• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur dhuna bëhet model

by Namir Lapardhaja
29/10/2025 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja 

Bilanci i vrasjeve të martën në Shqipëri arriti kulmin, ku në pak orë disa krime të kryera me thikë ndoqën njëra-tjetrën. Kjo histeri e frikshme dhune nuk është rregulli, por përjashtim prej tij. Mirëpo, sa herë që ka ngjarje të tilla, vlen një reflektim për të kuptuar se përse ndodhin dhe çfarë e bën këtë shoqëri normale të shfaqet në momente të caktuara anormale. 

Së pari, nëpërmjet medias, rrjeteve sociale apo botës virtuale, kemi normalizim të dhunës, të urrejtjes dhe të forcës si mjet për zgjidhjen e konfliktit. Kemi humbje të balancave sociale, sepse njerëzit tashmë nuk frenohen më as nga turpi, as nga komuniteti, as nga ideja se çfarë do thonë të tjerët. Përkundrazi, agresioni dhe dhuna shihen nga shoqëria si prestigj për t’u imponuar. 

Së dyti, jemi shoqëri thellësisht e frustruar, duke mos pasur institucione rehabilitimi, përkujdesjeje apo qendra të shëndetit mendor. Ky nuk është vetëm problem shqiptar, por edhe më gjerë. Mjafton të hedhësh sytë në Evropë dhe më gjerë dhe e kupton se, pavarësisht çfarë ndodh në Shqipëri, sërish jemi mirë krahasuar. Sigurisht që pika e vlimit dhe shpërthimi mund të jenë të frikshme, por këto akte të tmerrshme kriminale, duhen parë nga institucionet e shëndetit publik edhe si një kambanë alarmi. Kemi fëmijë që rriten të traumatizuar nën përdorimin e dhunës dhe me modelet e saj të përditshme, sikurse kemi të rritur që janë mbrujtur me idenë se dhuna dhe forca është zgjidhje. 

Së treti, polarizimi ekstrem i retorikës politike dhe i përdorimit të një leksiku prej saj që vetëm se emeton dhunë dhe urrejtje, nuk mund të mos ketë ndikimin e saj në shoqëri, e cila rritet me idenë e një hendeku të tejskajshëm ekonomik dhe social, gjë që do të kërkojë të zbrazet diku herët a vonë. 

Së katërti, presioni ekonomik dhe social është shumë i lartë. Jemi një vend me ankth dhe stres të madh, pasiguri jo vetëm në punë, por në gjithçka që ka të bëjë me përditshmërinë tonë, çmime të larta, rroga të ulëta, dhe një disnivel të frikshëm ekonomik brenda shoqërisë, gjë që rrit pakënaqësinë sociale dhe stimulon reagimet e dhunshme. Sociologjikisht, njerëzit në gjendje trysnie dhe poshtërimi, janmë të gatshëm të shpërthejnë për motive krej banale 

Së pesti, si shoqëri përjetojmë një boshllëk të theksuar dramatik, që fatkeqësisht institucionet, qoftë shtetërore, qoftë edhe fetare, nuk kanë aftësinë për ta mbushur dhe të kryejnë rolin e shkarkuesit dhe të qetësuesit mendor të një shoqërie të ngarkuar nga stresi dhe ankthi i pasigurisë. Fatkeqësisht, në këtë vend nuk trajtohen njerëzit përpara se të shndërrohen në rrezik, por bëhen objekt vetëm pas faktit të kryer. 

Krime të tilla, është e pamundur të parandalohe në masën 100 për qind, mirëpo institucionet shtetërore duhet të kenë një plan masash konkrete për parandalimin e tyre. Nga ana tjetër, kërkohet një sensibilizim edhe më i madh nga e gjithë shoqëria për të mos neglizhuar reastet, të cilat, në masë të madhe, përpara se të venë të aktet ekstreme, japin shenja dhe paralajmërojnë nëpërmjet sjelljes së tyre të përditshme. 

Në fund, vlen të theksohet edhe një herë se sa kohë që dhuna të shpërndahet si model, të lavdërohet si forcë dhe të promovohet si sukses, ne do të vijojmë të jetojjmë ku vrasjet bëhen pjesë të kronikës së përditshme. Kjo mendoj se është kriza jonë reale, e cila nuk mund të trajtohet si kalimtare. 

 

 

Next Post
Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, ja kujt ia kalon KQZ mandatin e deputetes…

Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, ja kujt ia kalon KQZ mandatin e deputetes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

September 29, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Spahiu: Paketa e re në shkolla lehtëson prindërit nga shqetësimi për sigurinë e fëmijëve!

September 29, 2026
Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

September 29, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

September 29, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla reagon pas vendimit të Kushtetueses: Falenderoj opozitën për kandidaturën e Endri Shabanit! Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim

September 29, 2026
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Ambasadori i ri i SHBA, non grata e Berishës dhe keqkuptimi i madh

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

September 29, 2026
Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

September 29, 2026
“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

September 29, 2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com