• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

by A R
06/03/2026 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media sot në 5 mars, pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve, ai theksoi se në rrethanat aktuale politike nuk është e mundur të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke theksuar se situata kërkon fillimisht një sqarim nga institucionet kushtetuese.

Kurti kritikoi partitë opozitare për mospraninë e tyre në seancën e fundit të Kuvendit, ku pritej të niste procesi për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, mungesa e deputetëve opozitarë dhe e përfaqësuesve të Listës Serbe bëri që seanca të mos arrijë të zhvillojë as raundin e parë të votimit.

Ai theksoi se deputetët kanë detyrim kushtetues që të marrin pjesë në punën e Kuvendit dhe të ushtrojnë mandatin për të cilin janë zgjedhur nga qytetarët.

“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as raundin e parë meqë mungoi opozita dhe partia që dirigjohet nga Beogradi, Lista Serbe. Të gjithë e keni parë pamjen e seancës, kush ishte, ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër, nuk ishte fare, se nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi, nuk e njoftoi kryetaren e Kuvendit. Është obligim kushtetues i deputetëve të kryejnë detyrën e tyre, për çfarë i ka zgjedhur populli i Kosovës dhe të vijnë në vendin e tyre të punës dhe të marrin pjesë e të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese”,

Në të njëjtën kohë, Kurti nuk mori pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku pritej të diskutohej caktimi i datës së zgjedhjeve të reja. Ky takim erdhi pasi presidentja kishte nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se vendimin e presidentes do ta dërgojë për shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërkohë, edhe kryetarja e Kuvendit ka bërë një kërkesë në këtë gjykatë që të pezullohen afatet kushtetuese, me qëllim që procesi për zgjedhjen e presidentit të mund të zhvillohet brenda afatit prej 60 ditësh.

Next Post
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In