• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Kur bashkëpunëtori Berisha zhvarrosi dhunshëm eshtrat e babait tim”, rrëfimi i Gramoz Pashkos

by A R
17/08/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i qeverisë Meksi për të zhvarrosur eshtrat e Josif pashkos bashkë me ato të Enver Hoxhës e të tjerë udhëheqës komuniste.“ Berisha por edhe Meksi ishin një natë më parë tek unë por nuk më thanë asgjë”.

Kur Gramoz Pashko hapi derën e shtëpisë ku do të themelohej Partia Demokratike, nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte shpejt një ditë kur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, do të vulosnin zhvarrosjen dhunshëm të eshtrave të babait të tij.

Kishin qënë miq e bashkëpunëtorë në ato ditë të vështira  të dhjetorit të vitit 1990, kishin ndarë bashkë idëte, frikën, shpresën, entuziasmin, por edhe bukën e gojës.

Ishte dhjetori i vitit 90. Ata nuk e dinin ende aq mirë se çfar i pristë kur vendosen të vihen në krye të studentëve për të shtyrë drejt greminës sistemin komunist.

Gramoz Pashko, Sali Berisha, Azem Hajdari, Arben Imami, Preç Zogaj, Aleksandër Meksi, e shumë të tjerë ishin drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit 1990.

Një ngjarje e rëndë do ta trondistë Pashkon,  pikërisht në muajt e parë kur bashkë me Berishën, Hajdarin, meksin, Imamin e të tjerë e kishin fituar betejën me komunistët.

Babai i tij, Josif Pashko, ishte në anën tjetër, atë të komunistëve. Ishte varrosur në varrezat e dëshmorëve të Kombit, kur kishte ndërruar jetë gjatë sistemit komunist.

Ndoshta edhe po të kishte qënë gjallë, atje do të rrinte sepse kishte qënë bashkëpunëtor i rëndësishëm i Enver Hoxhës.gramoz berishe

“Isha në shtëpi atë natë kur na erdhi një urdhër nga bashkia për zhvarrosjen e eshtrave të babait tim Josif Pashko. Ishte një copë letër  ku shkruhej se eshtrat e Josif Pashkos do të preheshin në varrezat e Sharrës të nesermen në orën 6 të mëngjesit”, kështu e nis rrëfimin për një prej historive të dhimbshme të jetës së tij, i ndjeri, Gramoz Pashko.

E ka treguar këtë histori në një intervistë për Gazeta Shqiptare në qershor të vitit 2000.  Gramoz Pashko rrëfen natën kur Berisha kishte vendosur të zhvarroste eshtrat e babait të tij për ti hequr nga varrezat e dëshmorëve të Kombit drejt Sharrës.

Ishte një ndër nenët e vështira të profesorit të njohur të ekonomisë, themelues i PD-së një ndër njerzit më aktiv në lëvizjen e dhjetorit 1990.

Kishte pak muaj që PD kishte fituar zgjehdjet e 22 marsit 1992. Berisha kishte nisur revanshin ndaj kundërshtarëve të tij Brenda partisë më shumë se sa ndaj ish-udhëheqësve komunist.

Pjesë e këtij revanshi është ngjarja e zhvarrosjes së eshtrave të udhëheqësve komunistë nga varrezat e dëshmorëve të Kombit drejt varrezave të Sharrës. J

osif Pashko, babai i Gramoz Pashkos kishte qënë pjesë e nomenklaturës komuniste.

Për këtë arsye, eshtrat e tij u zhvarrosën nga dëshmorët e Kombit dhe bashkë me ato të diktatorit Enver Hoxha dhe udhëheqësve të tjerë komunistë u çuan në varrezat e Sharrës.

E gjithë procedura do të kryhej gjatë natës.

“Kjo na u duk një çmënduri , sepse hapja e një varri duhej të bëhej së paku në prani të familjes si dhe të një përfaqësuesi fetar por kërkonte edhe një ceremony të caktuar.

Atëherë në dërguam Fatosin, vëllain tim,  që të asistonte në procesin e zhvarrimit, sepse  donim të ishim të sigurt  që në ditët e ardhëshme në varrezat e Sharrës, do të vendosnim lule në varrin e babait tonë dhe jo diku tjetër.

Mu duk e çuditshme sepse vetë Berisha kishte qënë në shtëpinë time një ditë më parë, madje edhe Meksi por nuk më kishin thënë gjë.

Porn ë fakt për mua nuk kishte me rëndësi, se në cilën pjesë të kryeqytetit do të ppreheshin shtrat e tim eti.

Mjafton që përfaqësuesit er bashkisë së Tiranës, gjatë zhvarrimit dhe procedurave përkatëse të respektonin rregullat minimale të përcakutuara nga njerzimi. Vetë shkrimtari Kadare në disa libra të tij shkruan me hollësi për domosdoshmërinë e zbatimit të tyre.

Një ditë më pas, kur bashkia i kishte vendosur eshtrat e Josif pashkos por edhe ato të Enver Hoxhës e ish-udhëheqësve të tjerë komunist në Sharrë, Gramoz Pashko dhe familjarë të tjerë ishin atje për të kryer cermoninë e nevojshme.

Po atë ditë e po në atë vend ishin edhe familjarët e ish-udhëheqësve të tjerë. Gramozi do të duhej të prballej jo vetëm me eshtrat e babait të tij të hequra dhunshëm nga njerzit e partisë së tij por edhe me ata që për Gramozin ishin kundërshtarë, familjarët e ish-diktatorit e byrosistëve të tjerë.gramoz gazete

I ishin sulur me mllef të madh Gramoz Pashkos: e shikon çna bërë, ti e ke fajin. Sepse Gramoz Pashko kishte qënë një ndër drejtuesit kryesorë të lëvizjes studnetore e cila shtyu drejt greminës sistemin e kalbur komunist në dhjetor të vitit 1990.

Qysh në atë moment, Gramoz Pashko ishte armiku për byroistët e familjarët e tyre. Përballja me tan ë varrezat e Sharrës ishte një moment dëshpërimi për Pashkon, i cili do të pasohej me të tjera moment të tilla deri tek përjashtimi nga PD më 13 gusht 1992.

Gramoz Pashko, Arben Imami, Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben demeti, Edmond Trako, Ridvan Peshkëpia, Shahin kadare  e shumë të tjerë u përjashtuan dhunshëm nga PD në konferencën e 13 gushtit të vitit 1992, pasi prej pak muajsh ishin pozicionuar kundër liderit të PD-së në atë kohë, Sali Berisha.

Pas më shumë se 13 vite, Gramoz Pashko qëndroi larg PD-së për tu rikthyer në pranverën e vitit 2005, pranë Berishës.

Ai u rikthye si kandidat i PD-së në Ersekë, garë të cilën e humbi. Gramoz Pashko humbi jetën në korrik të vitit 2006, pas një aksidenti në Himarë ku mundi të mbijetonte por udhëtimi me helicopter drejt Italisë do të ishte fatal për të.

Helikopteri me të cilin po transportohej Gramoz Pashko u rrëzua . Bashkë me Gramoz Pashkon në atë aksident tragjik, humbi jetën edhe i biri dhe stafi mjeksor e pilotët./Tema/a.m.

Next Post

Biden në konferencën me Thaçin: Demarkacioni dhe Asociacioni duhen konkluduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

February 18, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

February 18, 2026
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

February 18, 2026
“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In