• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e rrezikon fronin e Bashës?

by A R
16/05/2021 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. Ndue Bardhi

Ndoshta për herë të parë në këto 30 vite pluralizëm situata post zgjedhore na ofron vetëm një pamje. I gjithë vështrimi është orientuar tek  fati i mëtejmë i humbësit duke lënë në sfod fituesin që ndihet më komod sesa e pandehte veten .

Kjo atmorferë  është pasojë e veprimit të kahershëm të liderit historik të PD-së i cili për efekte pragmatizmi e klientelizmi nuk mendoi gjithaq për një parti të shëndetshme dhe progresiste, por thjeshtë për një zëvendësues (pa ligjimitet të plotë mendimi dhe veprimi). Kjo strategji  sa pragmatiste, aq edhe tinzare ndoshta është “mallkimi” më i madh që e ndjek sot e kësaj ditë PD-në dhe liderin e saj aktual.

Ky i fundit, me gjithë rrekjet për tu shfaqur ndryshe nga paraardhësi i tij,  nuk i’a doli t’i mbushë mendjen popullit dhe elektoratit të djathtë se është lider karizmatik. Jo vetëm që nuk arriti ta shfaqë veten si i tillë, por edhe atëherë kur mori përsipër veprime radikale nuk ngjiti. Madje në disa raste radikalizmi i tij ishte sa komik ( rasti i çadrës) , po aq është disfatist (humbjet radhazi në zgjedhje). Megjithatë tashmë ndodhemi në një tjetër kontekst zhvillimor.

Situata post zgjedhore e ka kanalizuar temën e debatit politik te rrjedha e ngjarjeve që lidhen me fatin e lidershipit (kryetarit) dhe të ardhmën e partisë më të madhe opozitare PD-së. Nëse do të kacavirremi pas parimit se humbësi duhet të hapë shtegun i bie që z. Basha të nesërmen e daljes së rezultatëve t’i jepte lamtumirën partisë. Meqenëse ky akt nuk ndodhi, pritshmëritë e të gjithë atyre që hamendësojnë dhe mendojnë se kryetari aktual i PD-së duhet të largohet do të mbeten në kuadër të nismave .

Mbetën të tilla për një mori arsyesh. Pikësëpari Bashën e “duan” në krye të PD-së edhe kundërshtarët politikë. Ndonëse në dukje me doza humori ( Luli është çun i mirë), në thelb kreu i PS-së  është OK me  Bashën oponent politik.

Edhe ata që deri dje nuk kursyen sulmet, insinuatat dhe agresivitetin, ca janë zbutur e të tjerë  janë bërë flamurtarë të vijës së parë duke  e fragmentarizuar peshën e humbjes dhe parimin e dorëheqjes. Një tjetër arsye se kreu aktual i PD-së  mund  të mbetet i tillë është kohezioni  rreth e rrotull kryetarit. Ai ka pas vetes grupin parlamentar, kryesinë dhe më kryesorja bekimin e  përjetshëm të “babait” të tij politik.

Në këtë kuptim, Basha duket më komod sesa para zgjedhjeve. Ai, nuk pati këllqe të fitojë dhe  të qeverisë Shqipërinë, por po tregon muskuj se ka fuqi  ta mbajë fort karriken e kryetarit.

Jo pa qëllim, ashtu ngutshmën dhe rrëmujshëm ka paralajmëruar mbledhjen e  Kryesisë Qëndrore dhe e Këshillit Kombëtar. Këto takime nuk është se do të sjellin ndonjë risi, përkundrazi është një sebep për të riaktivizuar instrumentin e propagandës se  “zgjedhjet u fituan, por fitoren na e vodhën”!

Me gjasë këto dy takime janë qoka për shfajësim, viktimizim dhe rimobilizim të idhtarëve të Liderit për ta mbështetur atë dhe nga ana tjetër për t’ju kundërvënë të gjitha atyre që janë për ndryshim thelbësor duke i quajtur madje edhe si shërbetorë të Ramës.

Këto muaj temperatura politike brenda kampit blu do të rritet, kundërshtarët e Bashës do të ndërmarin edhe aksione konkrete, por aksionet do të mbeten ne tentativë.

Megjithëse ata që duan largimin e Bashës janë në të drejtën staturore të partisë, në të drejtën e parimeve politike, gjithsesi kanë hyrë në këtë betejë të pabarabartë kundrejt që personi që është investuar me çdo kusht e çmim  të mbajë në këmbë fronin.

Dmth, Bashën mund ta gërvishtin, por  vështirë ta asgjësojnë politikisht. Kjo nuk vjen si rezultat  aftësive të tij,por  falë  mbështetjes që i’a japin të tjerët dhe të tijët për arsye nga më të ndryshmet. Kur flasim për asgjësim politik, Basha ka vetëm një frikë që e ndjen gjithë kohën. Ky rrezik është baza e partisë!

Nuk është rastësi strategjia e ndërtuar kinse për mosnjohje zgjedhjesh, bile është e planifikuar si rreng, apo lojë për përdorim të brendëshëm, kryesisht si alibi. Thënë figurativisht, Basha po e përdor këtë përrallën e mosnjohjes së zgjedhjeve  si “ilaç” për të vënë në gjumë elektoratin-bazën e partisë.

Sikurse, nuk është e rastit që sapo u “fikën llampat” e procesit zgjedhor,  Basha nxitoi të ishte   mes  elektoratit. Një turravrap që nuk është as ngushëllues e as lavdërues, po  është strategji e mirëmenduar për t’i paraprirë  rrezikut.

Pra, turi i pazakontë i Bashës ka vetëm një qëllim: të zbusë nervin e elektoratit të cilit siç thotë një fjalë e urtë popullore i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga dështimet e njëpasnjëshme ne liderit të saj.

Në këtë kontekst nëse Bashës i kanoset një rrezik serioz dhe i pamenaxhueshëm, ai rrezik quhet baza e partisë. Nëse shkendijat e zemëratës marrin flakë ajo nuk shuhet as me mbështetjen e grupit parlamentar as me bekimin e “babait” të tij politik.

Kur baza ngrihet, ngjan me një ortek që shkallmon  jo thjeshtë fronin e Bashës, por gjithcka të trashëguar nga politikat e dështuara. A do ta fitojë këtë loje nervash  kryetari i PD-së dhe a jep garanci për beteja të mëvonshme politike?!.. Sido që të ndodhë, edhe nëse e fiton këtë lojë, ai nuk jep garanci për beteja të mëdha politike dhe as për të qenë lider që i prin elektoratit.

Kur pas humbjes së radhës kërkon të gjesh shpëtim te elektorati dhe të fshihesh pas tij  ngjan me piramidën e përmbysur. Duhet të jetë lideri që i prin elektoratit dhe jo e kundërta.

Autori është Dr Shkencave Mjekësore dhe President i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

“13 Qershori”, Kodi për ta kuptuar Lulzim Bashën si humbës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com