• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kurti bën veprime me kokëfortësi”/ Deputeti i Kosovës: Të dëgjojë thirrjet e kryeministrit Edi Rama

by Java News
19/06/2023 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ditët kalojnë, gjuha diplomatike karshi Kosovës dhe Serbisë sa vjen dhe bëhet më agresive. Krahas ndërkombëtarëve, Shqipëria zyrtare me anë të kryeministrit EdI Rama kërkoi nga Serbia të lirojë tre efektivët e rrëmbyer, ndërsa Albin Kurtit i kërkoi të dalë nga guaska e vetizolimit dhe të mos bëjë veprime, të cilat do çonin në humbjen e pjesës së veriut.

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, tha për “Ballkan Update” se thirrjet e Ramës duhen pranuar. Ai kritikoi kryeministrin e Kosovës, për të cilin theksoi se po këmbëngul me kokëfortësi në gjëra të gabuara, dhe kjo qasje po i shkakton një dëm të madh Kosovës.

“Janë këshilla të mira, që duhen pranuar, por ne kemi një kryeministër që është kokëfortë dhe po i shkakton jo-stabilitet vendit me veprimet tij, që nuk janë të dobishme. Çdo veprim që ka bërë Kurti nuk ka shkuar drejt shtrirjes së sovranitetit në atë pjesë, Kemi ardhur në një situatë jo të favorshme për Kosovë, sepse ju po e shikonin se edhe raporte me ndërkombëtarët janë zbehur shumë. Në vend që të kemi përkrahjen e tyre, në agjendën e faktorit nde kombëtar po fajësohet Kosova, ku duhet të ishte e kundërta. Ne nuk duam aventura, që Kosovën nuk e çojnë askund dhe nuk e shtrijnë sovranitetin, Kurti ka gabuar në hapa dhe në veprime”, tha ai.

Ai shtoi se nëse Kurti nuk vepron pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, në pjesën e veriut mund të formohet “Republika e KFOR”, duke e kthyer këtë zonë dy dekada pas.

“Kur e thoni edhe përgjigjen e KFOR, ky i fundit është i shqetësuar për situatën e sigurisë ne veri. Nen nuk guxojmë të lejojmë që me të vërtetë që edhe KFOR të ushtrojë detyrën e policëve, sepse këtë detyrë e ka policia. Kurti me veprimet e veta dhe pa koordinim ka sjell në pikëpyetje edhe veprimin e policisë në atë anë. Kompetencat e KFOR janë për të mbrojtur kufijtë. Me të drejtë e ka thënë edhe z. Rama se mund të kemi një republikë të KFOR në atë pjesë, dhe e kthen 24 vjet pas atë pjesë të veriut, kjo është për tu shqetësuar ne si opozitë dhe për qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

Përkundër kritikave, në një pikë Lekaj pajtohet dhe e mbështet kryeministrin Albin Kurtin. Ai tha se Kurti nuk duhet të pranojë të ulet në tryezën e diskutimeve me Serbinë, pa u liruar tre efektivët e Policisë së Kosovës, të cilët u rrëmbyen javën e kaluar dhe aktualisht ndodhen në paraburgim.

“Pa lirimin e tyre, pa kushte, nuk duhet të ulet në tryezë, dhe në këtë drejtim e mbështes Albin Kurtin, Si mund të ulesh kur ai nuk kaq vullnet për të liruar policët e rrëmbyer”, shtoi ai./m.j

Next Post
“30 mijë paund ‘pako’ familjare”/ Trafikantët shqiptarë reklamojnë në TikTok oferta për martesa false në Britaninë e Madhe

"30 mijë paund ‘pako' familjare"/ Trafikantët shqiptarë reklamojnë në TikTok oferta për martesa false në Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com