• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kur ndanin paratë në kabinë e fiknin dritën”/ Si bashkëpunonin të arrestuarit në Morinë

by Java News
13/04/2022 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Express ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj 14 zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin e njohur “Pika 2”, nën dyshimet për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria pretendon se rreshteri policor R.K., ka qenë në dijeni se vartësit e tij janë duke pranuar shuma të ndryshme të parave në formë të ryshfetit, por i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime në drejtim të ndalimit të kësaj veprimtare, përkundrazi është përfshirë edhe vetë në ndarjen e shumave të parave.

Prokuroria Speciale pretendon se rasti kur rreshteri policor ka ndarë paratë të cilat i ka “fituar” zyrtari policor F.H., gjatë ndërrimit, ka ndodhur më 8 mars të këtij viti. Por fillimisht ai ishte kujdesur që ta ndalte dritën e kabinës.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës shkruan se mëngjesin e asaj dite në kabinë hyn rreshteri policor R.H., “i cili fillimisht kontrollon dritaren pastaj kthehet e ndalë dritën e kabinës dhe afrohet tek tavolinat. Aty vjen zyrtari policor F.H., ku me dorën e majtë nga xhepi i majtë nxjerr disa kartëmonedha, të cilat i shpalon para rreshterit ku disa i ndan në dorën e djathtë e disa në dorën e majtë, vërehet se në dorën e majtë janë 2 kartëmonedha, njëra 10 euro dhe tjetra 5 euro, ndërsa rreshteri vërehet se nga dy duart ia merr nga një monedhë të cilat i futë në xhepin e majtë të jaknes, pastaj del nga kabina e pas tij del edhe zyrtari policor”.

“F.H., në cilësi të zyrtarit policor me detyrë në Pikën Kufitare në Vërmicë në vazhdimësi nga data 26.02.2022 deri më datë 08.03.2022, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar e me marrje të ryshfetit, u ka mundësuar hyrje pa i kontrolluar automjetet dhe personat në kundërshtim me ligjin, për “Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror”, duke u mundësuar transportuesve kontrabandimin e mallrave apo hyrjen e personave të dyshuar apo me pengesa ligjore pa u regjistruar në sistemin SMPK. E me datat 26.02.2022 rreth orës 15.18 derisa ishte në detyrë në kabinën numër 4, për kontrollin e pasaportave i pranon dokumentet nga qytetari A.G., shtetas i Republikës së Kosovës, dhe më datën 8.03.2022 në vendin e njëjtë në kabinën numër 1 në orën 10:00, derisa ishte në detyrë në kabinën për kontrollin e pasaportave e cila në ato momente nuk ishte duke u shfrytëzuar për kalimin e personave dhe automjeteve, në kabinë hyn rreshteri policor R.H., i cili fillimisht kontrollon dritaren pastaj kthehet e ndalë dritën e kabinës dhe afrohet tek tavolinat. Aty vjen zyrtari policor F.H., ku me dorën e majtë nga xhepi i majtë nxjerr disa kartëmonedha, të cilat i shpalon para rreshterit ku disa i ndan në dorën e djathtë e disa në dorën e majtë, vërehet se në dorën e majtë janë 2 kartëmonedha, njëra 10 euro dhe tjetra 5 euro, ndërsa rreshteri vërehet se nga dy duart ia merr nga një monedhë të cilat i futë në xhepin e majtë të jaknes, pastaj del nga kabina e pas tij del edhe zyrtari policor”, thuhet në aktvendimin e gjykatës të cilin e posedon Gazeta Express.

Tutje për rreshterin thuhet se nuk i ka ndaluar veprimtarinë e marrjes së ryshfetit nga vartësit e tij, edhe pse ka qenë në dijeni, por ka bashkëpunuar me ta në ndarjen e parave.

“Për R.K., me detyrë mbikëqyrës i ndërrimit në Pikën Kufitare në Vërmicë, duke keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që edhe pse ka qenë në dijeni që vartësit e tij janë duke pranuar shuma të ndryshme ta parave në formë të ryshfetit nuk ka ndërmarrë veprime në drejtim të ndalimit të veprimeve inkriminuese përkundrazi edhe vetë është përfshirë në ndarje të shumave të parave të cilat i kishte marrë nga vartësit e tij, siç ka vepruar në rastin më lartë”.

Aty theksohet edhe për 12 zyrtarët e tjerë se kanë marrë para nga qytetarët që kanë kaluar kufirin në mënyrë të parregullt dhe se paratë i kanë futur në xhepat e unifromës.

“Zyrtari policor I.I., në pikën kufitare në Vërmicë, më 23 shkurt pranon me pare dokumentet nga personi A.C., shtetas i Shqipërisë, në mënyrë të njëjtë paratë i futë në xhepin e pantollave të tij….Zyrtari policor I.S., më 28 shkurt derisa ishte në detyrë në kabinë, ka pranuar dokumentet nga personi N.N., ka marrë merr paratë dhe i fut në xhepat e jaknes..N.S., i merr paratë dhe i fut në xhepat e uniformës së tij…S.K,, ka tërhequr para nga dokumentet e Z.K., shtetas i Shqipërisë, të cilat pas pak i fut në xhepin e majtë të jaknes së tij”, pretendon prokuroria.

Prokuroria pretendon se para në xhepat e tyre kanë futur edhe zyrtarët policorë S.P., SH.A., Z.P., etj.

Gjykata ka vendosur që të pandehurve të ju shqiptohet masa e arrestit shtëpiak e cila do të llogaritet nga data e arrestimit 08.04.2022 deri më datën 08.05.2022, në kohëzgjatje prej një muaji.

“Detyrohet Policia e Kosovës ta verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj ta informojë gjykatësin e procedurës paraprake të kësaj gjykate”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Kujtojmë se dje gjatë aksionit “Pika 2” janë arrestuar 26 zyrtarë policiorë, prej tyre dy rreshter policiorë, aksion që u zhvillua në pikën kufitare në Vërmicë.

Një operacion të ngjashëm dje është realizuar edhe nga policia e Shqipërisë, ku janë arrestuar 34 zyrtarë policorë në pikën Kufitarë në Morinë, pikë kjo nga e cila udhëtarët kalojnë në pikën kufitare në Vërmicë.

Ky aksion ka qenë vazhdimësi e aksionit “Pika 1”, që është realizuar para tri javësh. Në atë aksion, ishin arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë.

Dyshimet ishin se ata pranonin ryshfet deri në 400 euro./Express

Next Post
‘S’ka pajtim në PD, bashkimi pengohet nga Alibeaj’/ Pampuri i përgjigjet ashpër Nokës: Gënjeshtra dhe mashtrime

‘S’ka pajtim në PD, bashkimi pengohet nga Alibeaj’/ Pampuri i përgjigjet ashpër Nokës: Gënjeshtra dhe mashtrime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com