• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është Spiro Nika, anëtari i bandës së “Gentit”, i akuzuar për rrëmbimin e 17-vjeçares në Sarandë

by Java News
04/12/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spiro Nika, anëtari i bandës së trafikut të drogës në Greqi, e drejtuar nga shqiptari me pseudonimin “Genti”, duket se ka ndërruar identitet. Ai është banor i fshatit Çuke në Sarandë, 47 vjeç, dhe para se të ndërronte identitet, ka patur emrin Abaz Halit Taqe.

I njohur si pjesë e “Grupit të Konispolit”, Abaz Taqe është dënuar nga Gjykata e Lartë më 23.05.2002 me 15 vjet burg për veprën penale “rrëmbim personi”. Me të njëjtin vendim u dënuan edhe dy persona të tjerë bashkëpunëtorë në veprën penale të rrëmbimit, edhe këta banorë të Konispolit, Flamur Rako, me 25 vjet burg, e Haxhi Idrizi, me 18 vite burg.

Ngjarja e bujshme për të cilën akuzohen tre personat, mes tyre edhe Abaz Taqe, ka ndodhur në 27 qershor 1997 në fshatin Vrinë, rreth 1 km larg qytetit antik të Butrintit dhe rreth 20 km larg qytetit të Sarandës.

Flamur Rako, Haxhi Idrizi, Abaz Taqe e Elton Korça, që të katërt banorë të Konispolit, akuzohen se kanë rrëmbyer 17-vjeçaren D. Dh; në një ngjarje ku Rako akuzohet se ka vrarë me armë zjarri edhe babanë e17-vjeçares, J. Dhimitri.

17-vjeçarja është mbajtur atëherë për disa ditë nga rrëmbyesit e fshehur në Syrin e Kaltër, ndërkohë që është liruar pak ditë pas ngjarjes, tek një hotel në qytetin e Sarandës, ku në përpjekje për lirimin e 17-vjeçares pati edhe një shkëmbim zjarri, gjatë së cilit mbeti i vrarë njeri prej rrëmbyesve, pikërisht Elton Korça.

Edhe sot ka ngelur mister vrasja e Elton Korçës, pasi askush nuk u identifikua si autor i vrasjes. Duke qenë se nuk u kap nga policia për gati 10 vite pas dhënies së vendimit, Abaz Taqes iu shua dënimi në vitin 2012 nga Gjykata e Sarandës.

Mes të arrestuarve në Greqi, si pjesë e bandës së drogës, është edhe Martin allias Ani Brakaj. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Shqipëri, i dënuar me 10-vjet burg, pasi ka tentuar të trafikojë 21 kg marijuanë drejt Greqisë në vitin 2012. Droga iu kap dy të rinjve në një hotel në Sarandë, ndërkohë që Brakaj ishte përgjuar teksa kontrollonte trafikun nga burgu i Koridhalos në Greqi.

Next Post

Presidenti shpreh ngushëllime për humbjen e Stefanit: Me shpirt luftarak në kauzat e veta  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

September 30, 2026
Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com