• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush do të më thërrasë baba?” Lotët e babait në Gaza i cili humbi 103 të afërm

by A R
27/02/2024 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar thuajse 4 muaj luftë dhe ndërsa flitet për një armëpushim të mundshëm të hënën e ardhshme në Gaza, një tjetër dëshmi rrëqethëse vjen nga zona e luftës. BBC ka sjellë rrëfimin e babait të cilit iu vranë në një sulm në shtëpinë e tyre  në Gaza, 103 të afërm, mes të cilëve gruaja dhe tri vajzat e vogla.

Kjo ndodhi kur ai kishte mbetur i bllokuar në qytetin e pushtuar të Jerikos në Bregun Perëndimor, 80 km nga Gaza.

Ahmad punonte në një kantier ndërtimi në Tel Aviv kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor në pamundësi për t’u kthyer te gruaja dhe tri vajzat e tij të vogla për shkak të luftës që pasoi dhe bllokadës ushtarake të Izraelit.

Ai fliste me to në të njëjtën orë çdo ditë, kur i lejonin lidhjet telefonike dhe ishte në telefon me gruan e tij, Shireen, pasi sulmi ndodhi mbrëmjen e 8 dhjetorit.

“Ajo e dinte se do të vdiste. Dhe kjo ishte telefonata e fundit mes nesh”, tha ai.

Një sulm i madh me bombë në shtëpinë e xhaxhait të tij atë mbrëmje vrau gruan dhe tre vajzat e tij të vogla; Tala, Lana dhe Najla, si edhe nënën e Ahmedit, katër nga vëllezërit e tij dhe familjet e tyre, si dhe dhjetëra halla, xhaxhallarë dhe kushërinj të tij. Mbi 100 të vdekur gjithsej. Më shumë se dy muaj më vonë, disa prej trupave të tyre janë ende të bllokuar nën rrënoja.

"Kush do të më thërrasë baba?" Lotët e babait

Ahmedi me tre vajzat e tij Tala, Lana dhe Najla

Javën e kaluar ai shënoi ditëlindjen e vajzës së tij më të vogël. Najla e cila do të mbushte dy vjeç. Ahmedi ende po përpiqet të kuptojë humbjen.

Në pamundësi për të mbajtur trupat e fëmijëve të tij ose për të qenë në varrimet e tyre, ai ende flet për to në kohën e tashme, me fytyrën e tij të palëvizur dhe lotët që rrjedhin.

“Vajzat e mia janë zogj të vegjël për mua. Më duket sikur jam në ëndërr. Ende nuk mund ta besoj atë që na ka ndodhur.”

Ai ka hequr fotot e vajzave nga ekrani i telefonit dhe laptopit. I thanë se një raketë kishte goditur fillimisht hyrjen e shtëpisë së familjes së tij.

“Ata dolën me shpejtësi dhe shkuan në shtëpinë e xhaxhait tim aty pranë”, tha ai. “Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, një avion luftarak goditi atë shtëpi.”

"Kush do të më thërrasë baba?" Lotët e babait

Shtëpia ku u vra familja e Ahmedit

Ndërtesa katërkatëshe ku u vra familja qëndronte pranë Qendrës Mjekësore Sahaba në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Tashmë është një grumbull betoni i copëtuar, rrënojat e përshkuara me pika të ndezura ngjyrash: një filxhan plastik jeshil, copa rrobash të pluhurosura.

Të mbijetuarit thonë se viktima më e madhe ishte një gjyshe 98-vjeçare; djali më i ri i lindur vetëm nëntë ditë më parë.

I mbërthyer në Jeriko me babain e tij, një tjetër punëtor ndërtimi i bllokuar në Bregun Perëndimor, Ahmedi ndonjëherë i telefonon të afërmit e tij të mbijetuar në Gaza. Por pas disa muajsh që ishte i bllokuar jashtë shtëpisë së tij të dashur dhe i dëshpëruar për t’u kthyer, ai nuk është më i sigurt nëse do të kthehet ndonjëherë.

“Ëndrra ime u shkatërrua në Gaza. Për kë të kthehem? Kush do të më thërrasë baba? Kush do të më thërrasë i dashur? Gruaja ime më thoshte se isha gjithë jetën e saj. Kush do të ma thotë këtë tani?”, tha ai.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In