• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti në pozitë të pafavorshme përballë Trump? Joseph: Përgatituni për presione të forta, s’përjashtohet ikja nga KFOR

by B K
07/03/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Albin Kurti mund të përballet me presione të njëjta si ato ndaj presidentit ukrainas nga Donald Trump, por është në pozita edhe me të pafavorshme se Zelenski. Ai nuk ka mbështetjen e plotë të BE, apo Britanisë së madhe, dhe është përballur vazhdimisht me kritika.

Kështu mendon profesori, dhe eksperti i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph. Në një intervistë të dhënë më herët, eksperti  nuk përjashton mundësinë e tërheqjes së trupave të SHBA nga KFOR, por thotë se Donald Trump duhet të  përballet me problemet që do të vijnë nga një vendim i tillë.

Ndjekim një pjesë të deklaratës së Joseph për gazetaren e A2 CNN, Rosalba Bejdo, ndërsa intervistën e plotë ku bën një skanim të politikës së jashtme amerikane, luftës dhe pasojave për Europën, mund ta ndiqni të dielën në orën 19:30, në ditarin ndërkombëtar.

Një pjesë e intervistës së Edward Joseph për A2 CNN

Gazetarja e A2 CNN Rosalba Bejdo: Kryeministri Kurti, i cili ka fituar serish zgjedhjet, nuk ka pasur raporte aq te mira me Trump. Zyrtarë te administratës së tij, të tillë si Richard Grenell e kanë kritikuar ashpër. Duke konsideruar qe Kosova mbetet në një konflikt të pazgjidhur me Serbinë, a duhet te presim presione ndaj Kurtit, ashtu si në rastin e Zelenskit, për të shtyrë drejt një ujdie?

Edward Joseph: Po! 100 përqind po, është përgjigjja e pyetjes. Tani, a do te jete presioni për të arritur marrëveshjen, apo diçka tjetër nuk mund ta them. Kërkesat e sakta nuk mund t’i dimë. Por nëse kryeministri Kurti rikthehet si kryeministër, atëherë ai, dhe të gjithë në Kosovë duhet të presin presion shumë të lartë nga administrata Trump. Kreministri Kurti mund të përballet me të njëjtin trajtim si ai që Trump i rezervoi Zelenskit. Dhe kryeministri Kurti nuk është në pozita të njëjta me Zelenskin.Presidenti ukrainas ka mbështetje të madhe europiane, ka mbështetje të madhe nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministri Kurti nuk e ka këtë mbështetje. Për kryeministrin Kurti ka kundërshti dhe kritika. Nga Bashkimi Europian dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Duhet gjithashtu të kuptojmë se kryeministri Kurti kishte kritika edhe nga administrata e mëparshme në SHBA, ajo e Biden. Prandaj kjo nuk është diçka që ka të bëjë vetëm më Donald Trumpin. Kjo ka të bëjë me frustrimin në të gjitha këto vende perëndimore me lidershipin e kryeministrit Kurti, përveç problemeve që kanë me Serbinë. Unë e pranoj këtë. Serbia është provokuese dhe nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, ka ndërmarrë hapa të qartë për të provokuar dhe për të destabilizuar situatën, dhe e pranoj këtë. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti, në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës dhe nuk ka përmbushur përgjegjësinë e tij si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk e ka përmbushur këtë në drejtim të serbëve, të cilët janë qytetarë të Kosovës dhe të cilët kryeministri Kurti duhet të përpiqet ti tërheqë larg Beogradit, në vend që të ushtrojë trysni duke I bërë që të shohin nga Beogradi dhe jo Prishtina.  

Gazetarja e A2 CNN Rosalba Bejdo: Mendoni se Trump mund të shtyjë një marrëveshje qemund të përfshijë shkëmbime territoresh?  

Edward Joseph: Kjo është një pyetje e drejtë. Është një pyetje e arsyeshme. Dhe sigurisht një pyetje që duhet bërë. Por ne nuk  e dimë përgjigjien e kësaj pyetje. Përgjigjja e kësaj pyetje do të ishte se  çfarë rreziqesh administrata Trump, do të ishte e gatshme të merrte përsipër nëse do të propozonte shkëmbim territoresh. Pasi administrata do të pranonte rreziqe shumë të larta në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse Milorad Dodik do të përfitonte me siguri nga kjo. Ai aktualisht është në pozita jo të mira me dënimin e fundit dhe krizën në Bosnje, dhe kemi parë presidentin Vuçiç teksa udhëtoi në Banja Luka për të treguar mbështetje për të. Prandaj nëse ka shkëmbim territoresh atje, çfarë do ta pengonte Milorad Dodik, të avanconte me qëllimet e tij. Ky problem do të shkonte më pas në dyert e Administratës Trump, dhe pyetja për të dhe këshilltarët e tij do të ishte, ai i doni këto probleme? 

Gazetarja e A2 CNN Rosalba Bejdo: A shihni ndonjë rrezik, që SHBA mund të tërheqë trupat e veta nga KFOR, dhe çfarë do të nënkuptonte kjo për sigurinë?

Edward Joseph: Përgjigjja ime do të jetë shumë e ngjashme. Me Donald Trumpin nuk përjashton dot asgjë. Ai ka thënë në fjalimin e tij se Groenlanda do të bëhet një ditë pjesë e Shteteve të Bashkuara. E sugjeroi këtë në fjalimin e tij këtë javë në Kongres. Pra nëse ai e thotë një gjë të tillë për Groenlandën, a mund të zhvendosë trupat nga Kosova? Epo, ai është Donald Trump. Ne nuk e dimë se çfarë mund të bëjë. Por pyetja mbetet, nëse ai dëshiron pasojat e një veprimi të tillë. Kjo është pyetja. Për SHBA mbajtja e trupave në Kosova nuk ka kosto të mëdha. Pra kjo është pyetja për Donald Trumpin. A i do problemet që vijnë me këto vendime?

Next Post
Shtëpi bari nën dyshemenë e restorantit, vihen në pranga dy shqiptarë në Austri

Ndihmonin "çunat e Londrës"/ Dënohen elektricistët britanikë të punësuar nga banda shqiptarë në Britani, vidhnin korrent për “shtëpitë e barit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“Kam nxirje në të gjithë trupin, por s’çalon gomari nga veshët!”/ Tensionet e ashpra në Kuvend, Korreshi: S’jemi në shtet normal..

December 18, 2025
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

December 18, 2025
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

December 18, 2025
Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

December 18, 2025
“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In