• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë deputetët pro Alibeajt, por mbështesin kandidatët e Berishës të dalë nga ‘primaret’

by Java News
10/01/2023 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike pritet të dalë me 2 kandidatë në shumë prej bashkive.

Berisha dhe Meta i kanë gati kandidatët në të gjitha bashkitë, me përjashtim të atyre që ua kanë lënë aleatëve të vegjël dhe Malësisë së Madhe që kandidati do të zgjidhet nga demokratët atje.

Alibeaj ka paralajmëruar në fundin e muajit dhjetor se grupimi që ai drejton do të ketë kandidatë në gjithë bashkitë, por deri më tani i ka prezantuar vetëm në 9 bashki, kryesisht njësi të vogla.

Ndërkohë, një zhvillim interesant që është vërejtur gjatë javëve të fundit ka të bëj me angazhimin e deputetëve në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Janë të paktën 4 deputetë që deri më tani njohin Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar, por që për 14 majin po mbështesin kandidatët e Berishës të dalë nga Primaret.

Kështu, Ilida Dhori në Divjakë ka dalë haptazi në mbështetje të kandidatit Aurel Malko për këtë bashki. Edhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati të njëjtën gjë ka bërë për garën në këtë bashki. Deputeti demokrat po udhëheq fushatën për kandidatin e dalë nga primaret Elvis Hajdërlli.

Me të njëjtën lëvizje kanë vepruar edhe disa deputetë të tjerë, si Dashnor Sula në Peqin e Belsh, apo Dhurata Çupi në Mat. Këtë lëvizje më herët gjatë dhjetorit e bëri edhe deputeti i Kurbinit, Kastriot Piroli.

Me interes të veçantë pritet të shihet kandidati që do të dalë për Malësinë e Madhe, ku prej kohësh përflitet emri i deputetit Ramadan Lika./m.j

Next Post
Vrasja e foshnjës nga nëna 32-vjeçare në Shkodër, psikologia zbardh detaje tronditëse: Shkaku…

Vrasja e foshnjës nga nëna 32-vjeçare në Shkodër, psikologia zbardh detaje tronditëse: Shkaku...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com