• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndihmonin “çunat e Londrës”/ Dënohen elektricistët britanikë të punësuar nga banda shqiptarë në Britani, vidhnin korrent për “shtëpitë e barit”

by S T
07/03/2025 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë dënuar elektricistët britanikë të cilët ishin punësuar nga një grup shqiptarësh për të vjedhur energji elektrike në mënyrë që të furnizonin “shtëpitë e barit”, duke i shkaktuar shtetit miliona paund dëm.

Të premten, tetë persona u burgosën për rolet e tyre në grupin kriminal, për të cilin hetuesit zbuluan se ishte përfshirë në ngritjen e “shtëpive të barit” në 32 zona të ndryshme, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis nëntorit 2020 dhe shkurtit 2024.

Grupi, i kryesuar nga drejtorët e kompanisë Ross McGinn, ofruan shërbimet e tyre për grupet shqiptare të krimit të organizuar, thanë hetuesit nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar Veri-Perëndimore .

Firma ishte e regjistruar në Companies House dhe dy prej elektricistëve kishin profile LinkedIn në të cilat postonin foto të punës në dukje legjitime për të promovuar kompaninë.

Gjatë dënimit, gjykatësi David Potter tha se të gjithë të pandehurit ishin “të shtyrë nga lakmia për para për të vazhduar këtë tregti të paligjshme”.

Puna e tyre ishte “thelbësore” në ngritjen e ‘fermave’ të kanabisit të zbuluara në ambiente, duke përfshirë një ish-hotel, dyqane, një klub nate, një lokal dhe një dyqan bosh, tha ai.

“Shumica e njerëzve, thjesht do të mendonin se ishin një kompani e zakonshme që kryente punën, por në fakt nuk ishin. Nuk kishin leje, nuk kishin licencë. Ata nuk kishin asnjë arsye legjitime për të qenë atje, dhe në fakt, ata ishin atje për të abstraguar energjinë elektrike”, tha ai.

Nëpërmjet Operacionit Shkëndija, i ngritur për të hetuar kompaninë, policia sekuestroi bimë kanabisi me një vlerë deri në 21 milionë paund nga më shumë se 100 ferma, shumica e të cilave ishin të zëna nga shtetas shqiptarë.

Pamjet e gjetura nga hetuesit treguan shpërthime elektrike ndërsa banda gërmonte në një rrugë në Middlesbrough për të vendosur kabllot e tyre me ato ekzistuese për të marrë energji.

Një foto e gjetur në një telefon tregonte njërin prej tyre me djegie në fytyrë, që mendohej se kishte pësuar gjatë kryerjes së punës.

Next Post
“Evropa në një moment vendimtar, si në 1940-ën”

“Evropa në një moment vendimtar, si në 1940-ën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com