vuqiqin, në vend nuk ka siguri, vritet e pritet për llogari të mafiozëve, e lajmet më të rëndësishme deri pak kohë më parë i orientonte “qytetari digjital”, i cili në fakt krijonte tema për panelet e darkës.

E mbani mend rastin e Xhensila Malokut, e cila u bë lajm, jo kur regjistroi deponimin në polici, por kur këtë e nxorri “qytetari digjital”, e më pas u bë çështje politike.

E kështu ndodhi me shumë çështje ku “Babalja” ishte më e rëndësishmja, e cila u kthye në çështje, duke qenë një trill, një montim, një jo lajm.

Me një fjalë, e gjithë kjo kohë, opinioni publik kundërshtar me Edi Ramën, i ka shpenzuar të gjithë fishekët e akuzës. Ja kanë thënë të gjitha, madje duke i hyrë edhe në çështje intime familjare e njerëzore.

Pra në opinion, ky detashment e vizatoi Ramën e mazhorancën me ngjyrën e zezë e me njollën e “djallit”.

E siç dihet, kjo logjikë nuk se ngjiti, por njerëzit këtu dhe komuniteti ndërkombëtar ka përkrahur Ramën. E kjo ka sjellë edhe një frustrim nga ky opinion, që më shumë se Edi Ramën sot, sulmojnë SHBA, BE-në, ambasadorët Yuri Kim e Luigi Soreca, sa bëjnë edhe gallata kozmike.

Denoncojnë në SPAK, një ambasador që ka imunitet diplomatik. E mbani mend sulmin skandaloz ndaj diplomatit të shquar gjerman, Bernd Botschard, i cili edhe pse i larguar u pa gjatë verës për pushime në Shqipëri.

Në vitin 2019, kur opozita bëri aktet më absurde politikisht siç ishte diegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, këta zëra jo vetëm i mbështetën por thanë troç ditë për ditë se duhet larguar ky pushtet me dhunë.

E kur ky pushtet nuk u largua me dhunë, erdhëm në atë që quhet epoka pas 5 qershorit, pra ritkthimi i opozitës në sistem, një zhvillim i rëndësishëm. E kjo opozitë që u rikthye në sistem hyri në zgjedhje dhe mori atë rezultat që mori.

Duke qenë kështu, Lulzim Basha dhe opozita e tij, edhe pse dihej si erdhi këtu, po gjykohet për ato veprime që ndërmerr ndërkohë që është brenda sistemit.

E këtu, pati një zhvillim shumë të madh, që është vendimi për shpalljen Non Grata të Sali Berishës nga qeveria e SHBA.

Vetëm mendoni, sikur SHBA të kishte shpallur një drejtues të lartë të mazhorancës, çdo të ndodhte këtu? Imagjinojeni pak! Pse flasim, janë të freskët rastet e Vangjush Dakos e Tom Doshit. E dimë si i kanë trajtuar panelistët tanë të opinionit këta personazhe politikë!

Si Doshi e Dako, njëjtë është edhe Berisha. Le të krahasojmë vetëm diskutimin mediatik për çështjes dhe kush i përmend. E nëse dikush në media shkruan për këtë ngjarje vërtetë të rëndësishëm, i konsiderojnë “lakej të Edi Ramës”. Kur në fakt kjo është ngjarja më e bujshmë politike në 30 postkomunizëm në vend.

E sot, këtë ngjarje, e kanë marrë dhe po e diskutojnë gjithnjë e më shumë zëra, emra, të zgjedhur e drejtues të PD-së, çka është një zhvillim shumë i rëndësishëm(dikush e quan pozitiv dikush jo, por është i rëndësishëm). Vetëm sot ne kishim tre zëra të rëndësishëm në PD: Fatbardh Kadillin, Ferdinand Xhaferajn dhe publicistin Namir Lapardhaja.

Plus ca ditë më parë aktin e fortë të Mark Markut dhe deklaratën e Jonila Godoles, por edhe vetë publikimit nga RD.

Pra janë kaq zhvillime të vrullshme, të rëndësishme, madje mjaft shpresëdhënëse për shoqërinë e vetë opozitës, të cilat nuk ka përse të mos diskutohen në opinion.

Madje duke i diskutuar imponojnë një model tek mazhoranca. Të cilën siç e dimë, e kanë pikturuar në të zëzë pala tjetër, e nëse kritikohet kjo mazhorancë nga zëra publikë që s’e kanë bërë më parë do thonë: është lojë. E kritikojë butë, Rama nuk do kritikuar do rrëzuar.

Këtë po thonë edhe sot njerëz mediatikë të Sali Berishës. Madje, këto zëra, që e ndjejnë një zhvillim të rëndësishëm nga drejtësia e re, kanë paralajmëruar se nëse SPAK nuk merr të parin të pandehur Edi Ramën nuk quhet. E pse nuk quhet? Po sikur SPAK të hapë dosje për një person, për të cilin ka sjellë akuza edhe qeveria e SHBA? Joo, thonë, nuk quhet.

Në fakt, përpos të gjitha këtyre llogjeve pa fund, e reja në opinion, është se po zgjerohet grupi i atyre që kërkojnë një ndarje me të vjetrën në politikën shqiptare. E këtë natyrisht të parët do ta bëjnë ato grupime politike që s’janë në qeveri, që janë në opozitë, që kanë edhe fuqinë e fjalës publike në opinion. Ja kaq e thjeshtë është!

Pastaj, nëse në opinion diskutohet më shumë për opozitën, ky është favor për këtë botë politike që këtë debat ta kthejë në vlerë dhe të shpërthejë idetë e propozimet për ta ndryshuar vendin.

Pasi nëse thuhet ditë për ditë që opozita duhet të rrëzojë Edi Ramën, kjo nuk është risi, është detyrë e një opozite. Vetëm ta rrëzojë me zgjedhje, ndryshe nuk funksionon në një vend të NATO-s…

Next Post
Dje me “petulla katuni, me të ik truni”/ Meta sot me dy çifte të huaja: Turistët e duan “Sofrën Kolonjare”

Dje me "petulla katuni, me të ik truni"/ Meta sot me dy çifte të huaja: Turistët e duan “Sofrën Kolonjare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In