• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush mund të lëvizë pas orës 13:00? Ministri Ahmetaj sqaron kategoritë e përjashtuara nga urdhri

by Java News
28/03/2020 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri përgjegjës për koordinimin gjatë pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, ka sqaruar për Tv Klan se cilat kategori mund të lëvizin pas orës 13:00, kur dhe hyn në fuqi ndalimi i qarkullimit.

Në një lidhje direkte gjatë edicionit qendror të lajmeve të orës 15:30 në Tv Klan, Ahmetaj u shpreh se aktivitetet e lejuara për të punuar, mund të vazhdojnë normalisht edhe pas orës 13:00 pa pasur asnjë pengesë nga policia.

I pyetur përse në disa raste punonjësit e bizneseve që lejohen të kryejnë aktivitetin janë ndaluar nga policia, ministri Ahmetaj i konsideroi ngjarje të izoluara. Ndërsa garantoi se kjo kategori nuk do të ketë asnjë pengesë për të vazhduar punën normalisht.

Arben Ahmetaj: Për të sqaruar më tej, për ata që prodhojnë, për ata që punojnë online, për ata që bëjnë import, për ata që shpërndajnë ushqime, për ata që bëjnë eksport gjithashtu, ata mund të vazhdojnë normalisht punën e tyre gjithmonë duke zbatuar distancat sanitare, masat sanitare, në favor të ruajtjes së shëndetit dhe të jetës.

Z.Ahmetaj, edhe pas orës 13:00 mund të punojnë?

Arben Ahmetaj: Mund të punojnë normalisht përtej orës 13:00 të gjitha aktivitetet e lejuara. Deri në orën 13:00 janë qytetarët dhe tashmë me sistemin e ri me SMS ose nëpërmjet faqes së e-Albania vetëm një person nga familja dhe pensionistët janë të ndaluar të dalin nga shtëpia. Ndërsa përsa i përket gjithë aktiviteteve të lejuara mund të vazhdojnë të punojnë, janë të lejuar të vazhdojnë të punojnë përtej orës 13:00 në bazë të Kodit të Punës duke zbatuar me rigorozitet distancat sanitare. Ndërtimi mund të vazhdojë.

Z.Ahmetaj, po pse policia po i ndalon pikërisht këto persona të cilët janë pjesë e kategorisë që lejohet të punojnë. Kur kthehen nga puna ndalohen nga policia, pse?

Arben Ahmetaj:
Ndalimi nga policia në këto raste mund të jetë një fenomen le të themi i izoluar dhe sporadik. Por, unë kam qenë në vazhdimësi në kontakt me Drejtorin e Policisë dhe policia për hir të së vërtetës dhe asaj që po ndodh në terren, po bën një punë të shkëlqyer. Patjetër diku-diku mund të ketë ndaluar edhe qytetarë që po kthehen nga puna, por në tërësi kjo që unë po ndaj me qytetarët është zbatuar, megjithatë, ne do të vazhdojmë komunikimin me Policinë e Shtetit për orë, përditë për të mos pasur asnjë problem.

Next Post
“Na ka futur frikën dhe na ka traumatizuar”, Flamur Noka: Rama, ose të flasë me dashuri, ose të ikë

“Na ka futur frikën dhe na ka traumatizuar”, Flamur Noka: Rama, ose të flasë me dashuri, ose të ikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

September 12, 2026
“Dy Kuvende do të thotë dy parti…”, Minxhozi: Berisha ka mundësi ta dëmtojë sistemin e PD!

Banalizimi i protestës dhe elita e vjetër politike

September 12, 2026
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy persona

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy persona

September 12, 2026
Gushti 2026 thyen rekordin/ Muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Gushti 2026 thyen rekordin/ Muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

September 12, 2026
Kremlini i hap derën Zelenskyt për bisedime në Moskë, priten edhe emisarët amerikanë

Putin i përgjigjet Zelenskyt për takimin në G20, zbardhet kushti i Moskës për një takim mes dy presidentëve

September 12, 2026
3 shenjat e horoskopit më pa fat për këtë vjeshtë

3 shenjat e horoskopit më pa fat për këtë vjeshtë

September 12, 2026
Rama takim me strukturat e PS dhe qytetarët në Vlorë, ja çfarë do të diskutohet

Rama takim me strukturat e PS dhe qytetarët në Vlorë, ja çfarë do të diskutohet

September 12, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha përkujton Azem Hajdarin dhe thërret demokratët në mobilizim: O sot o kurrë! Në sulm!

September 12, 2026
Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: I duan rritjet që nga prilli 2023, “prapambetjet” shkojnë në 130.5 milionë euro

Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: I duan rritjet që nga prilli 2023, “prapambetjet” shkojnë në 130.5 milionë euro

September 12, 2026
Gjendet e djegur makina e dytë e përdorur nga bashkëpunëtorët e Gentian Çipit pas arratisjes në Greqi, zbulohet pista e re

Gjendet e djegur makina e dytë e përdorur nga bashkëpunëtorët e Gentian Çipit pas arratisjes në Greqi, zbulohet pista e re

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com