• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kundera, e shkuara dhe vlera te PD-ja

by Ben Andoni
10/06/2023 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është kaq e lexueshme mënyra sesi shprehet politika shqiptare, saqë shumë kohë përpara dihej kthimi i Bashës, kuptohej shumë mirë se Berisha ishte pas tij, dihet gati qartë se: PS-ja nuk mund të ekzistojë pa kryeministrin Rama dhe të gjitha lëvizjet e tij. Të gjithë flasin sesi në të ardhmen do të ndryshojnë në Shqipëri, por pa dhënë përgjigje për të shkuarën. Ose më saktë, të gjithë duan të ndërrojnë të shkuarën përmes të ardhmes.

Më shqetësuese nga të gjitha në politikë është fakti se flitet për opozitë dhe ajo kërkohet me ngulm te PD-ja, që tashmë zyrtarisht është e ndarë në tre pjesë fare të dukshme. Orientimi që ka sjellë PS-ja në zhvillimet e ndryshme e ka shndërruar vendin sipas përfytyrimit të tyre dhe kjo është e kuptueshme me këtë pushtet të pamatë, por ata kanë mundur ta shndërrojnë indirekt edhe PD-në. Tashmë ky formacion politik është i paqenë dhe mbi të gjitha në kërkim të vlerave, që ata vetë nuk i hasin kund. Në vend të përpjekjes për t’i gjetur ato dhe për të ngritur formacionin që lëngon prej vitesh, ata i janë dorëzuar absurditetit.

Vendi ka njohur një shndërrim të plotë, por PD-ja vazhdon e merret me luftën e brendshme, që e mbulon tashmë me një kauzë, përsëritur prej disa herësh: Vjedhja e zgjedhjeve! E drejtë si standart, e megjithatë, opozita akuzon për shumë e shumë gjëra të tjera, jo pak herë drejt, por artikuluar në gojën e disa individëve që lenë shumë për të dëshiruar. Në këtë rast, këtë konfuzion, nuk mund ta ndihë më as edhe një program politik, pasi idetë duhet të kultivohen dhe duhet të mbrohen në të tashmen, jo në të ardhmen. Rasti i përplasjeve të shkuara në godinën e PD-së, janarin e shkuar dhe çudia si e mbron të gjithë aktin Berisha; i gjithë procesi i ardhjes së Bashës; lufta pa asnjë shans ngritje në vendin e Partisë Demokratike (Legale) dhe përdhosja që po i bëjnë institucionit opozitar nuk premton as edhe një të ardhme. Të mendosh se: në rast se do të respektoheshin vlerat: ato do të kishin sjellë deri diku paqë, autoritet të vërtetë dhe një sens komuniteti, siç mëton në një libër të tij ideologu i konservatorëve Scruton për karakterin e vlerave. Në këtë logjikë e kupton edhe këtë gjëndje te PD-ja.

Vlerat nuk na jepen në përparësi, por na sfidojnë që t’i zbulojmë, më saktë: vlerat na shpërhapen para syve kur përpiqemi sëbashku. Partia Demokratike (Legale) e humbi me përpjekjen e zgjedhjeve të fundit, kur nuk kuptuan se vlerat duken kur bashkohen drejt një qëllimi të madh të përbashkët. PD-ja e Rithemelimit me kaosin dhe narracionin e saj. E, kjo ndodh kur mëton të kapësh me ngulm të ardhmen, ndërkohë që PD-ja, si grup politik, është peng i së shkuarës së vet.

Ajo që po e vret më shumë të Djathtën shqiptare është se nuk bashkohen tek një mendim dhe të kenë mundësinë të ndjekin një model. Ky është roli i atyre që drejtojnë dhe dinë të frymëzojnë për të krijuar modele. E ky për fatin e keq s’është më i identifikueshëm në asnjë nga figurat që PD-ja po oferton për të ardhmen e vet. Berisha, Basha, Bardhi, Noka, e shumë të tjerë jo vetëm nuk e shpërfaqin vlerën por indirekt e fshijnë me gjuhën e urrejtjes dhe dhunës. Mbase, kjo do jetë sfida e padukshme e PD-së, gjetja e njeriut që do t’i drejtojë kah vlerave ku duhet të mblidhen. Veçse, zëri i intelektualëve nuk është i mirëpritur, ashtu si zëri i të pavarurve. Në vend të kësaj ka mbetur kakofonia për të gjetur mundësinë që individët të kenë dhe një ulëse në parlamentin e ardhshëm, sepse të gjithë duan t’i shpëtojnë të shkuarës. Kundera me atë zgjuarsinë e shqisës së njeriut të letrave e kuptoi më së miri këtë lloj gjëndje: “Njerëzit gjithmonë bërtasin se duan të krijojnë një të ardhme më të mirë. Kjo nuk është e vërtetë. E ardhmja është një zbrazëti apatike që nuk i intereson askujt. E kaluara është plot jetë, e etur për të na acaruar, provokuar dhe fyer, për të na tunduar për ta shkatërruar ose ritushuar atë. Arsyeja e vetme që njerëzit duan të jenë zotër të së ardhmes është thjesht të ndryshojnë të shkuarën”. Ky me sa duket është edhe rasti i PD-së së sotme. (Javanews)

 

Next Post
Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën e huaj: 96 % kanë kaluar, sa nxënës janë vlerësuar me notën 10

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën e huaj: 96 % kanë kaluar, sa nxënës janë vlerësuar me notën 10

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com