• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kur do të marrë fund lufta?”/ Agresioni në Ukrainë temë kryesore e takimit të G20, Lavrov ‘bombardohet’ me pyetje

by
08/07/2022 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bali të Indonezisë nisi takimi i nivelit të lartë të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha, ndërsa agresioni rus në Ukrainë ishte tema kryesore. Në takim merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, ndërsa ministrat e jashtëm të vendeve perëndimore refuzuan të merrnin pjesë në darkën e mirëseardhjes për shkak të zotit Lavrov.

Agresioni i nisur nga Rusia në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit të 20 ekonomive kryesore (G-20), që nisi në Bali të Indonezisë.Në fjalën e saj gjatë nisjes së takimit të nivelit të lartë ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi bëri thirrje për unitet.Në takim janë të pranishëm Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Ministrin i Jashtëm kinez Wang Yi.

Sipas analistëve konsensusi gjatë këtij takimi duket i largët.Zonja Marsudi tha se vendet e varfra dhe vendet në zhvillim nuk e kanë marrë veten ende nga pandemia e koronavirusit, ndërsa tani përballen me më shumë sfida.

“Tashmë kemi përballë një krizë tjetër, lufta në Ukrainë. Efektet e kësaj lufte ndihen globalisht në çmimet e ushqimeve, tek energjia dhe hapësira fiskale. Si gjithmonë, vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të ulëta janë më të prekurat. Rritja globale parashikohet të ngadalësohet në 2.9% në vitin 2022, ndërsa inflacioni mund të arrijë deri në 8.7% për vendet në zhvillim. Pyetja është, a mund t’i zgjidhim këto probleme globale vetë? Përgjigja është jo. Sfidat globale kërkojnë zgjidhje globale”, theksoi ajo.

“Kur do ta ndaloni luftën?; “Pse nuk e ndaloni luftën?”, ishin pyetjet që iu bënë ministrit të Jashtëm të Rusisë nga gazetarët, pyetje që nuk morën përgjigje.

Ministrat e Jashtëm të G7 nuk morën pjesë në darkën e mirëseardhjes së këtij takimi, pasi sipas ministers së Jashtme të Indonezisë i pranishëm ishte shefi i diplomacisë ruse.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ministrat e Jashtëm zhvillojnë takime të veçanta me homologët e tyre.

Në takimin e lartë të G20 marrin pjesë vendet perëndimore që kanë akuzuar Moskën për krime lufte në Ukrainë, të cilat ajo i mohon, dhe kanë vendosur sanksione, por edhe vende si Kina, Indonezia, India dhe Afrika e Jugut që kanë heshtur ndaj Rusisë./VOA

/e.d

Next Post
Ligji/ ‘Dekriminalizim’ në shkolla, s’ka më mësues pedofil apo i dënuar për vepra penale ndaj fëmijëve! Ja si do emërohen drejtorët

Ligji/ 'Dekriminalizim' në shkolla, s'ka më mësues pedofil apo i dënuar për vepra penale ndaj fëmijëve! Ja si do emërohen drejtorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In