• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?

by Kreshnik Spahiu
11/03/2023 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ka emigruar 2 vitet e fundit në Gjermani.
Alo Kreshnik, a njeh ndonjë mjek në spitalin psikiatrik- më pyeti.
Jo, jo i thash, nuk njoh asnjë psikiatër, por pse të duhet?
“Duhet të kaloj testin e idiotit- mu përgjigj, sepse policia më ka hequr patentën e makinës sepse 3 herë brenda vitit kalova normat e shpejtësisë.”
Që të jem i sinqertë më erdhi shumë keq sepse Arjani është familjar dhe makinën e ka mjet pune. Ai kishte gjetur punë si shofer sapo u njohën patentat shqiptare në Gjermani.
Ky është ligji gjerman: 3 herë e njëjta shkelje dhe konsiderohesh idiot sepse një njeri normal nuk mund ta bëjë.
Mu kujtua kjo histori kur hapa lajmet dhe tre kronikat kryesore ishin me aksidente masive në Shqipëri.
A e keni parë sa shumë idiotë dhe rrugaçë ka rrugëve të Shqipërisë që u japin makinave si të çmendur?
Plote dhe përplot në qytet dhe autostrada duhet të ulërinin dhe shash nga nëna dhe motra 10% të drejtuesve të makinave.
Në fakt Europa ka më shumë të çmendur se Shqipëria, por shteti ju bën rreshtore nëse shkelin ligjin.
A ju ka ndodhur të udhëtoni me makinë në Europë?
Nga Belgjika, Holanda, Gjermania, Austria, Sllovenia apo Kroacia nuk shikon asnjë polic në rrugë por populli respekton rregullat e qarkullimit rrugorë, ndërsa sapo hyn në kufirin shqiptar çdo 4-5 km shikon makina policie por që nuk e bëjnë dot zap kaosin dhe rrugaçet anarkist.
Jeta e shumë shqiptareve rrugaç vërtitet rreth timonit dhe shpejtësisë.
Këta idiotë s’kanë pasur shans të bëjnë gara në profesion dhe e vetmja konkurrencë e tyre është makina luksoze.
Këta fundërrina e kanë jetën e tyre aq bosh, sa e gjithë krenaria e tyre është makina.
Ata s’kanë pasur mundësi në jetë të rivalizojnë me të tjerë përveç parakalimit makinave.
Jeta e halabakëve shqiptarë fillon tek lavazhi makinës dhe mbaron tek parkimi dysh në mes rrugës. Sigurisht rruga nga lavazhi deri tek klubi lagjes përshkruhet duke hapur xhamat dhe duke nxjerrë dorën me rolex në dritare që ti shohim kush kalon në trotuar. Disa prej tyre kanë shitur gomarin ose lopët për të blerë Range Rover. Disa të tjerë kanë mbjell hashash. Të tjerë e kanë dhuratë nga babi i tyre hajdut për datëlindje.
Fatkeqësisht kjo pjesë e shoqërisë nuk janë pakicë por me mijëra idiotë që trazojnë çdo ditë autostradat shqiptare.
Rrugaç ka dhe Europa por me një ndryshim, që atje edhe një qytetar i thjeshtë si Arjani konsiderohet me ligj idiot nëse bën tre herë të njëjtin gabim, ndërsa në Shqipëri idiotët që përplasin tre familje konsiderohen çuna të nderuar të lagjes dhe djem të llastuar të baballarëve.
Për këto arsye ka ardhur koha për një ligj kundër idiotëve dhe drogaxhive që po fluturojnë mbi kokat tuaja duke marrë jetë njerëzish dhe duke shkatërruar me qindra familje.
Pse Shqipëria jonë e vogël ka kaq shumë idiotë nëpër rrugë?

Next Post
“Gati për luftë”/ KFOR-i “dërgon” trupat në Gjakovë e Prizren, stërvitje masive

“Gati për luftë”/ KFOR-i “dërgon” trupat në Gjakovë e Prizren, stërvitje masive

Comments 3

  1. Fildez’hane Kuçana says:
    3 years ago

    E bukur kjo puna me idiotë këtu tek ne.
    Po pse vetëm për automobilizlm ?
    Ne kemi idiotë kalibri në çdo fushë, kudo që të rrotullosh kokën.
    Në politikë – po se po, me kryeidiotë bashkë komandues Sali Ramberishën dhe Ilir Rexhmetajn, por kemi idiotë në ambientalizëm
    me Sazan Gurin kapo. Kemi në ekonomi, Mond Spahon. Kemi në gazetari Dy herë Markun, etj. Etj

    Reply
  2. edi (jo i madhi) says:
    3 years ago

    Fildez, po rilindasit a janë idiotë? Nejse, mbase bëra një pyetje pa vend për Fildezin.
    Këta me makina nuk mund të trajtohen vetëm si idiotë. As ata që ja blejnë për ditëlindje. Këtu ka krim të mirëfilltë. Ndjej keqardhje të thellë për viktimat e pafajshme që shkaktojnë e i marrin me vete.

    Reply
  3. Fildez’hane Kuçana says:
    3 years ago

    O edi (jo i madhi) – ( po ju drejtohem me “edi” me germë të vogël për ti qendruar korrekt autorit).
    Qofsh i gjatë, i shkurter, i vogël, për se gjeri e për se gjati, por vetëm Ed Paloqja mos qofsh.
    Socialistet, kanë kusure sa të duash e ku të duash, dhe kjo vjen, nga mirëbesimi dhe bonsensi i Atijë të GJATIT, që po e vuan këtë qytetari të tijën, rrjedhojë e një familjeje intelektuale, e jo meskine fshatareske, lopçare, dhijare e dhjerare, të zbritur nga rrafshet e humbëtirave të theqafjes me intrigat e thikat pas shpine ndaj njeri tjetrit.
    Këtijë realiteti, Edi i gjate, nuk mund ti shpëtonte, bile ky ishte kurthi për të.
    Pa folur pastaj për sherbimet polici, shik, prokurori, gjykata, aresim, etj, etj, që i gjeti nën zero, dhe po vjen koha avash avash, ti lërë në kushte mbi nivelin mesatar.
    Sa për të tjerat, tema ha shumë diskutim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

June 25, 2026
“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

June 25, 2026
“Basha i paaftë, dëmtoi PD”/ Baçi: Non grata e Berishës u lobua nga Rama, ja si u faktua

Deputeti i PD, Baçi: Monopolet, korrupsioni dhe burokracia mbeten shqetësim për biznesin

June 25, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Rama në Poloni për ‘Rindërtimin e Ukrainës’, takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

June 25, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

June 25, 2026
Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

June 25, 2026
Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

June 25, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

June 25, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

June 25, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta shtojnë gastroenteritet dhe enterovirozat, mjeku: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In