• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është korrierja e heroinës e ndaluar brenda tragetit

by A R
15/01/2018 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Antidroga e Tiranës ka arrestuar një 39- vjeçare, e cila vitin e kaluar, u ndalua në Portin e Durrësit, e dyshuar si korriere e 2.3 kg heroinë, që kishte si destinacion Italinë.

Burime nga Policia e Shtetit, thanë se e arrestuara është Laureta Lami, e cila pasi u la e lirë në vitin 2017, u dënua në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me akuzën e moskallëzimit të krimit, shkruan “Panorama”. Ajo u deklarua fajtore dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj heqje lirie. Laureta Lama u arrestua në janar të vitit 2017, bashkë me 67- vjeçarin Bashkim Hasani, pas informacioneve që po trafikonin një sasi droge.

Në çantën e Lamës, Policia gjeti pakot me heroinë, të cilat ajo i mohoi, duke këmbëngulur se nuk kishte dijeni se kush i kishte futur në çantë. Nga ana tjetër, edhe personi me të cilin ajo po udhëtonte me tragetin e linjës Durrës – Bari, Bashkim Hasani, mohoi të kishte dijeni për drogën, e cila u gjet në dhomën që kishin rezervuar të dy në traget. Për këtë rast u arrestua edhe një punonjës policie i Portit të Durrësit, i cili u dyshua se kishte lejuar kalimin e heroinës.

TRAFIKU I HEROINES

Në janar të vitit të kaluar, Policia sekuestroi në Portin e Durrësit një sasi prej 2.3 kg heroinë, që do të trafikohej në drejtim të Italisë. Policia tha në atë kohë se për të realizuar trafikun, e arrestuara, Laureta Lama, kishte marrë me vete edhe dy fëmijët. Ajo po udhëtonte së bashku me të dashurin në drejtim të Italisë, me tragetin e linjës Durrës – Bari. Bashkë me të, Policia arrestoi edhe 67-vjeçarin Bashkim Hasani.
Edhe pse kishte drogën në çantë, Lama i kaloi të gjitha kontrollet, duke arritur të hipte në traget. Por një informacion i marrë në rrugë operative ka bërë që shërbimet e Antidrogës dhe të Policisë Kufitare të futeshin në dhomën e tragetit, që ishte rezervuar nga çifti. Policia tha se destinacioni i drogës ishte Bolonja dhe se dy të arrestuarit ishin thjesht korrierë.

Në momentin e ndalimit, ata thanë se po shkonin për një vizitë te një e afërme e 39-vjeçares në Bolonja. Për këtë ngjarje, Policia shpalli në kërkim edhe një 30-vjeçar me inicialet E.Ç., nga Mëzezi i Tiranës. Sipas Policisë, nuk dihej se kush ishte pritësi i lëndës narkotike që po trafikohej me traget nga çifti që u arrestua.

Pas ndalimit të korrierëve në Portin e Durrësit, Policia ushtroi një kontroll edhe në banesën e shtetasit E.Ç., në Tiranë, ku gjeti një pistoletë tip “Glock”, ndërsa vetë i dyshuari kishte arritur të largohej para se të mbërrinte Policia.
Në lidhje me armën e gjetur në shtëpi, që ishte pa leje, u arrestua babai i tij, shtetasi Kujtim Çaushi. Pas zbulimit të këtij rasti trafiku, hetimet u ndoqën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Për drogën, u arrestua edhe një polic kufiri

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit arrestoi në janar të vitit të kaluar edhe një agjent të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, nën akuzën, se favorizoi kalimin e një sasie droge. Në pranga ra agjenti Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas SHÇBA-së, Shaba lejoi të kalonin në vijën e parë të kontrollit dy shtetas me lëndë narkotike, edhe pse ishte në dijeni të ngarkesës së tyre.
Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim Hasani dhe bashkëpunëtorja e tij Laureta Lama, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Ata u arrestuan nga agjentët e Antidrogës, teksa ndodheshin në kabinën e tragetit, ku u gjet edhe droga./a.m.

Next Post
Ambasadori italian takohet me kryeprokuroren Arta Marku

Arta Marku me gazetarët: Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com