• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“13 Qershori”, Kodi për ta kuptuar Lulzim Bashën si humbës!

by Alfred Peza
16/05/2021 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse ka ndonjë që ende nuk e ka kuptuar se çfarë lloj lideri është Lulzim Basha, mjafton të mësojë pse u caktua prej tij 13 Qershori, si dita për të votuar Kryetarin (e ri) të PD pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka kod apo fjalëkyç më të mirë se kjo datë, për ta simbolizuar Lulzim Bashën, si lider dhe si një politikan unikal në llojin e vet.

Njeriu që ka frikë të futet në zgjedhjet e përgjithëshme e ato lokale në Shqipëri, nga korriku që e përcaktojnë rregullat e brendshmë të partisë, nxitoi që ta afronte procesin për tu rizgjedhur sërisht vetë në krye të PD. E solli jo vetëm në qershor, por e caktoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve brenda partisë sipas parimit “një anëtar një votë”, më 13 Qershor!

Çfarë është 13 Qershori? Është fiks 24 orë, pas 12 qershorit, kur Edi Rama ka caktuar publikisht datën për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS. Është dita kur fituesit për të tretën herë radhazi, do të zgjedhin Asamblenë e re Kombëtare dhe më pas, Kryesinë e Sekretariatin e ri të PS. Vetëm pak orë pas fituesve, të nesërmen Lulzim Basha do të bëjë procesin e rizgjedhjes, si humbës.

Edhe para edhe tani pas zgjedhjeve, Lulzim Basha fshihet prapa emrit të Edi Ramës. Edhe para edhe tani pas humbjes epike, kandidati i opozitës për Kryeministër, fshihet pas Kreut të Qeverisë. Opozitarët i kishin dhënë Lulzim Bashës mandat për ta mundur Edi Ramën, por ai po e përdor si çadër, për të mbrojtur kokën e vet. Karrierën e vet. Kolltukun personal. Vulën e Kryetarit të PD.

Ky është Lulzim Basha. Gjithë jetën ka patur nevojën që të fshihet prapa dikujt. E ka patur jetike që të qëndrojë poshtë një çadre. Poshtë një peme. Poshtë një strehe. Sepse vuan nga sindroma e kungullit, që ka nevojë gjithmonë për një gardh për tu mbështetur, sepse vetë nuk qëndron dot në këmbë.

Për të ngjitur shkallët e karrierës në politikë, kishte nevojë për Sali Berishën. Për tu bërë Kryetar i Partisë Demokratike në garën e paprinciptë kundër Sokol Olldashit, kishte nevojë për Sali Berishën. Për të mos e larguar nga kreu i partisë pasi humbi zgjedhjet e 2015 dhe 2017, kishte nevojë për Sali Berishën.

Kur e pa që Sali Berisha nuk i mjaftonte për ta mbrojtur dot më nga vetja, i bojkotoi fare zgjedhjet e 2019, me shpresën se humbja e 60 bashkive nuk do ti numërohej si rekord negativ. Tani që humbi edhe zgjedhjet e 2021, Sali Berisha po e mbron sërisht. Këtë radhë, ndryshe nga herët e tjera, po e mbron me heshtjen e tij.

Asnjë lideri nuk i ka ndodhur, që ta dënojë partinë e tij me 12 vjet qëndrimi në opozitë, e të mos largohet. Për tu ruajtur pas kësaj humbje historike, nuk i mjafton thjeshtë dhe vetëm, heshtja e Sali Berishës. I duhet edhe hija e pemës së madhe të Edi Ramës. Ndaj nxitoi që ta përshpejtonte ditën e votimit për rizgjedhjen në krye të partisë dhe të opozitës. E caktoi një ditë pas festës së 30 vjetorit të themelimit të PS. E caktoi një ditë pas Kongresit të fituesve. E caktoi vetëm një ditë, pas Edi Ramës.

Lulzim Basha jo vetëm nuk e mundi dot Edi Ramën, por tani u kuptua se çfarëdo që të bëjë, nuk ka për ta mundur dot kurrë. E meqë për të mundur nuk e mund dot, po e shfrytëzon Edi Ramën për të mundur të paktën, kundërshtarët e vet brenda PD.

Lulzim Basha po e përdor Kryeministrin, për tu mbrojtur nga të gjithë ata që janë bërë çdo ditë e më të shumtë, për ta rrëzuar. 13 Qershori është prova e fundit, për të treguar se duke u fshehur pas hijes së kundërshtarit tënd kryesor, nuk do ta mundësht dot kurrë atë!

Duke e caktuar 13 qershorin si ditën e rizgjedhjes, Lulzim Basha nuk do ti lerë më kohë kritikëve brenda PD, që ta masakrojnë me kritika duke e dobësuar edhe më shumë pas 25 prillit.

Duke caktuar 13 qershorin, Lulzim Basha që ankohet se humbi për shkak të mungesës së votës së lirë në Shqipëri, po nxiton tua mohojë atë demokratëve, vetëm që të mos u duket atyre gjithmonë humbës!

Duke caktuar 13 qershorin, Lulzim Basha nuk do ti lerë më kohë mediave dhe opinionit publik, që të vijojnë ta kryqëzojnë si një politikan të paaftë për tu ngritur në lartësinë e një lideri fitues.

Mos pyesni pas kësaj se përse Edi Rama do fitojë sa herë që ta ketë përballë në zgjedhje Lulzim Bashën!

Next Post
A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!

Ai si ‘viktimë’ dhe kundërshtarët si ‘të shitur’: Basha ‘ngre Çadrën’ në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In