• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kundër-mesazhi i demokratëve në Kongres: Nëse Trump do ishte në vend të Reganit, SHBA do humbiste luftën e ftohtë

by A R
05/03/2025 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë herë, kundërfjalimi në Kongresin e SHBA-ve, i caktuar për opozitën, iu besua Senatores së sapozgjedhur të Miçiganit, Elissa Slotkin.

Sipas mediave të huaja, ajo foli në mënyrë të thatë, duke zgjedhur të renditë fakte konkrete, duke nxjerrë ngjarje nga historia dhe duke u marrë me çështje të përditshme.

Kundër-fjalimi është një moment i rëndësishëm politik në jetën amerikane, por ai ndodhi kur ishte natë dhe miliona amerikanë kishin ndryshuar kanal ose kishin shkuar në shtrat.

Shumë amerikanë e bënë këtë pas fjalimit më shumë se nëntëdhjetë minutësh të Donald Trump.

Slotkin, 48 vjeç, është ‘përralla amerikane’ e panjohur për shumë njerëz. Është Heidi që u bë asistentja e 007. Ajo është një ish-vajzë ferme, e lindur në Nju Jork dhe e rritur në Holly, në Michiganin rural, e kthyer në sociologe me një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Kolumbia.

Pas studimeve të saj, Slotkin u rekrutua nga CIA si analiste e Lindjes së Mesme, duke shërbyer tre herë në Irak së bashku me ushtrinë amerikane. Ajo ka punuar me administratën e Xhorxh W. Bush dhe Barack Obaman, ka qenë ndihmës sekretare e Mbrojtjes dhe ka punuar në Departamentin e Shtetit. Karriera e saj politike filloi në vitin 2018, kur ajo fitoi një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, duke mundur përfaqësuesin republikan Mike Bishop.

Gjatë mandatit të saj, ajo u fokusua në kujdesin shëndetësor dhe uljen e kostos së barnave. Vitin e kaluar ajo u zgjodh në Senat. Në fjalimin e saj ajo kujtoi ish-Presidentin Ronald Regan dhe bëri një krahasim me Trump në qasjen e tij ndaj Rusisë.

Ajo tha se Reagan “duhet të jetë kthyer në varrin e tij” pas përplasjes të së premtes midis manjatit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

“Ne të gjithë duam një fund të luftës në Ukrainë,” tha ajo, “por Reagan e kuptoi se forca e vërtetë e kërkuar nga Amerika ishte të përputhej me forcën tonë ushtarake e ekonomike dhe me qartësinë morale. Skena në Zyrën Ovale sipas saj, nuk ishte thjesht një episod i keq i realitetit televiziv, por ishte shuma e të gjithë qasjes së Trump ndaj botës”.

“Ai beson,” shtoi ajo, “në favorizimin e diktatorëve si Vladimir Putin dhe duke shkelmuar miqtë tanë kanadezë me dhëmbë”. “Ai e sheh udhëheqjen amerikane,” vazhdoi ajo, “si një transaksion të thjeshtë të pasurive të paluajtshme. Unë isha një vajzë që u rrit në Luftën e Ftohtë dhe jam mirënjohëse që Reagan dhe jo Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë. Trump do të na kishte bërë të humbnim Luftën e Ftohtë.”

Slotkin u bëri thirrje votuesve që të mbajnë përgjegjës zyrtarët e tyre të zgjedhur për vendimet që marrin. “Është e lehtë,” tha ajo, “të lodhesh, por Amerika ka nevojë për ty më shumë se kurrë. Nëse gjeneratat e mëparshme nuk do të kishin luftuar për këtë demokraci, ku do të ishim ne sot?”

Next Post
Shqipëria e Gjin Gjonit, Dumanit, Olsi Dados dhe Sametit nga Fieri

Shqipëria e Gjin Gjonit, Dumanit, Olsi Dados dhe Sametit nga Fieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

October 26, 2026
Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

October 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

Gary Kokalari i shkruan ambsadorit Wendt! Kriza e Shqipërisë: Nevoja për udhëheqje dhe llogaridhënie të SHBA-së!

October 26, 2026
Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

October 26, 2026
I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In