• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurthi i Ramës me daullet e tërmetit dhe tërmeti i Ahmetajt

by Lorenc Vangjeli
24/04/2022 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka disa muaj që Edi Rama shëtit me një tufë të madhe çelësash në xhep. I shpërndan ato në Tiranë, Durrës, Kavajë, Mamurras, Laç, Kamëz, Shijak apo në Golem e gjetkë. Dy vjet më parë vizatonte projekte në 3D dhe dëgjonte kritikët e tij që e akuzonin dhe njëherë si përherë, si rob të formës mbi përmbajtjen, si mjeshtër të fjalës, por jo të veprimit duke pritur t’i vijë dita që të shpaguhej me analfabetët që flasin me ton akademikësh. Tashmë, duke shpërndarë apartamentet e reja, të ndërtuara apo të rindërtuara mbas tërmetit të nëntorit 2019, ai ka ngrehur kurthin model për kundërshtarët e tij. Një çark në të cilin, më shumë nga ligësia se nga padija, më shumë nga verbimi prej urrejtjes se miopia klasike, kanë rënë të gjithë.

Edi Rama ju imponoi veten njëkohësisht edhe atyre që e duan me pahir në partinë e tij, edhe sfidoi kundërshtarët nga pozitat e forces, për mandatin e katërt me hir apo me pahir.

Në Lezhë ishte stacioni i fundit në rradhë dhe aty e pritën sipas mënyrës që shqiptarët presin gjithmonë udhëheqësin e rradhës: valle me ritmin e daulles. Pa dashur t’ja dinë se daullet bien sot, por do të dëgjohen së paku, tre vjet më pas. Atëherë kur të vijnë zgjedhjet e rradhës dhe kur Rama do t’u imponohet, të vetëve dhe kundërshtarëve, me provën reale se ai lidh formën me përmbajtjen dhe se hendeku i tij mes të thënës dhe të bërës është i ngushtë, sa vijëza ku futet fleta e votimit. Por edhe kjo është vetëm kronikë politike. Eshtë lajm i ditës për publikun dhe “nder” i jetës për të dëshpëruarit nga tërmeti. I vetëdijshëm që kush iku atë mbasmesnatë nëntori nuk kthehet më, ai shenjon se ata që mbeten pas, fituan shtëpi të reja. Në fakt, kjo është vetëm ajo çfarë duket dhe deri më sot, askush nuk ka folur për një standart të ri që u vendos, për një lartësi steke, të cilën, kryeministri i fundit të mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit të parë, e ngriti për t’ja bërë jetën të vështirë cilitdo pasardhësi të tij. Duke nisur me të vetët që janë të gatshëm të betohen në publik se Rama është bekimi dhe kushti i vetëm për të marrë dhe qëndruar në pushtet dhe duke përfunduar tek kundërshtarët që duket se janë mallkuar pa kushte. Nesër, në të njëjtat rrethana – Zoti mos e dhëntë – nëse bie një tërmet tjetër, kreu i rradhës i qeverisë do të duhet të bëjë bashkë premtimin me veprimin kur të thotë mes rrënojave: Ne nuk do t;ju lemë vetëm! Shteti do t’jua ndërtojë shtëpitë nga e para! Më të mira sesa ishin dhe falas!

Dhe pastaj duhet të dalë nëpër botë si lypës luksoz, siç thotë ai që ka luksin të bëjë populistin nga halli dhe të gjejë një miliard e kusur euro keqardhjeje dhe solidariteti nga një dynja që po e njeh gjithmonë e më pak edhe keqardhjen, edhe solidaritetin.

Pastaj duhet të shpikë Arben Ahmetajn e tij, që të gjëmojë me letra në duar, llaçin dhe tullat që duhen për ndërtim, pastaj duhet të shndërrojë në Benz gjerman, makinën e përgjumur me avull të pushtetit lokal, ku veç Erionit të Tiranës e ndonjë tjetri, të tjerët vetëm nxjerrin avull; dhe pastaj të shkojë në aheng me daulle dhe valle me daulle të njerëzve që e shohin nga xhepat. Aty ku kryeministri i rradhës duhet të fshehë çelësat e shtëpive, si gjyshet karamelet për nipërit. Me një diferencë: çelësat janë karamele që ëmbëlsojnë në breza dhe janë të shtrënjta për qamet. Dhe me një detyrim, transparencë për mënyrën si u shpenzuan qindarkat që të gjitha bashkë do të kalojnë miliardin e eurove.

Çfarë ndodhi në periudhën posttërmet, është prova e radhës që shqiptarët që ndahen me gjak edhe me njerëzit e gjakut për një këngë dasme, mund t’i bëjë bashkë vetëm funerali. Eshtë prova se çuditërisht, raca e votuesit shqiptar, por edhe e të votuarve prej tyre, është e fortë dhe e ashpër në luftë, por e humb toruan në paqe. Që i mbajnë gjunjët në të përpjetë, por rrëzohet kur është rruga e lëmuar dhe tatëpjetë. Eshtë gjithashtu dhe prova më ulëritëse e marrëdhënies së deformuar që individi ka ndërtuar në raport me shtetin. Ku i pari bën çdo hile që t’ja hedhë të dytit, në taksa, detyrime, në jetën në komunitet, njëlloj sikur është administratë pushtuese dhe i dyti që është mësuar t’i shfaqet të parit si një bankë bamirësie që mjafton të gërmojë në tokë dhe gjen thesarin e Monte Kristos për të paguar gjithkënd dhe për gjithçka.

Edhe nëse ndodh që në Tiranë e gjetkë të mos mbetet asnjë hallë në këmbë, por të gjitha motrat nga ana e babait të quhen xhaxha, dhe dikush nga PD-ja e sotme bëhet nesër kryeministër, steka e ngritur që nga nëntori i 2019-ës, do të jetë e pakapërcyer për të. Tashmë, në jetën normale, Edi Ramës i duhet të kujtojë një shprehje që një tjetër udhëheqës shqiptar që ishte mësuar me valle daulleje, e përsëriste shpesh: “Të parandalosh është më mirë se të kurosh”! Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për shëndetin dhe as për paranojën e Hoxhës së rrethuar nga superfuqitë, por për masat që duhen parë shumë herë më fort dhe duhen shtrënguar shumëfish më shumë ndaj industrisë së ndërtimit. Vlen të hidhet më shumë hekur në beton sot sesa të bëhet ndërtuesi kandidat për hekura nesër. Vlen më shumë të sigurosh në agjensitë e sigurimeve sesa të dalësh nëpër dynja që të lypësh lekë nga halli. Dhe kjo është steka që duhet të kapërcejë i pari Edi Rama, ky është standarti tjetër që ai duhet të vendosë.

Nja dy mijë kilometra larg, në Ukrainën në luftë, një ish-komedian po bën politikanin e racës. Edi Rama apo Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet të dallojnë qoftë dhe nga kjo shkundje e tërmetit tahmë të harruar, se në Tiranë ka një shumicë dëshpëruese politikanësh që janë shndërruar në komikë race. Veç e veç ata janë të papërfillshëm, por kur bëhen të gjithë bashkë dhe kur t’u vijë radha atyre, as njëri dhe as tjetri, as Rama, as Berisha dhe as Meta, nuk do të shpëtojnë dot nga forca e pathyeshme e mediokritetit qesharak. Atij pa formë. Pa ngjyrë. Pa aromë, por me çelësin e suksesit që jua fusin me zor në xhep edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta. Dhe gjithë të zgjedhurit shqiptarë në histori që pothuaj kurrë nuk kanë ditur të zgjedhin si duhet dhe çfarë duhet.

Next Post
‘Rithemelimi’ për shtyrjen e zgjedhjeve në Bulqizë: Nuk gjetëm konsensus, procesi po vijon normalisht në 5 degë

'Rithemelimi' për shtyrjen e zgjedhjeve në Bulqizë: Nuk gjetëm konsensus, procesi po vijon normalisht në 5 degë

Comments 1

  1. Lan Xhabija says:
    4 years ago

    Bjeri gajdes,
    Gajdexhi,
    Bjeri mos tu thaftë dora….
    Të lumtë.

    Lan Xhabija

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushdo veç teje president(e)”/ Kreshnik Çollaku rrëfen tri takimet që ndanë Vjosa Osmanin nga Albin Kurti (VIDEO)

“Kushdo veç teje president(e)”/ Kreshnik Çollaku rrëfen tri takimet që ndanë Vjosa Osmanin nga Albin Kurti (VIDEO)

May 13, 2026
Tranzicion pa prag apo demokraci me prag?

E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

May 13, 2026
Flet rusisht dhe njeh Putinin, Angela Merkel mund të rikthehet me rol kyç në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Flet rusisht dhe njeh Putinin, Angela Merkel mund të rikthehet me rol kyç në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

May 13, 2026
Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte për transportin publik/ Zbardhet VKM-ja, ja kriteret

Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte për transportin publik/ Zbardhet VKM-ja, ja kriteret

May 13, 2026
Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë për mohimin e kandidaturës nga PD, Mereme Sela: Do ta ankimoj!

Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë për mohimin e kandidaturës nga PD, Mereme Sela: Do ta ankimoj!

May 13, 2026
E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

Tranzicion pa prag apo demokraci me prag?

May 13, 2026
Për herë të parë në histori! NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta

Për herë të parë në histori! NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta

May 13, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

May 13, 2026
Më shumë apo më pak bashki? Debati për reformën Territoriale, PS dhe PD me qëndrime të kundërta

Më shumë apo më pak bashki? Debati për reformën Territoriale, PS dhe PD me qëndrime të kundërta

May 13, 2026

Debati duhet orientuar rreth kompetencave të bashkive dhe jo rreth gjeografisë së tyre

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In