• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur “bliheshin” gjyqtarët për Detin (dhe buxheti pas liste)

by S M
03/11/2017 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Politika shqiptare ka humbur prej kohësh sensin e hapësirës dhe të kohës. Provat për këtë fenomen janë të panumërta. Shikoni ku ndodhet vendi dhe dëgjoni një fjalim politik çfarëdo. Ose po të jeni të ngeshëm, siç janë jo pak njerëz në atdheun tonë të dashur, ndiqni parlamentin të enjteve e do të shihni një gjë sa banale, aq edhe skandaloze: rendi i ditës ndalet me orë të tëra, për t’i hapur rrugë sherrit “për procedurë”. Një dispozitë hileqare e lënë enkas pres kohësh që s’mbahen mend, i jep të drejtë deputetit që të marrë fjalën menjëherë pasi të shqiptojë togëfjalëshin magjik “për procedurë”. Pa u çuar ende në foltore, të gjithë e dinë që e fundit që do të respektohet, do të jetë pikërisht procedura.

Kjo ndodhi edhe dje në Kuvend, kur nisi seanca për buxhetin faktik të vitit të shkuar. Një provë asgjesuese, se në këtë shtet paratë, pra burimet financiare me të cilat shkon përpara ekonomia dhe jetojnë shqiptarët, janë rregullisht më të parëndësishme sesa sherret shterpe të gjelave të politikës. Si për të materializuar të kundërtën e shprehjes së njohur të Bill Klintonit në 1992 “It’s the economy stupid” (është ekonomia, budalla)!

E enjtja e fundit shënonte të parën seancë plenare, pas shpërthimit të skandalit “Habilaj”. Me një rrethanë shtesë: përplasjet e fundit shqiptaro-greke për planet urbanistike në Himarë. Çka prodhoi retorikën hibride më të habitshme të imagjinueshme. Njëra palë që akuzonte për mbjelljen e drogës në të gjithë territorin, kurse pala tjetër që akuzonte për manipulim politik me Himarën dhe çeshtjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Berisha ja arriti t’i kthejë projektorët mbi vete, edhe me pak minutat që Gramoz Ruçi i la në dispozicion. Ish-kryeministri akuzoi Gjykatën Kushtetuese se u ble nga opozita në prill 2010, me rastin e rrëzimit të Marrëveshjes detare! Fale Zot se s’di çfarë thotë, po të perifrazojmë shprehjen e famshme të Jezu Krishtit! Edhe shtatë vjet pasi marrëveshja detare është anulluar me rezultatin 9-0 në Kushtetuese, ish-kryeministri vijon të besojë në një draft i cili, nëse i referohemi fakteve të kohës, ka qenë negociuar në një raport të frikshëm vasaliteti me palën greke.

Shumëkush kujton ende sot sesi edhe kriteret që u zbatuan në përcaktimin e kufinjve detarë, hartat që u përdorën në ato bidesime, apo edhe tagri i munguar nga kreu i shtetit për panelin negociues – të gjitha fusnin ujë. Dhe të gjitha së bashku prodhuan një projekt që sot është tejet e vështirë ta mbrosh. Megjithatë Berisha është kapur fort pas së shkuarës së tij, e kjo është e kuptueshme. Ai dëshëron të mbrojë çdo centimetër katror të trashëgimisë së tij politike, me instiktin e atij që po largohet nga skena, por që i duhet të jetë edhe për ca kohë në skenë.

Megjithatë, përtej aspekteve të natyrës teknike që u cituan më sipër, Berisha dhe Basha kanë pasur mundësi ta testojnë politikisht shumë herë votuesin shqiptar, majtas dhe djathtas, në lidhje me atë marrëveshje. Si ka mundësi që ende sot të deklarosh se të blerët ishin gjykatësit kushtetues, e jo politikanët që u përfshinë në atë pazar të shëmtuar kilometrash në detin përballë Sarandës?! Si ka mundësi që të vijojë kokëfortësia për të mbrojtur të pambrojtshmen?!

Përplasja e vonuar për detin, apo me gjerësisht qëndrimet e opozitës për Himarën dhe aspekte të tjera të marrëdhënieve me Greqinë (varrezet ushtarake), pasqyrojnë në fakt dy qajse krejt të ndryshme, dy filozofi të kundërta në politikën ndaj fqinjit tonë jugor. Opozita e sheh ende Athinën si një element kyç dhe të pazëvendësueshëm në skakierën rajonale, ndërsa nga ana e tij Rama, me shpërfilljen dhe improvizimin tashmë të njohur diplomatik, i përjeton në mënyrë krejt të relaksuar në marrëdhëniet me Ciprasin e qeverinë e tij. Berisha e ka ende të gjallë frikën e vitit ’97 ndaj grekëve, një fobi nga e cila po dëshmon se e ka të pamundur të shkëputet. Kurse Rama, i cili ka avantazhin e të qenit jashtë ndodhive traumatike të viteve ’90, i sheh raportet me Athinën në një prizëm shumë më të shkarkuar nga frika dhe llogaritë meskine.

Por nuk është vetëm ky faktori që bazë që ndan sot pozitën dhe opozitën në qëndrimet ndaj fqinjit jugor. Opozita shqiptare ka ende një fije shprese se duke luajtur në shumë plane, sa i përket faktorit grek, mund të krijojë kushte destabiliteti për Ramën. Acarimi i situatave të tilla si Himara, si dhe shkelja e përsëritur e syrit ndaj Athinës, kanë krijuar iluzionin se mund të krijojnë me kalimin e kohës, një konjukturë ndërkombëtare negative për qeverinë aktuale. E cila mund të çonte, për shembull, në një veto të padeklaruar greke në hapjen e negociatave, apo më së paku në një politikë më të fortë kushtëzuese nga fqinji jugor ndaj Tiranës zyrtare.

E gjitha kjo është një politikë dritëshkurtër, për të thënë më të paktën. Sepse të heshtësh kur Greqia dëshëron të pyetet edhe sesi do të jetë shetitorja e Himarës, kjo është jo absurde, por qesharake. Dhe opozita shqiptare s’mund të bëjë sikur nuk e kupton atë që ndodh në qytezën e vogël turistike. Debati i sotëm për dosjen greko-shqiptare s’mund të ketë një palë në zyrat e shtetit dhe dy palë të tjera, njëri në zyrat e opozitës e tjetra në kancelarinë e shtetit fqinj. Një shteti që nuk njeh fare minoritete, por që bërtet gjithë ditën për to! Kjo “ndarje punësh” në segmentin Tiranë-Athinë është e shëmtuar dhe tejet e dëmshme për imazhin dhe interesat tona si shtet. Grinduni për gjithçka, por jo për këtë të paktën…

 

 

Next Post
Kalinihta gënjeshtar

Kalinihta gënjeshtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com