• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e tradhtoi Ylli Ibrahimin? “Mallkimi” i kafeve që e përndoqi. Fijet që lidhin ekzekutimet nga Tirana deri në Lezhë

by Java News
25/07/2022 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para se të bien pre e atentatit me armë zjarri, Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit, disa metra larg banesave dhe, siç duket, atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

Mësohet se autorët e atentatit, i kanë pritur rreth 10 minuta pranë pallatit ku viktima dhe i plagosuri banonin.

Mësohet se autorët, të cilët kanë qenë të maskuar me kapuç, kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj mjetit të blinduar, me të cilin lëviznin Preçi dhe Ibrahimi. Pavarësisht se Ylli Ibrahimi kishte blinduar edhe banesën me kamera sigurie, as kjo nuk e ka ndihmuar për t’i shpëtuar atentatit.

Dy shënjestrat e këtij sulmi me armë janë emra të njohur për Policinë. Në janar të vitit 2021, Ylli Ibrahimit iu bë atentat në qendër të Milotit dhe nga të shtënat, mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë. Për ironi të fatit, edhe gjatë atentatit të parë, ai kishte qenë në një lokal në zonë dhe informatorët kanë njoftuar atentatorët për vendndodhjen e tij.

Të armatosur me një automatik “Skorpions”, grupi i qitësve është parë për herë të parë në kamerat e aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar drejt zonës së Fushë-Krujës. Mandej, kamerat e bizneseve e kanë pikasur motorin me dy personat në rrugën dytësore në drejtim të Milotit, ku në këtë zonë kanë qëndruar deri në një sinjalizim të dytë, kur Ylli Ibrahimi të dilte nga lokali.

Ata janë vënë në lëvizje dhe pasi i janë afruar shënjestrës, i cili ishte në shoqërinë e dy personave, kanë qëlluar në drejtim të tij plot 20 herë me “Skorpions”, ku pjesën më të madhe të plumbave, plot 7 copë, i ka marrë në pjesën e këmbëve dhe asnjë në trup.

Edhe 27-vjeçari Klisman Preçi ka rënë pre e një sulmi me armë në muajin maj të këtij viti, teksa po lëvizte me automjet bashkë me një kushëri të tij përgjatë superstradës Lezhë-Milot.

Ndaj tyre u qëllua me breshëri automatiku, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk i preken ata. Të dyja këto ngjarje janë të pazbardhura, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek e shkuara e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Fijet që lidhin ekzekutimet nga Tirana deri në Lezhë

Dy atentate të përgjakshme u regjistruan brenda harkut të një jave në aksin Fushë Krujë-Lezhë, i konsideruar tanimë si një nga zonat ku aktiviteti kriminal është thuajse jashtë kontrollit policor. Ndërkohë që nuk ishin zbuluar ende motivet dhe autorët që shkaktuan tre të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës, një tjetër vrasje e kësaj kategorie u regjistrua kësaj here në Milot, ku në shënjestër ishin dy persona, por fati e deshi që njëri prej tyre të mbijetonte.

Hetuesit kanë dyshime të forta se atentatet kanë lidhje midis tyre, për shkak se viktimat kanë njohje reciproke.

Përveç Ylli Ibrahimit, edhe Klisman Preçi mësohet se kishte njohje me Brilant Martinajn, një nga tre të vrarët në atentatin e 17 korrikut në zonën e Fushë-Krujës. Megjithëse shënjestër dyshohet të jetë 23-vjeçari, nga breshëritë e plumbave mbetën të vrarë edhe Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, ky i fundit person pa precedent penal, të paktën në rekordet e Policisë.

Por këto nuk janë vrasjet e vetme që synojnë eliminim e kundërshtarëve nga grupet kriminale. Krahas këtyre dy atentateve, duket se edhe vrasje të tjera kanë të njëjtat motive. Në gusht të vitit 2019, në Tiranë ekzekutohet ish-polici, Santiago Malko, për të cilin është dënuar me 25 vite burg shtetasi Bledi Teta.

Në kërkim për vrasjen janë edhe disa persona të tjerë, si vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Ndërkohë, më 13 nëntor të vitit të shkuar, në Tiranë u ekzekutua Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ngjarje e cila mbetet ende pa autor.

Mihasi ishte në timonin e makinës luksoze tip “Audi A7”, kur u përballë me breshërinë e plumbave të automatikut që i morën jetën edhe mikut të tij 26-vjeçar.

Viktima kishte njohur me ishpolicin e ekzekutuar më herët. Ndërkohë, më 23 dhjetor të vitit të shkuar, në Kamzë u ekzekutua brenda makinës Can Kariçi, me origjinë nga Dibra e banues në Bathore. 30-vjeçari u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi pak minuta pasi doli nga një bar-kafe.

Në atentat mendohet se morën pjesë dy persona, njëri në rolin e qitësit dhe tjetri të shoferit. Skema mbeti e njëjtë: pas ngjarjes autorët dogjën makinën dhe u zhdukën pa gjurmë. Kariçi kishte njohje me Mihasin. Të gjithë këta personazh të botës së krimit kanë lidhje të përbashkët që shkon deri në Milot./panorama

g.kosovari

Next Post
E rëndë! 43-vjeçari tenton të vrasë djalin e tij, ‘terrorizohen’ fqinjët

E rëndë! 43-vjeçari tenton të vrasë djalin e tij, ‘terrorizohen’ fqinjët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

August 28, 2026
Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

August 28, 2026
Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me ceremoni ushtarake dhe shtetërore

Revolucionarët shqiptarë të Ratko Mlladiqit

August 28, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Nga Dibra në Gjirokastër, Shqipëria në luftë me flakët! Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, nuk ka rrezik për banorët! Zonat problematike

August 28, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Shtëpi për punonjësit e Administratës, Ibrahimaj: 267 shprehën interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes! Ndarja sipas institucioneve

August 28, 2026
Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

August 28, 2026
Defekti në radarët e “Albcontrol”, ndërprerja e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare zgjati për gati një orë! U prekën dhe disa fluturime nga Rinasi

Defekti në radarët e “Albcontrol”, ndërprerja e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare zgjati për gati një orë! U prekën dhe disa fluturime nga Rinasi

August 28, 2026
FOTO/ Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

Zjarri në Vranisht të Himarës, flakët djegin edhe banesën e dytë, situata mbetet ende kritike! Aksion nga ajri dhe toka (VIDEO)

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com