• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur Luizi vjen në momentin e duhur, por…”/ Viktima e aksidentit në Tiranë, fanse e konkurrentit të BBVIP

by Java News
10/03/2023 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëra nga tre viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë ishte fanse e konkurrentit të Big Brother VIP, Luizit.

Disa prej postimeve të 22-vjeçares Erisilda Abedini në Tik Tok kishin në qendër Luizin dhe Kiarën, dy prej personazheve më të dashur të publikut shqiptar.

Kujtojmë se Klevis Ruçaj 20 vjeç, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe janë tre viktimat e aksidentit të rëndë të një dite më parë në Tiranë.

Nga aksidenti i frikshëm mbetën të vdekura në vendngjarje pasagjeret Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj, ndërsa i riu ndërroi jetë pak orë pas aksidentit në spitalin e Traumës.

Mësohet se Sikela Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut. Familja e saj jeton jashtë, ndërsa e reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë dhe vazhdonte të jetonte atje.

Automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin Klevis Ruçaj, me dy vajzat pasagjere në makinë, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Por, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë ku u përplas me një mjet tjetër që po udhëtonte drejt Elbasanit, një automjet tip “Honda”, me drejtues personin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Dy vajzat pasagjere humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital, ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i “Honda-s” dhe dy pasagjerët e tjerë që ishin me të.

Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët ka rezultuar se “Audi” udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e këtij aksidenti të rëndë.

Kjo zonë edhe më herët ka pasur problem për sa i përket aksidenteve me pasoja kryesisht të mjeteve që udhëtonin nga Elbasani në Tiranë. Këto aksidente sollën edhe nevojën për të rindërtuar rrugën duke krijuar këtë rrethrrotullim që sërish nuk i shmangu aksidentet./m.j

Next Post
Ditë të zeza/ S’kanë fund aksidentet, një tjetër person vdes pas përplasjes nga makina në aksin Korçë-Pogradec

Ditë të zeza/ S'kanë fund aksidentet, një tjetër person vdes pas përplasjes nga makina në aksin Korçë-Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In