• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është gjyqtarja që liroi Jamarbër Malltezin: Nuk ka ndodhur kurrë, prej krijimit të GJKKO

by Java News
21/11/2023 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iliriana Olldashi, është gjyqtarja e cila shqyrtoi  çështjen e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Seanca në Apelin e Posaçëm për Berishën dhe Malltezin, e cila drejtohej nga gjykatësja, Iliriana Olldashi, ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ndërsa avokati Genc Gjokutaj bëri me dije se për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk është ndryshuar masa e sigurisë.

Vendimi i GJKKO-s ka qenë rasti i parë për ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie, vendim i cili nuk është marrë asnjëherë më parë që nga krijimi i kësaj gjykate.

Ky standard gjykimi nuk është zbatuar as për të akuzuar të tjerë të cilët kanë patur akuza nga më të ndryshme duke marrë rastet, e katër ish-kryebashkiakëve, Vangjush Dakos, Safet Gjici, Fatos Tushe dhe Fredi Bejlerit edhe në rastin e ish-drejtorit të RTSH-s, Thoma Gëllçi, GJKKO ka vendosur masë arrest me burg.

E njëjta gjyqtare ka dhënë vendime edhe më ekstreme si në rastin e deputetit, Alqi Bllako. Ky i fundit u lirua nga burgu por gjyqtarja Olldashi, vendosi ta rikthejë sërish në qeli.

Një prej vendimeve më të debatuara ishte ajo e pak kohëve më parë, kur Olldashi vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për të vendosur nën sekuestro serverin e nje medie, pasi redaksia zbuloi atë që njihet si skandali i “patronazhistëve”.

Olldashi, caktoi “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi. Avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.

Pak kohë më parë ajo ishte në qendër të një skandali që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, të cilët e akuzuan gjyqtaren për shantazh dhe presion ndaj gazetarëve të cilët denoncojnë skandale të lidhura me politikanët – raporton VoxNews.

Gjyqtarja e rreptë çuditërisht u zbut me Malltezin.

Ajo e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërsa në vitin 2005 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Nga marsi i viti 2020 e deri më tani, Iliriana Olldashi mban pozicionin e gjyqtares në Gjykatën e Posaçme te Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

E kaloi vetingun në vitin 2019./Dita

Next Post
Takoi Belerin në burgun e Durrësit, ministri grek: Gjyqësori të japë drejtësi. Bashkia e Himarës e vetmja në botë…!

Takoi Belerin në burgun e Durrësit, ministri grek: Gjyqësori të japë drejtësi. Bashkia e Himarës e vetmja në botë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In