• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur të braktis edhe miku i mirë

by A R
17/06/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Nuk do më shumë “mend dhe kalem” për të kuptuar se ish-kryeministri Berisha nuk është i interesuar për votimin në Kuvend të Reformës në Drejtësi. Në rastin më të mirë, ai kërkon që ajo të ndryshohet sipas interesave të tij, ku në thelb është kontrolli politik mbi sistemin e drejtësisë. Praktikisht atij i kanë rënë të gjitha alibitë,  lidhur me arësyet e mosvotimit të Reformës, duke filluar që nga ato me kushtëzimet për mandatin e X apo Y, që nga nxjerrja jashtë Kuvendit të grupit parlamentar të PD-së sa herë ai përjashtohej nga punimet e Kuvendit për shkak të fjalorit jo etik, e deri në arsyetimet se PD nuk voton reformën sepse drafti synon që kryeministri Rama të fusë drejtësinë në dorë. Por paralelisht me sulmet ndaj shumicës parlamentare, ish-kryeministri së bashku me pasardhësin e tij Basha, nuk kanë ngurruar të shigjetojnë edhe dy ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri atë të SHBA dhe BE, duke i akuzuar për njëanshmëri politike, madje deri dhe për inate personale.

Në fakt teza e inateve personale ka qenë gjithnjë një argument i ish kryeministrit, sa herë që ai përplasej me SHBA-të. Asnjë ambasador amerikan nuk ka mundur të mbyllë mandatin e tij në Shqipëri, pa u siluruar se kishte inate personale me Berishën.

I vetmi që i ka shpëtuar këtyre sulmeve ka qenë ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Uilliam E. Rajerson, i cili për hir të së vërtetës ka qenë një mbështetës i madh i PD-së dhe Berishës, në fillimet e demokracisë shqiptare, e natyrisht një personazh që u angazhua tërësisht edhe në fitoren e PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Këtu duket fillon dhe mbaron “historia e muajit të mjaltit” e Berishës me amerikanët. Periudhat e mëvonshme kanë qenë mjaft problematike në marrëdhëniet e Berishës me SHBA, dhe kjo për shkak të qëndrimeve, veprimeve dhe sjelljeve pa normat më elementare demokratike, duke filluar që nga dhunimi publik i opozitës, vjedhja masive e zgjedhjeve, kapja politike e sistemit të drejtësisë thuajse në të gjitha hallkat e saj, qeverisja klanore, dhe korrupsioni galopant në favor të një grushti njerëzish rreth tij dhe familjes së tij.

Por tani edhe Rajerson duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj Berishës. Mesazhi i tij nga SHBA për votimin e reformës në drejtësi, do ketë pasur efektin e një krisme arme në një varrezë.

Në fakt letra e ish ambasadorit Uilliam E. Rajerson dhe thirrja e tij në adresë të deputetëve të PD-së, nuk është se çon peshë në vendimarrjen e dyshes Berisha- Basha. Ajo thjeshtë zbulon qartazi se problematika e PD-së në marrdhëniet me SHBA-të nuk është çështje personale, dhe se amerikanët nuk kanë ndonjë inat personal me Berishën. Çështja është se kjo përballje, ashtu si edhe përballjet e tjera mes Berishës dhe SHBA-së, kanë pasur në thelb kontradikta mes një përpjekje amerikane për të gjallëruar proceset demokratike në vend, ku pushtetet të jenë të ndara, dhe nga ana tjetër një përpjekje aspak elegante e ish- Presidentit dhe ish- Kryeministrit Berisha për të pasur gjithçka nën kontroll, një sëmundje kjo tipike Ballkanike, ku i pari i vendit nuk ka të fryrë me pushtet.

Natyrisht thirrja e Uilliam E. Rajerson nuk vjen në një moment të mirë për PD, pasi ajo tani është pozicinuar haptazi në përballje me SHBA dhe BE, por nga ana tjetër kjo thirrje ka pak gjasa të dëgjohet nga Berisha dhe Basha, të cilët e kanë ndarë mëndjen për të mos votuar Reformën, e cila shemb në realitet investimin më të madh të Berishës në 25 vite, atë të kapjes në çdo qelizë të sistemit të Drejtësisë, që nga shkalla e parë e deri në Gjykatën Kushtetuese.

Next Post

Publikohen pamjet: Ja momenti kur grabitësi i Kamzës qëllon marketin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

February 21, 2026
Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

February 21, 2026
“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

February 21, 2026
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

February 21, 2026
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

February 21, 2026
Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

February 21, 2026
“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

February 21, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In