• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është Muhammad Mukhbar, që do të drejtojë Iranin pas vdekjes së Raisit?

by A R
20/05/2024 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/Presidenti i parë i Iranit, Muhammad Mukhbar, është personi që do të marrë detyrën e presidentit të përkohshëm në vend pas vdekjes së Ebrahim Raisit në një aksident ajror.

Kushtetuta e Iranit parashikon që zgjedhjet presidenciale të mbahen 50 ditë pas vdekjes së kreut të shtetit, ndërsa neni 131 i Kushtetutës së Republikës Islamike parashikon se “në rast të vdekjes, shkarkimit, dorëheqjes, mungesës ose sëmundjes së presidentit, që zgjat më shumë se dy muaj”, zëvendëspresidenti i parë merr përsipër detyrat e tij.

Sakaq, procesi duhet të miratohet nga udhëheqësi suprem i Iranit, post që mbahet nga Ayatollah Ali Khamenei.

Kushtetuta parashikon që një këshill, i përbërë nga “kryetari i parlamentit, kreu i drejtësisë dhe zv/Presidenti i parë, duhet të organizojë zgjedhjet për një president të ri brenda një periudhe 50-ditore”.

Por kush është Muhammad Mukhbar?

Presidenti i ri i përkohshëm i Iranit është 68-vjeç. Ai u emërua në detyrë në gusht të vitit 2021 nga Raisi dhe konsiderohet i afërt me liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei , i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e qeverisjes.

Muhammad Mukhbar ka lindur në Dezful të provincës Khuzestan dhe ka mbajtur shumë poste të larta. Ai ka shërbyer edhe si drejtues i disa kompanive dhe që nga viti 2007 ka qenë kryetar i Fondacionit të Urdhrit të Imamëve (Setad) i cili menaxhon pronat e konfiskuara pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Sipas britanikes The Guardian, Mukhbar nuk konsiderohet një person që mund të qëndrojë gjatë në postin e presidentit.

Ai ishte pjesë e delegacionit iranian që vizitoi Moskën tetorin e kaluar dhe ra dakord të furnizonte me raketa tokë-tokë dhe dronë forcat e armatosura të Rusisë.

Në vitin 2010 emri i tij u përfshi në një listë të individëve dhe subjekteve të sanksionuar nga Bashkimi Evropian për përfshirje në “aktivitete bërthamore ose raketore balistike” dhe dy vjet më vonë emri i tij u hoq nga kjo listë.

/a.r

Next Post
FOTO / Do vendoset në hyrje të Shkodrës, mesazhi i skulpturës “The Albanian key”

FOTO / Do vendoset në hyrje të Shkodrës, mesazhi i skulpturës “The Albanian key”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com