• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin?

by A R
09/12/2024 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Abu Muhammad al-Jolani për vite të tëra ishte një udhëheqës militant relativisht i panjohur në Siri.

Por, 42-vjeçari u vu në qendër të vëmendjes pasi udhëhoqi një ofensivë të befasishme ushtarake, që rrëzoi nga pushteti presidentin e kamotshëm sirian, Bashar al-Assad.

Si shenjë e ngritjes së tij të shpejtë, Jolani përdori emrin e tij të vërtetë Ahmed al-Sharaa në vend të pseudonimit të tij, teksa triumfalisht shpalli “marrjen e kontrollit të Damaskut”, në një adresim, të transmetuar nga televizionet, më 8 Dhjetor.

Jolani, kreu i grupit terrorist të shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka kohë që ka tentuar që të ndryshojë imazhin e tij publik. Ai publikisht hoqi dorë nga lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant.

Tani, shkalla e këtij transformimi do të vihet në provë ndërsa Jolani, për kapjen e të cilit ka një shpërblim prej 10 milionë Dollarësh, dhe HTS-ja përgatiten të luajnë një rol të madh në Siri, pas rrëzimit të Assadit.

HTS-ja është një grup militant islamist që synon të krijojë një shtet në Siri të qeverisur nga ligji islamik. HTS-ja është aleat me disa grupe më të vogla militante islamiste, disa prej të cilave përbëhen nga luftëtarë të huaj nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Aaron Zelin, një studiues i lartë në Institutin e Uashingtonit, i përshkroi pjesëtarët e HTS-së si “xhihadistë politikë”.

“Jolani dhe HTS-ja janë më pragmatikë në politikë ata janë një lloj midis islamistëve politikë tradicionalë dhe asaj që ne e përshkruajmë si xhihadistë globalë”, sikurse anëtarët e Al-Kaidas dhe të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), shtoi ai.

Jolani u lind në vitin 1982 në Arabinë Saudite nga prindër sirianë që shkuan atje nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Vitet e para të aktiviteteve të tij militante janë të errëta. Mendohet se ai iu bashkua Al-Kaidas në Irak (AQI) pas pushtimit amerikan në vitin 2003.

Në vitin 2012, Jolani themeloi Jabhat al-Nusra, ose Frontin Nusra, degën siriane të Al-Kaidas.

Me bazë në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, grupi ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Në vitin 2017, ai u bashkua me grupe të tjera opozitare për të formuar HTS-në.

Jolani dikur mbante një turban dhe mjekër të gjatë dhe vishte uniforma ushtarake. Por, ai hoqi dorë nga këto tipare dalluese prej një udhëheqësi militant, duke zgjedhur që të vishte xhaketa, të rruante mjekrën dhe të jepte intervista për mediat perëndimore.

Lideri i HTS-së është “dinak dhe i vendosur për të arritur dhe konsoliduar pushtetin për veten dhe organizatën e tij”, tha Phillip Smyth, një ekspert për bashkëpunëtorët e Iranit dhe milicitë shiite.

Pavarësisht ndryshimit të imazhit dhe përpjekjeve për t’u paraqitur si pragmatist dhe i moderuar, ka ende shqetësime për Jolanin dhe grupin e tij sa u përket shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut dhe lidhjeve të tyre me grupet terroriste.

Në një deklaratë të vitit 2013, ku njoftohej për shpalljen e Jolanit si terrorist, Departamenti amerikan i Shtetit iu referua sulmeve vetëvrasëse të kryera nga Fronti Nusra i Jolanit dhe tha se “vizioni i tyre i dhunshëm, sektar” bie ndesh me aspiratat e popullit sirian.

“Ekstremizmi dhe ideologjia terroriste nuk kanë vend në një Siri pas Assadit”, thuhej në deklaratë.

Në vitin 2017, Ambasada amerikane në Siri shkroi në X se Uashingtoni mbetet “i përkushtuar për t’i sjellë para drejtësisë” figurat kryesore të rrjetit sirian të Al-Kaidas, përfshirë Jolanin.

Qëllimi kryesor i HTS-së ishte të rrëzonte Qeverinë e Assadit, por objektivi i tyre dytësor ishte “të ndërtonin institucione që do të ishin të dobishme dhe ndihmuese për sirianët”, tha Zelin.

“Qartazi, ata kanë tentime të dokumentuara që ta arrijnë këtë në Idlib”, shtoi ai.

Por, edhe nëse Jolani dhe HTS-ja mbajnë premtimet e tyre për tolerancë dhe gjithëpërfshirje, heqja e vendimit për shpalljen e tyre si terroristë mund të zgjasë me vite, tha Zelin.

/a.r

Next Post
Sherr mes 5 adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’ në Tiranë, plagoset 13-vjeçari, niset me urgjencë në spital

Sherr mes 5 adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’ në Tiranë, plagoset 13-vjeçari, niset me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In