• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti fton opozitën në takim, nis përpjekjet për marrëveshje pas certifikimit të rezultatit zgjedhor

by E B
09/07/2026 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive opozitare, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka.

Por, Manxhuka nuk tregoi për datën se kur Kurti do të takohej me krerët e tjerë partiakë.

Letra e Kurtit drejtuar kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Adrian Gjini vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur të tri partitë lidhur me atë se si do t’i përgjigjen ftesës së Kurtit dhe është në pritje të përgjigjeve.

Ajo që pritet pas certifikimit të rezultatit është konstituimi i Kuvendit, votimi i Qeverisë dhe presidentit të ri të Kosovës. Për këtë të fundit, vendi shkoi në zgjedhje, pasi muaj më parë partitë dështuan të arrinin konsensus rreth kandidatit.

Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtiti ka fituar 53 mandate, PDK-ja 22 ulëse, LDK-ja 18 dhe Aleanca shtatë.

Meqë LVV-ja duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa, pasi për të dyja këto kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh. Për këto dy procese, Kurti llogarit në votat e partive pakicë joserbe – që kanë dhjetë mandate.

Megjithatë, ende nuk ekziston një marrëveshje apo konsensus rreth emrit të presidentit.

Cilat janë qëndrimet e partive?

Zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se partia në pushtet i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë paraqitur disa kushte për bashkëpunim të mundshëm me LVV-në e Kurtit.

Hamza ka thënë se e para se të flitet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës janë një sërë temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, që do të duhen të trajtohen me partinë fituese.

Abdixhiku, ndërkaq, ka thënë se orientimi strategjik i Kosovës, përfshirë gazi amerikan, “janë parakushti i ekzistencës politike” të LDK-së.

Ndërkaq, Gjini ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve të reja. Ndër kushtet e Aleancës janë që Kosova ta pranojë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë.

Qeveria në detyrë e Kurtit po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Më 8 korrik, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati përsëriti thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane “për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”.

Megjithatë, deri më tani, nga ekzekutivi nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtyre nismave, teksa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Kurti kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas.

Për presidentin nevojitet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvendin që votimi në dy rundet e para të jetë i vlefshëm.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare.

Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin të katërtat parlamentare që nga shkurti i vitit 2025./ REL

Next Post
Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

July 9, 2026
Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

July 9, 2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

July 9, 2026
Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

July 9, 2026
Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

July 9, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare, Rama nxjerr videon: Një tjetër dëshmi për potencialin e saj

July 9, 2026
“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

July 9, 2026
Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

July 9, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Kurti fton opozitën në takim, nis përpjekjet për marrëveshje pas certifikimit të rezultatit zgjedhor

July 9, 2026
E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In