• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

by Ben Andoni
08/08/2024 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Humbja e fundit në Himarë ka sjellë shumë cinizëm në radhët e PD-së, si ata që janë nën hijen e madhe të kryetarit të padiskutueshëm Sali Berisha, por edhe mes veti. Plasaritjet e para kanë ardhur nga pak deklarata aty-këtu të anëtarëve të PD-së, pëshpëritjet e pamundësisë nën drejtimin e Liderit dhe në akuzat e lodhshme për Ramën, që shijon ndërkaq i qetë dhe i patrazuar pushimet verore në Rivierë.

Inercia e pamundësisë së opozitës në dy legjislaturat e fundit ka treguar jo thjesht dobësinë e përfaqësimit, por edhe atë që publiku e kuptoi mirë para disa ditëve, pas dakordësimit të Kodit Zgjedhor me mos prishjen e status quo-s mes tyre. Partia Socialiste, lexo Edi Rama, ka të gjithë pushtetin politik, kurse zbehtësia e goditjeve të drejtësisë i jep argumente pafund opozitës të tregojë sesa larg është ky pushtet ndaj pritshmërive. Po pse nuk ndryshon asgjë? Pasi në PS ka pushtetin e tre mandateve. Kurse në PD nuk duan të ndryshojnë ose më saktë, u pëlqen kjo lloj gjendje. Kasta e krijuar nuk ndryshon dot asgjë. Paçka se një grup i pakët njerëzish janë të rregullt nëpër protestat javore, që mezi mbushin pak dhjetëra vetë, ajo që kuptohet është se më shumë po punohet për listat e ardhshme dhe atë pjesë që do jetë e mbyllur sesa realisht ndryshimin, që e imponon koha.

Si mund të ishte formula e ndryshimit?! Është e vërtetë që kinse PD-ja e kërkon dhe fajëson Ramën, por ata janë të paaftë të ndryshojnë në thelb dhe të ndikojnë në ndryshimin e sistemit zgjedhor (duhet të kushtëzonin); PD-ja është e mbyllur për prurjet e reja dhe intelektualë që mund të bëjnë ndryshimin e kësaj force; kur firmosën për rrogat në kulmin e inatit me njerëzit e PS-së, askush nuk e ngriti zërin, që tashmë numri i 140 deputetëve është i tepërt; kurse pas rastit të Berishës dhe Xhaçkës me kolegët e tyre, shumë pak janë zërat në parlament që deputetët të mos kenë as edhe një imunitet; ato që po ndodhin tek PS dhe PD nuk premtojnë se ato do kërkojnë ndonjëherë reformimin e vetë Ligjit të partive, atë që sot e ka shpërdorur keqazi dhe demokracinë e vendit tonë; për të mos thënë një nga më të mprehtat, atë që lidhet me financimet politike. Politologë mund të shtonin dhe pika të tjera, por fakti është se PD-ja kinse shikon si kundërshtar Ramën dhe nuk mund të shohë batakun, ku po zhysin bashkë me veten të gjithë vendin. Është e vërtetë që përballja me Ramën, po vështirësohet pafund nga “modernizimi” i teknikave për të fituar zgjedhjet, por opozitës i duhet një fytyrë e re dhe mbi të gjitha fryma. Nuk është më idealizëm, është kërkesë e nevojshme për ndryshim.

Dikur, një njeri që kaloi në kalvare të pafundme, që nuk mund të krahasohen me atë të kësaj kaste vegjetuese nga opozita shqiptare, shkruante: “Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm. Dhe për të pasur aftësinë më pas për të shpjeguar pse nuk ndodhi”. Quhej Çërçill dhe mbajti pushtetin, kur kishte pozitat më të dobëta dhe e humbi atë, bash kur kontribuoi si të rrallët kundër fashistëve, që ne i… përkëdhelim tani, por edhe kur besonte se ishte i pathyeshëm. Kuptohet ky nuk është rasti i PD-së dhe as krahasimi me personazhin e Ramës. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
Shërbime në e-albania, bizneset do të aplikojnë online për punonjësit e huaj

Shërbime në e-albania, bizneset do të aplikojnë online për punonjësit e huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com