• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush do të vritej dje në Bashki?

by Frrok Çupi
23/07/2024 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dikush do të vritej, jo në Bastije ( Bastille), por në Bashki, Tiranë.

Sepse po kërkojnë të zgjidhin krizën e tyre në raport me krime të kryera, duke kryer vrasje. Edhe Bastije, e njohur si ‘Bastille Saint-Antoine’, këtë rol luajti në konfliktet e brendshme në Francën e shekullit 18. Këta të të dy partive afër emërtimit ‘grupime kriminale’, PD dhe PL, i janë kthyer vesit të vjetër të vrasjes për të zgjidhur të sotmen.

Fillimisht iu sulën Erion Velisë, pastaj e mblodhën mendjen me Halit Valterin, anëtar i Parlamentit të qytetit. Një Valter, tamam gjyshi i Halitit, ishte kthyer në burim vrasjeje dhe krize politikë fiks 100 vjet më parë.

Tani vrasjet e shkuara u janë kthyer në makth; me vrasje të reja duan të dalin prej tyre.

Këtej buron edhe pyetja: Pse i bënë bashkë në një ditë, tre data ose tre fenomene? Fenomenet janë: 21 Janari, Bashkia dhe Shtetet e Bashkuara.

Asgjë nuk është e rastit. Më mirë e thonë disa kur e thonë se “ nuk ka gjo pa gjo”.

Të tre ngjarjet të tërhequra nga përbrenda, mes tyre, si magnet.

Magnet i parë, 21 Janari?

Ky mund të jetë tërheqës për të gjitha, sepse këtu u krye krimi më mizor i shtetit mbi qytetarët.

Këta që tentojnë të bëjnë vrasje në Bashki, janë po ata që shkaktuan traumën e rendë të vrasjes shtetërore para zyrës së kryeministrit në 21 janar 2011. Prandaj i tërheq ajo datë drejt krimeve të reja. Para se të drejtohen për në hetim, Berisha dhe Meta (me ushtritë) duhet të kryejnë vrasje, si gjithmonë. Dëshmitë e vrasjeve, për çudi të tyre, nuk qenkan zhdukur të gjitha. Qenkan të gjallë familjarët e Aleks Nikës (!), të cilët nuk do të kishin shpëtuar sikur ta dinin se kanë dëshmi. Në datë 22, Rajmonda dhe Mark Nika paraqitën prova të reja në SPAK. Dhjetëra të tjera dëshmi janë të gjalla, pritet të vijnë. S’i paskan vrarë të gjitha!?

Për të shpëtuar nga 21 Janari do të tërheqin  zvarrë Drejtësinë dhe Bashkinë (!)

Bashkia bëhet magnet i dytë.

Prej kohësh këta po sulmojnë me zjarr e me hekur. Dje ndryshoi lloji i sulmit. Ka ardhur ora kur Berisha e Meta duhet të gjykohen për krime, prandaj është thirrja ‘sa më shpejt, sa më egër!’.  Stuhia  e ‘revolucionit’ mund të ndalet vetëm te Bashkia ku është kanioni më i ngushtë për në SPAK.

Çfarë do ta ndizte revolucionin ?

Një vrasje, djegia nuk bën punë.

Po cili?

U zgjodh Tedi Blushi.

Tedi ka cilësi revolucionare: Është zëdhënës dhe krijesë e Ilir Metës. Tip vulnerabile, i paditur, kamikaz, si dru. Inferior edhe para mbiemrit te tij ku gjenden njerëz të kulturës.

Ky do të kryente aktin brenda Këshillit të Bashkisë.

Mjeti me të cilin do të ndizte revolucionin?

Sulmoi me letra kryetarin e Bashkisë, sa për fillim.

Tentoi të neutralizojë ‘Parlamentin e qytetit’, si një diversant i kohëve të hershme.

Pastaj qëlloi objektivin e tij, i urdhëruar që nga jashtë, Halit Valterin. Valteri duhet vrarë (!), së fundi ka denoncuar Ilir Meten për krime dhe korrupsion. Që këtu është venë në lëvizje SPAK për hetimin ndaj Metës.

Tedi tentoi ta vriste Valterin edhe për hakmarrje.

Këta punojnë me mendjen pas. Vrasja e një Valteri tjetër kishte shkaktuar trazira dhe revolucion në vitin 1923-24. Edhe ai në një tentativë për vrasje. Ishte pikërisht gjyshi i Halit Valterit. Beqir Valteri në fillim të vitit 23 qëlloi mbi kryeministrin Ahmet Zogu në sallën e Parlamentit. Zogu dha dorëheqjen. Vendi u zhyt ne krizë.

Këta të sotmit e ndjekin kohën e shkuar sall si jehonë: Përderisa u krijua krizë atëherë për një vrasje!… Atëherë edhe tani krizë me Valterin e ri…

Magneti i tretë dhe mbi të gjithe: SHBA

Aleati ynë ndjek çdo lëvizje, sidomos lëvizjet turbulluese të të shënjuarve si dosje për Drejtësinë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në të njëjtën ditë deklasoi se ‘Reforma në Drejtësi po jep rezultate!… SHBA do të vijojë të mbështesë institucionet e drejtësisë dhe qytetarët shqiptarë në luftën kundër korrupsionit!’, garantoi Amerika viktimat e Berishës dhe Metës.

Këtu ra ideja më e re kriminale për një vrasje brenda në ‘Bastije’, Bashki.

Next Post
Zjarr në Konispol, forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje (VIDEO)

Po digjte kashtën e grurit, por merr flakë vetë! I moshuari ndërron jetë në spital

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Bukur ndërthurur, tre në një.
    Urime Frrok Je një zë që i duhesh vendit si një busull në kohë të trazuar.
    Shqipëria është më mirë se nga çdo vit tjetër, drejtësia po , po testohet dhe do të çlodhet kur gurët e rëndë të bijen thellë e të mbulohen për të mos u ringritur më.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan paralajmëroi pushtim? Ministri Fidan: Izraeli do ta shpallë Turqinë vend armik

Erdogan paralajmëroi pushtim? Ministri Fidan: Izraeli do ta shpallë Turqinë vend armik

April 14, 2026
“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In