• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur politikanët tregojnë sqetullat!

by
23/07/2015 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Koncepti “Sqetullat” në fjalorin e të fortëve identifikohet si muskujt. Me pak fjalë, do të thotë që ai që ka sqetulla ka muskuj, që në realitetin tonë do të thotë se mund të të rrahë, të ta mbyllë gojën për asgjë, dhe në rastin më të zakonshëm të përfitojë gjithçka në kurrizin edhe pa të pyetur fare.

I gjithë ky përcaktim i shkon më mirë, një klase të re, që gjendet në Shqipëri dhe që lidhet me të pasuruarit rrufeshëm apo më së shumti me politikanët. Këta të fundit, që shpesh, para se të vinin kanë qenë anonimë të zakonshëm, pak vite pasi ngrohin poltronin parlamentar kthehen në shqiponja. Ata, që mund t’i rrihje me shpulla, tani të bëjnë gjëmën dhe të kërcënojnë. Pa rrahin njëri-tjetrin. Sa për të sharat, kjo s’ka ‘rëndësi’.

Sot, ata mund të të ofendojnë, mund të sillen sikur nuk ekziston dhe më së shumti po na prodhojnë leksik të ri, që ushqen emisionet dhe kureshtjet e çartura të njerëzve.

Në ditët e fundit, kemi dëgjuar sesi i hakërrohen njëri-tjetrit për duele (!), por më shumë se kaq sesi shpërndajnë ose hedhin e presin batuta me njëri-tjetrin. Kryeministri nënvleftëson me tallje të djathtët, ata i përgjigjen me rrufe fjalësh përçmuese. Gratë nuk llogariten, sepse të dy palët i fyejnë si pa të keq. Ish-kryeministri Berisha, pak ditë më parë, kërcënon hapur dhe me të njëjtën gjuhë, i përgjigjen.

Në fakt, s’ke ç’ti bësh kësaj lloj Shqipërie. Është koha e tyre, e të fortëve që kanë pushtet dhe që u rriten ‘sqetullat; për ditë, për të keqen tonë dhe kuptohet të mirën e tyre.

Next Post

Nëna me kancer, ja çfarë porosie i le vajzës së saj 4 vjeçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com