• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Zëri i Amerikës gabon me gazetarët e kërcënuar shqiptarë!

by Java News
06/09/2018 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka reaguar pas keqinterpretimit të disa mediave në lidhje me intervistën e tij për ‘Zërin e Amerikës’ ku deklaroi me zë dhe figurë se 12 gazetarë kanë kërkuar azil në shtete të ndryshme të BE e SHBA, ndersa 34 gazetarë të tjerë dhe punonjës mediash që emigrojnë janë në procedura për marrje shtetësie tjetër, por që nuk ka lidhje me kërcënimet në detyrë.

“Saktesim për disa prej mediave qe falsifikojne dhe keqservirin disa te dhena te publikuara ne intervisten e kryetarit te UGSH-se, gazetarit Aleksander Çipa

Ne Intervisten per “Zerin e Amerikes”, kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare , zoti Aleksander Çipa, deklaron me zerin e tij per 12 kerkesa per azil ne shtete te ndryshme te BE dhe per 34 gazetare dhe punonjes mediash qe emigrojne dhe jane ne procedurat per marrje shtetesie tjeter. 

Nuk e kuptojme se kush e ndryshon shifren dhe e keqinterpreton ate?!!! UGSH eshte organizata qe ka pergjegjesine per çdo te dhene qe publikon dhe mban te dhena periodike per situaten dhe gjendjen e komunitetit te gazetareve ne vend. Keqinterpretimet dhe ndryshimi i statistikave qe nuk perkojne me ato zyrtaret dhe aq me teper me te dhena te publikuara me zerin e perfaqesuesve te organizates sone, jane ne mos dashakeqesi, interpretime per interesa politike apo qellime te tjera qe s’kane te bejne aspak me UGSH.
Organizata jone vazhdon te mbetet nje strukture aktive dhe ne kurajo te perhershme per mbrojtjen e anetareve te saj dhe te komunitetit te gazetareve ne pergjithesi“, thuhet ne reagimin e unionit te gazetareve shqiptarë.

Reagimi i Unionit të Gazetarëve vjen pas keqinterpretimit të lajmit në media, ku intervista u keqservir duke thënë se 45 gazetarë kanë kërkuar azil për shkak të kërcënimeve, ku në fakt rezulton se vetëm 12 kanë kërkuar azil për shkak të detyrës, ndërsa pjesa tjetër janë në procedura për marrje shtetësie tjetër, por që nuk ka lidhje me kërcënimet.

Keqinterpretimi i lajmit vjen pas intervistës së z. Çipa në VOA me gazetarin Ilirian Agolli.

Në nisje të lajmit, gazetari Agolli thotë: “Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri të ditur se mbi 45 gazetarë shqiptarë nga media të ndryshme kanë kërkuar azil ose nënshtetësi të shteteve të tjera në përpjekje për t’u larguar nga vendi prej kërcënimeve që marrin gjatë ushtrimit të detyrës. Çipa thote se në periudhën 2017-2018 janë shtuar më tej kërcënimet ndaj gazetarëve në detyrë që kërkojnë azil në shtetet e BE dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës dhe shumë të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera”

Sinkroni i Aleksandër Çipës: Vetëm për ketë periudhë që unë përmenda, kemi rreth 12 kërkesa nga reporterë dhe gazetarë për azil, apo që ndjekin procedurat e azilkërkimit në vendet e BE dhe SHBA. Dhe së dyti janë rreth 34 gazetarë që kanë plotësuar dokumentet përkatëse për përfitimin e shtetësisë apo të së drejtës së shpërnguljes nga atdheu drejt shteteve të tjera të Perendimit.

/ Alfons Çupaj/

Javanews

Next Post
Nuk ndalet dhuna në familje, i riu godet me grushte nënën e tij

Nusja rreh vjehrrën në Durrës, merret në mbrojtje e moshuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com