• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur plas lufta në “fshatin” e Nomeklaturës

by Ben Andoni
27/10/2015 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia/

Në lagjen e VIP-ave, në Qerret të Kavajës, ka plasur lufta. Atje banon elita(jo për nga mendja) e Tiranës. Ka atje ministra, bankierë, deputetë, edhe gazetarë(se di si mund të bëhet me vilë nja nga soji ynë rrogëtar, po nejse…). Brenda fshatit të tyre ata ndjeheshin të vecuar prej nesh, popullit të thjeshtë.

Por edhe aty nuk i lanë rehat. Edhe brenda fshatit të të pasurve dhe të të pushtetshmëve, që unë po e quaj nomeklaturë, ka trazira. Frangaj, që mesaduket ishte vetëshpallur kryeplaku i fshatit, i kishte bërë letrat fushave të sportit dhe parkut, dhe i futi fadromat të bëjë pallate.

Populli tjetër, që jetojn jashtë “getos” se nomeklaturës, fërkoi duart: Kokat hëngshi, çtë bëjmë kur na bien më qafë neve, por njeri-tjetrit, qindin ti punojnë.

Por kur u punojnë qindin njëri-tjetrit, ata na kanë punuar të mijëtat neve ama. Dhe cudia e madhe në këtë rast është sesi është e mundur që Frangaj paska legalizuar pallate a diç tjetër me disa kate(sic pretendohet nga banorët e fshatit VIP), pa i ndërtuar fare? Historia ka treguar se Sandrin se pengon asgjë kur i hipën fadromës.

Ne fakt mua nuk me shqetëson shqetësimi i “fshatarëve” të Nomeklaturës, por me shqetëson harbutëria e Nomeklaturës që nuk pyet për asgjë lloj shteti. Ose më saktë më shqetëson ky palo shtet, që bëhet postiqe për bythët e Nomeklaturës.

Më shqetëson që Nomeklatura është gjithmonë e tillë, pra arrogante dhe harbute ndaj të tjerëve, sado të ndërrohen qeveritë dhe gjithmonë qeveritë janë vegla të saj. Banorët e tjere te fshatit te Nomeklaturës bënë denoncime poshtë e lart, bënë edhe letra e peticione në të gjithë zyrat e shtetit, edhe tek komisariati dixhital, por askush nuk ka ndërhyrë.

Natyrisht me vjen edhe keq edhe për ata që i kanë blerë vilat me para pune të ndershme, pasi jo të gjithë të pasurit janë hajdutë dhe harbutë, e tani Sandri po ua zë edhe detin edhe diellin.

Por me keq më vjen për kushuririn tim. Ai jeton e punon në një fermë në Greqi. Mezi ndërtoi një shtëpi, të cilën ende nuk e ka legalizuar pasi prêt radhën. Por taraca i pikonte dhe kur erdhi këtë verë, vendosi ti bëjë një cati, që të ikte me mendjen e mbledhur për shtëpinë.

Por sapo nguli gozhën e parë, kushëriri tjetër njoftoi komisariatin dixhital dhe brenda një ore ia behu furgoni i policisë. E liruan te nesermen, pasi pagoi kuptohet, dhe ai tentoi sërish të bënte catinë dhe sërish kushëriri tjetër, vigjilent, bëri detyrën patriotike. Atëherë ai iku duke thanë: Në hale vaftë shtëpia, me gjithë polici, me gjithë Shqipëri, me gjithe kusheri. Dua m… unë që vij këtu.

Next Post

Financime jo-transparente për partitë politike në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com