• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushte të tjera për Shqipërinë? Analiza e DW: Gjasat që vendimi i BE të jetë pozitiv

by Java News
06/03/2020 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një “po” për çeljen e negociatave, ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshilltari i CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski.

Komisioni i BE-së sërish rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi pritet të merret në samitin e rregullt të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në fund të marsit. Por cilat janë gjasat që kësaj here vendimi, tashmë i shtyrë disa herë që prej vitit 2018, të jetë pozitiv?

Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri, u shpreh të martën (03.03) në në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu. Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminaitetit të drogës, një problem që, siç tha eksperti kristiandemokrat, është bërë shkaku kryesor për veton e Holanda ndaj çeljes së negoicatave me Shqipërinë. Falenski tha se aktualisht grupi parlamentar CDU/CSU po përpiqet t’Ia mbushte mendjen kolegëve nga Holanda që të jepnin po-në e tyre për Shqipërinë.

Hans Joachim Falenski, i cili është një nga këshilltarët e vjetër dhe me shumë influence në politikën e Bundestagut ndaj Shqipërisë u shpreh pozitivisht për ndërtimin e SPAK-ut dhe institucioneve ndihmëse të tij. Por nga ana tjetër, ai kritikoi ecurinë e ngadalshme të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Falenski e vuri theksin te fakti që korrupsioni i nivelit të lartë po luftohet në mënyrë të pamjaftueshme. “Gjashtë dënime dhe 12 arrestime. Kjo është komplet e parparnueshme, duke patur parasysh situatën”, tha ai,.

Falenski, i cili në fund të muajit të shkurt ndodhej në Shqipëri për të marrë një dekoratë nga presidenti Ilir Meta, e vuri theksin te kushti i vendosur nga Bundestagu për gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun. “Bundestagu ka kërkuar që ata të ndiqen penalisht, por deri tani nuk po ndiqet asnjë, çka është komplet e papranueshme”, tha këshiltari. Akoma më “skandaloze” quajti ai zvarritjen që po bëhet në lidhje me akuzën për blerje votash.”Ne po shohim se dosjet po shtyhen sa andej-këndej nga Dibra në Tiranë. Askush nuk dëshiron ta prekë “pataten e nxhehtë”, tha Falenski, “megjithëse në fakt përgjegjës për këtë është vetëm SPAK-u,” Sipas Falenskit, gjasat janë të mira që të merret një vendim për çeljen e negociatave ose në fund të marsit, ose në maj, në Samitin e Zagrebit. Pritet që konferenca e parë ndërministrore të bëhet në fund të këtij viti, por sipas Falenskit, vetëm nëse janë miratuar dy parakushtet e vendosura nga Bundestagu: Fillimi i Reformës zgjedhore dhe vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese.

Në panelin e organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Unioni i Evropës, dega e Gjermanisë, ishin ftuar të diskutonin Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Bojan Mariçiq,koordinator për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ambasadarja gjermane Susanne Schuetz, ish-ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, sot e ngarkuara e qeverisë gjermane për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet anëtare të EFTA-s,si dhe deputeti i ekologjistëve, Manuel Sarraszin, i cili tashmë është edhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore, një shoqatë me ndikim në politikën e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Si deputeti ekologjist, ashtu edhe ish-ambasadorja Schütz e theksuan edhe njëherë domosdoshmërinë e çeljes së neogicatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Përsëritja e Josë do ta humbasë edhe më tej besueshmërinë e rajonit ndaj BE-së argumentuan ata. /dw/

Next Post
Koronavirusi/ Manastirliu në Portin e Durrësit: Të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare

Koronavirusi/ Manastirliu në Portin e Durrësit: Të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com