• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur rruga e pushtetit kërkohet me anë të destabilizimit

by Plator Nesturi
11/08/2022 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

E ndodhur në mesin e vatrës së krizës financiare evropiane si pasojë e luftës në Ukrainë, në afërsi të baraslarguar nga Athina dhe Roma që duket se po e ndjejnë më rëndë këtë krizë, pakkush mund të mendojë se ekonomia shqiptare do të jetë e pandjeshme ndaj kësaj interference që ka prishur busullat e financës botërore. Optimizmi se ne kemi tjetër dinamikë zhvillimi dhe se kriza botërore energjitike nuk na përvëlon si djegie e shkallës së tretë prej burimeve hidrokarbure që zotërojmë, sidoqoftë nuk mund të kalojë me indiferentizëm në mjediset politiko-financiare të Tiranës. As fakti se të gjitha vendet e hapësirës së BE-së po djejnë lëkundje sizmike në politikën e tyre financiare, të gjitha këto në Shqipëri nuk mund të përcillen si një kuriozitet se si do të vejë fati i kavalierit.

A mund të trajtohet kriza botërore si kuriozitet, që pak ka të bëjë me ne dhe ku shqiptarët do të jenë veç spektatorë të saj? Në 30 vjet jemi mësuar që “kriza” si koncept terminologjik të kuptohet si thjesht “politike” dhe derivatet e tjera të jenë variacione të të njëjtës gjë. Sigurisht që kriza “tradicionale’ politike as është mbyllur dhe as është ezauruar që të merremi eskluzivisht vetëm me ketë krizën tjetër, “të jashtmen”, atë financiare. Por shembja strukturore e grehinës politike në botë si rezultat i goditjes së beftë të krizës financiare dhe pasojat që po sjell në ekonomi dhe nivelin e jetesës së vendeve më të zhvilluara, nuk na jep luksin të humbet kohë në masat preventive nga lojrat e politikës. Në të kundërt, jo vetëm që s do ti shpëtojmë goditjes, por në kushtet e një ekonomie që është ende jashtë strukturës ekonomike evropiane, nuk do të ketë asnjë parametër se sa e thellë do të jetë plaga e shkaktuar në ekonomi.

Trauma do të përplaset tek qytetari i cili përballë krizës do ndihet i braktisur nga të gjithë, nga bankat, nga shteti dhe poltikanë të çdo ngjyre. Ndërsa krizat në Shqipëri, si ato të brendshme ashtu dhe të induktuara prej situatës ndërkombëtare, politika i shfrytëzon më së shumti për betejat elektorale dhe jo për të gjetur zgjidhje reale të tyre, duhet të llogarizim fatura edhe për kostot shtesë të krizës që mund të hapë politika. Pasi nëse kriza është sebepi për të nxitur protestë, kur qëllimi mbetet arritja e pushtetit dhe jo zgjidhja e problemit, atëhere dëmi kolateral është më i madh se vetë efekti i krizës. Ne si vend jemi mësuar të harxhojmë energjitë në çështje të pavlera e ti përkushtohemi pak asaj që i shërben të mirës së përgjithshme, ndaj përsëritja e së njëjtave skema nga ana e politikës është bërë tashmë e lodhshme. Është shumë i pavlerë ndryshimi i një kaste kur të përdëllyerit për pushtet as nuk vlejnë për ti gjetur zgjidhje situatave por përkundrazi, do e rëndojnë më shumë. Për më tepër kur janë të njëjtët personazhë të konsumuar e të mbetur në arkaizmin politik të kohës së tyre.

Në një kohë krize, më e besueshme do të ish një opozitë që ofron ndihmë për të kapërcyer sutuatën, që madje mund të ftojë maxhorancën që për të shmangur efektet e krizës rrotull nesh, të përgatisë në bashkëpunim me opozitën një paketë masash parapritëse për të mos u detyruar të shkohet tek masa shtrënguese ekonomike, çka do të hiqte peshën e vendimeve të vështira për shkak të efekteve elektorale. Një opozitë e këtij standarti do të ish krejt ndryshe dhe që padyshim mund të japë besim. Por jo më e njëjta mënyrë e vjetër e politikës së hienave ku rruga e pushtetit kërkohet me anë të destabilizimit dhe jo me anë të besimit. A ka ardhur koha që të nxirret mësim nga kriza që ka përfshirë fqinjët apo do mbetemi të kënaqur sa kohë që flaka nuk ka rënë ende në fshatin tonë por në qytetet rrotull nesh? Politikat populiste tashmë Evropa i provoi dhe rezultuan një dështim kur u përballën me qeverisjen. Të gjitha këto, si kriza pra, dhe elementët e amatorizmit në politikë e qeverisje, veç rriten kostot e krizës dhe faturat e rënies ekonomike. Ndërsa qytetarët dyfish të pakënaqur nga nag ky realitet që ua servirën të ndryshëm. Ka shuma çka mund të mësojmë nga realitetet dhe pasojat që kanë kanë kaluar të tjerët, padyshim çdo vet ka rrjedhat e veta, por pse na duhet të bëjmë eksperimente me veten dhe vendin kur ato kanë rezultuar dështim diku tjetër. Energjitë e harxhuara më kot dhe zhgënjimi i deritanishëm është një kalvar i lodhshëm dhe që i duhet dhënë fund.

Next Post
Investimet për sportin/ Veliaj: E fituam betejën për futbollin në Tiranë, tani më shumë…

"Partitë serioze nuk mbyllin NIPT-in". Veliaj, ironi me Metën: Nuk paguan taksën morale, por i ndryshon logon dyqanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In