• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kur Britania, (dhe jo Rusia) përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet e SHBA…

by Java News
17/01/2017 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga lajmet e rreme tek operacionet e fshehta, disa aspekte të përpjekjeve të Rusisë për të fuqizuar Trumpin në zgjedhje, u bëjnë jehonë taktikave të përdorura që në vitin 1940.

Operacionet e shehta të zbulimit, propaganda, lajmet e gënjeshtërta apo marifetet e pista: të gjitha këto janë mjete, të përdorura me qëllim për të influencuar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Vetëm se nuk flitet për vitin 2016. Flitet për vitin 1940. Dhe prapa tyre nuk qëndronte Vladimir Putini, por… Uinston Churchilli, dora vetë.

Shtatë dekada më parë, sipas asaj që shkruhet në një speciale të “Politico Magazine”, agjentët e shërbimit të fshehtë të Mbretërisë së Bashkuar, përdorën pikërisht disa prej aspekteve më kritike të atyre përpjekjeve që Rusia akuzohet se i ka përdorur vitin e kaluar, për të zgjedhur Donald Trumpin president të Amerikës.

Në vitin 1940, pjesa më e madhe e opinionit dhe e ligjvënësve amerikanë, ishte kundër një ndërhyrjeje, edhe pse Europa ishte tashmë e zhytur në një luftë të përgjakshme. Për këtë arsye, agjentët britanikë me vendndodhje në Nju Jork dhe në Uashington, u vunë në lëvizje, me qëllim që të ndikonin për zgjedhjen e kandidatëve, të cilit do të ishin në favor të një ndërhyrjeje të SHBA në luftë, transmeton bota.al.

Përpjekjet e tyre varionin, nga mbështetja për kandidatët pro ndërhyrjes, tek përpjekjet për të sjellë humbjen e mbrojtësve të neutralitetit të Amerikës, apo për të detyruar, nëpërmjet metodave që vetëm shërbimi i fshehtë mundet t’i përdorë, që të heshtin ata që ishin në favor të një rruge izolacioniste të SHBA. Qindra amerikanë që besonin se vendi i tyre duhej të futej në luftë kundër fashizmit, punuan për shërbimin e fshehtë britanik, ose bashkëpunuan për të konkretizuar përpjekjet e Londrës.

Objektivat e Uinston Churchillit ishin aq të qartë, sa janë të errët qëllimet e Vladimir Putinit. I pari e dinte se vetëm me mbështetjen e amerikanëve do të ishte në gjendje që t’i bënte ballë Gjermanisë naziste. Por, si thuhet në materialin e Politico Magazine, vendimi për të ndihmuar me ushqime dhe armë Britaninë e Madhe, qëndronte në duart e presidentit Roosevelt dhe një Kongresi që ishte kundër. Kështu, shërbimi i fshehtë britanik, SIS, përmbyti mediat amerikane me lajme të rreme, nxorri përgjime të paautorizuara si dhe surpriza të pakëndshme kundër kandidatëve amerikanë. Të gjitha me qëllimin për të fituar opinionin publik.

Komiunistët, fashistët dhe izolacionistët në Amerikë, e nuhatën dhe ngritën zërin në vitet 1940 dhe 1941, duke akuzuar britanikët se po manipulonin në fshehtësi mediat e SHBA, si pjesë e një fushate për të futur Amerikën në luftë. Ishin akuza të pasakta, në kuptimin që ishin të nënvlerësuara. Edhe komentuesit më alarmistë nuk e kuptonin shtrirjen e vërtetë të veprimtarisë së fshehtë të Britanisë. Sepse në këtë fushatë masive u përdorën nga të gjitha: falsifikime, joshje, vjedhje e grabitje, hile të ndyra elektorale, përgjime, survejime, hapje letrash me vula diplomatike. Kulmi arriti me përgjimin nga shërbimi i fshehtë britanik, i një bisede mes presidentit Franklin Delano Roosevelt dhe ambasadorit të tij në Britaninë e Madhe, Joseph P. Kennedy (babai i presidentit të ardhshëm). Dhe raporti për këtë përgjim iu përcoll menjëherë Churchillit…

… Historia e përpjekjeve të qeverisë së Britanisë së Madhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë dhe opinionin publik atje, është një shembull, i cili është shumë domethënës edhe sot, shtatë dekada më vonë. Një shembull që flet për fuqinë e propagandës dhe operacioneve të fshehtë për të ndryshuar historinë. Një shembull që demonstron se sa e vështirë është të ndash, në botën reale, shqetësimet e ligjshme nga teoritë imagjinare të konspiracionit. Por mund të jetë edhe një shembull që ofron një dritë shprese për aftësinë rimëkëmbëse që ka demokracia në SHBA. / www.bota.al/a.k

Artikullin e Politico Magazine mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.politico.com/magazine/story/2017/01/when-a-foreign-government-interfered-in-a-us-electionto-reelect-fdr-214634

Next Post
Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova veproi drejt me ndalimin e trenit

Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova veproi drejt me ndalimin e trenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com