Kur Rita Ora nuk kishte prekur ende famën, ajo ka konkuruar për të fituar përfaqesimin e Anglisë në Eurovision. Tani Rita Ora është anëtare e jurisë në X-Factor, por në vitin 2009 ajo kishte dashur të bëhej ‘heroina’ e Anglisë dhe të konkurojë në Eurovision, transmeton ORAinfo.
Në video shihet Rita tek këndon ‘Get here’ nga Oleta Adams, duke e mahnitur jurinë, por sot ajo thot se është e lumtur që nuk ka fituar atë shans. Ato kohë mund të kenë qenë vetëm disa ambicie të një 18-vjeçareje, por Rita është krenare që ka arritur të krijojë karrierën që e ka sot me anë të punës së saj si këngëtare.