Zbulohet identiteti i personit i cili mbeti i vdekur në Fier pasi shkëmbeu zjarr me Policinë e Shtetit e cila ndërhyri gjatë një tentative grabitjeje.
Ai është shtetasi Xhuljan Sollaku nga Elbasani, 20-vjeç.
Ky person hapi zjarr ndaj policisë e cila ndërhyri gjatë tentativës së grabitjes në një apartament në qytetin e Fierit.
Policia iu përgjigj me zjarr dhe i riu mbeti i vdekur. I plagosur mbeti edhe grabitësi tjetër, shtetasi Arben Muçaj. Ndërkohë dy persona të tjerë arritën të arratisen duke përfituar nga errësira./a.m.