• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është Imer Mushkolaj, i cili e quajti Berishën “vrasës”/ Debati i ashpër mes gazetarit nga Kosova dhe ish-kryeministrit

by Java News
14/01/2022 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë mbrëmjen e të enjtes në një debat të ashpër me gazetarin nga Kosova, Imer Mushkolaj gjatë një debati televiziv në TV Dukagjini. Ku gazetari e ka quajtur Sali Berishën si “vrasës” dhe si person që ka djegur Shqipërinë për interesant personale.

Por kjo nuk është  hera e parë që gazetari nga Kosova, Imer Mushkolaj, përplaset me ish-kryeministrin Sali Berishën në një studio televizive. Në një tjetër debat televiziv në vitin 2020, po në një TV në Kosovë, Sali Berisha akuzonte Hashim Thaçin se kishte dashur të shiste Kosovën.

Gjatë replikave asokohe, Mushkolaj iu përgjigj Berishës së ne fakt, “njeriu që ka dashur të shesë trojet shqiptare”, duke i përmendur marrëveshjen e detit me Greqinë. Ashtu si dhe një natë më parë  Imer Mushkolaj i kujtoi Berishës ngjarjen e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha.

Edhe gjatë mbrëmjes të së enjtes, Berisha dhe Mushkolaj janë përplasur me njëri-tjetrin kur ish-kreu i PD-së po fliste për ngjarjet e 21 janarit.

KUSH ËSHTË IMER MUSHKOLAJ

Në CV-në e gazetarit Imer Mushkolaj vihet re se ai veç ciklit bacelor në gazetari, ushtron dhe profesionin e aktorit. Po ashtu ka përfunduar master në Burime Njerëzore.

Ai ushtron profesionin e pedagogut në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë.

Po ashtu ka dhënë dhe leksione në gazetari në Fakultetin “Faik Konica” në Prishtinë.

Nga curriculumin e tij vihet re se ai është drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës. Ndërkohë që ka qenë në postin e kryeredaktorit të mediave “Lajm” dhe “Epoka e re”. Po ashtu ka punuar disa muaj në Gazetën ”Hamburger Abendblatt”, Hamburg. Po ashtu dhe një vit eksperience në Gazetën “Kurier”, në Vjenë.

DEBATI I FORTË MES SALI BERISHES DHE GAZETARIT IMER MUSHKOLAJ

Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestuese në Bulevard kur ju ishin kryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard, ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisionin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

***

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro…

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike…

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

***

Berisha: Axhenda ime është një Shqipëri e lirë dhe e integruar në BE. Kjo është axhenda, marrëdhëniet i bazoj në respektimin e atyre parimeve që bëjnë funksional shtetin ligjor. Qytetarë me të drejta të lira. Nga ana tjetër jam i bindur se Shqipëria do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA. Ky akt politik, do arkivohet si një gabim i rëndë. Në momentin më të parë që Departamenti i Shtetit ose që çdo njeri përfshirë dhe ata që ke në studio, do të jenë të gjendje që të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës, unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Kurrë nuk pranoj të përkulem përpara gënjeshtrave dhe mashtrimeve, siç u gjeta sonte në këtë emision ku një i frymëzuar në Novi Sad i cili thotë se 21 janari ishte një protestë paqësore.

Gazetari: Keni përgjegjësi politike se ju dalin të zeza të tjera, ju dalin të zhdukurit. Si puna e Remzi Hoxhës. Dëgjomë dhe diçka. Fati juaj personal nuk është fati i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

Berisha: Kështu thotë dhe Beogradi.

Gazetari: Mos provoni ta digjni dhe njëherë Shqipërinë për veten dhe familjen.

Berisha: Aleksandër Vuçiç punon nga mëngjesi në darkë kundër Sali Berishës. Axhenda jonë e re do i japë fund kësaj.

Gazetari: Aleksandër Vuçiç është studenti i Millosheviçit të cilin e furnizove me naftë.

Berisha: Ti je mjeran që në 2 fjalë thua 3 gënjeshtra. Jeni programuar në Novi Sad.

Gazetari: Siç thoni ju me aluçinacionet tuaja. Keni aluçinacione

g.kosovari

Next Post
Policia i vihet në ndjekje makinës me targa të vjedhura, autorët ikin në drejtim të paditur

Policia i vihet në ndjekje makinës me targa të vjedhura, autorët ikin në drejtim të paditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

October 19, 2026
Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

October 19, 2026
VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

October 19, 2026
Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

October 19, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Protesta, Tabaku akuzon për dhunë ndaj studentëve: Rama të mbajë përgjegjësi politike, çdo abuzim të hetohet!

October 19, 2026
Protesta studentore në Vlorë, një grup tentoi të nxirrte të rinjtë nga auditoret në rrugë, Policia ndërhyn në Universitetin “Ismail Qemali”

Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në Universitet, Policia e Vlorës sqaron ngjarjen: Morëm njoftim se 30-40 persona të moshave të ndryshme po pengonin mësimin!

October 19, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH për sulmet ndaj bankave: Depozitat, të sigurta, funksionimi normal i sistemit lidhet me mirëqenien e qytetarëve

October 19, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

October 19, 2026
Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

October 19, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com