• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti në “Danas”: Thaçi e Vuçiç janë vëllezër në fushën e Mafias ballkanike

by Java News
04/07/2017 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një bisedë për të përditshmen serbe “Danas”, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, “pas disfatës që pësoi partia e tij” në zgjedhjet parlamentare, po përpiqet të kompensojë mungesën e legjitimitetit qytetar “nga poshtë” dhe legjitimitetin ndërkombëtar “nga lartë”.

Duke komentuar takimin joformal mes dy presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë, në Bruksel, Kurti ka pyetur nëse ata ndoshta e kanë përfaqësuar “jo aq shumë Kosovën e Serbinë, sa secili prej tyre vëllanë e tyre prej nëne e prej babe, që janë bërë pasanikë shumë të mëdhenj të mafisë ballkanike”, transmeton Koha.net. Duke folur për qeverinë e re të Kosovës dhe mundësinë që Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN të bëhet kryeministër, Kurti ka konstatuar se nëse shumica e re parlamentare do të varej nga Lista Serbe, “rrjedhimisht nga Vuçiqi”, atëherë qeveria do të ketë dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin, që do ta çonin Kosovën në një krizë të madhe politike.

“Lista Serbe është dorë e zgjatur e qeverisë së Serbisë e cila më shumë i bën avokatin Beogradit zyrtar, sesa serbëve në Kosovë. Funksionojnë si staf i ambasadës së Beogradit në Kosovë, e jo si politikanë që përfaqësojnë serbët në institucionet e Kosovës”, ka vlerësuar Kurti, transmeton Koha.net.

Kurti mendon se dialogu i deritashëm me Beogradin në Bruksel nuk ka vënë asnjë kusht për Serbinë, “por është biseduar për punë të brendshme të Kosovës”.

“Prandaj, rezultati s’ka mundur të jetë i drejtë. Përse atëherë s’kanë biseduar edhe për Preshevën, Bujanocin e Medvexhën: Në parim, nuk jemi kundër dialogut, por jemi kundër dialogut pa parime, i cili Kosovën e ka kthyer në një temë agjendën e së cilës e cakton Serbia”, ka sqaruar ai.

I pyetur nëse do të jetë i gatshëm të vizitojë Beogradin në rast se bëhet kryeministër, Kurti ka thënë se “jam i ri që të them ‘kurrë’, por edhe shumë i pjekur që të prisja ndonjë përfitim nga kjo”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Fëmijë të rrëmbyer janë dërguar në Mars? Ja e vërteta e lajmit shokues

Fëmijë të rrëmbyer janë dërguar në Mars? Ja e vërteta e lajmit shokues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In