• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kultura jonë “turke” dhe gjasat për grusht shteti në Shqipëri

by Alfred Peza
06/12/2017 07:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Lajmi për një fjalim të Mevlut Çovusoglu gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” ku ai u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë, u përcoll nga mediat pothuajse me të njëjtin titull. E ai ishte: “Ministri i Jashtëm turk: Ne kemi një kulturë, miliona shqiptarë janë turq. Nesër mund të ketë grusht shteti edhe në Shqipëri…”

Kjo më bëri kurioz për ta lexuar me vëmendje të shtuar shkrimin, për të kuptuar nëpërmjet gojës së shefit të diplomaicisë së Ankarasë, pak a shumë idenë që qarkullon në elitën e pushtetit të sotëm turk, për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ai citohet të ketë thënë se “një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë”. “Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare”. “Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë me origjinë shqiptare”.

Më pas sigurisht nuk kishte se si të mos e çonte gjuhën aty ku edhe i dhemb aktualisht dhëmbi qeverisë dhe shefit të tij, tek Fetulla Gylen. “E dimë që institucionet e FETO-s kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, dhe shqiptarët u kanë besuar atyre edukimin fëmijëve të tyre. Pikëpyetja ime është. Pse futen në sistemin edukimit, marrin në shkollë nxënëse dhe fëmijë të një niveli elitë? Pastaj vazhdojnë të futen në struktura siç kanë bërë në Turqi, si në drejtësi, polici, ushtri. Atëherë duhet ta vlerësojmë shumë mirë që e njëjta situatë ekziston në Shqipëri, ku duhet të marrim masa konkrete tani që mos jetë vonë nesër”,- tha ai.

E gjitha kjo ndodhi në prani të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ndërkohë që shefi i mazhorancës Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha ndodheshin në Bruksel për çëshjtjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që po gjatë ditës, u raportua se një pedagog i ri shqiptar në Universitetin e Ankarasë, doktorant për teologji nga Cërriku, ishte ndaluar sëbashku me bashkëshorten, i dyshuar për pjesëmarrje në grushtin e shtetit në 15 korrikun e 2016 prapa së cilës Presidenti Erdogan akuzon se qëndron armiku i tij Nr. 1 publik, Fetullah Gylen.

Ajo që vihet re lehtësisht në ligjërimin e shefit të politikës së jashtme të Turqisë, është përodrimi i disa klisheve të cilat janë një lloj steriotipi i njohur në komunikimin politik mes dy vendeve. Më së shumti për kortezi, inerci e populizëm, sesa si një realitet koherent i sotëm. Fakti përshembull që në Turqi jetojnë miliona shqiptarë, të cilët janë pasaardhësit e shqiptarëve që kanë qenë dikur pjesë e administratës së Perandorisë Osmane gjatë pesë shekujve të pushtimit, përveçse si statistikë, nuk është se luan ndonjë rol të qenësishëm sot në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Me siguri më shumë rol kanë rreth 3- 4 milionë turqit në Gjermaninë e sotme, për marrëdhëniet mes tyre. Por as Gjermania dhe as Turqia nuk e thonë se turqit janë gjermanë apo se gjermanët janë turq. Këtë nuk e thonë as italianët për arbëreshët, e kështu me radhë. Pavarësisht një konteksti më specifik marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Turqisë , është e tëpërt të thuash se shqiptarët janë turq dhe se kemi një kulturë. Çështjet e identitetit kombëtar shqiptar dhe elementët e orientimit tonë qytetërimor drejt atij perendimor, e bëjnë këtë, tezë të një debati shumë më të thellë e profesional.

E sigurtë është që steriotipet e përdorura për propagandë të ndihmojnë për të qenë populist, por nuk e shpjegojnë thelbin e të vërtetës ashtu siç është plotësisht, ndaj edhe nuk duhen marë edhe aq shumë seriozisht. Një ministër i jashtë turk, duket në të drejtën e vet ta thotë këtë, nëse kujton përshembull se vite më parë, po në Tiranë, një drejtor i rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit kur sapo ishte krijuar aleanca e madhe antiterror pas 11 shtatorit dhe kishte filluar lufta në Irak e Afganistan, e rendiste Shqipërinë në krye të “vendeve islamike” që e mbështesnin luftën e Presidentit të atëhershëm Xhorxh W. Bush kundër “boshtit të së keqes”.

Gjithësesi ajo që tërheq më shumë vëmendje dhe duket më serioze, është fraza që lihej të kuptohej se grushti i shtetit që ndodhi në Turqi, mund të ndodhë edhe në Shqipëri nesër, nëse nuk e mbështesnim kërkesën e tyre për luftën kundër rrjetit të shkollave të Gylenit dhe njerëzve që konsiderohen si mbështetës të tij këtu. Eshtë e kotë t’i hysh historisë për të thënë se grushtet e shtetit atje kanë si specifikë rolin e elitës shumë të fuqishme ushtarake, e që këtu kjo as që ekziston.

Jo vetëm se jemi vend anëtar i NATO-s, si edhe Turqia vetë, por elita jonë politike me apo pa koshiencë, ia arriti që ta shkatërrojë me sukses çdo mundësi të tillë që pas 1990 e duke i dhënë shkelmin e fundit elitës së vjetër ushtarake më 1997, me hapjen e depove të armëve. E vetmja tentativë reale për grusht shteti në Shqipëri, ka qenë ajo e 14 shtatorit 1998, e cila u zbyth me vetëm një telefonatë të ardhur nga përtej oqeanit.

Të kuptohemi që Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në rajon në çdo aspekt, por kjo ska lidhje as me kulturën neotomane që ekziston akoma tek ne, as me steriotipin dhe klishetë propogandistike korteziale se shqiptarët janë turq apo anasjelltas, e as me ndonjë rrezik të paqenë për grushte shteti./Alpenews.al

Next Post
Ndërron jetë legjenda e Rock-ut francez, John Hallyday

Ndërron jetë legjenda e Rock-ut francez, John Hallyday

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

June 24, 2026
“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In