• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gati për luftë”/ KFOR-i “dërgon” trupat në Gjakovë e Prizren, stërvitje masive

by Java News
11/03/2023 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për tre ditë rresht, nga data 14 deri në 17 mars trupat e KFOR-it do të testojnë gatishmërinë e tyre për një situatë kritike në terren.

Stërvitja ushtarake do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor me në fokus përgatitjen e njësisë. Trupat dhe automjetet e misionit të NATO-s në Kosovë do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizjen tokësore gjatë ditës dhe natës, si dhe fluturime me helikopterë mbi qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit. Do të ketë gjithashtu kolona automjetesh të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që kalojnë tranzit në rrugët kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime stërvitore dhe trajnimi, për të ofruar reagim me kohë dhe në mënyrë të sigurt. Misioni do të përpiqet për ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thekson se mbetet i fokusuar çdo ditë në zbatimin dhe ushtrimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Stërvitja vjen në një kohë kur janë shtuar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, në vazhdën e një viti të vështirë, të shënjuar nga përshkallëzime të herëpashershme tensionesh, të cilat shtuan ndjeshëm frikën e shpërthimit të një konflikti mes dy vendeve dhe destabilizimit të rajonit./m.j
Next Post
Dy gjysmat e PD rrezikojnë mos regjistrimin në zgjedhje, Balla: I përket KQZ të vendosë! Të respektojnë vendimin e gjykatave

Dy gjysmat e PD rrezikojnë mos regjistrimin në zgjedhje, Balla: I përket KQZ të vendosë! Të respektojnë vendimin e gjykatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In