• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kultura e justifikimit të barbarisë

by Mero Baze
04/11/2020 00:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Masakra e Vjenës i ka ekspozuar shqiptarët, si terroistë, si viktima, dhe si mbrojtës të rendit, por për asnjërën prej këtyre roleve, nuk kemi as përgjegjësi dhe as merita. Në të gjitha rastet ajo është një tablo që vizaton Austrinë, qytetërimin e saj, aftësinë e saj për të integruar brenda vetes, raca dhe popuj të ndryshëm, mes të cilëve lindin edhe terroristë, edhe policë të mirë, ashtu siç ndodh të ketë dhe viktima fatkeqe.

Por shoqëria shqiptare në Ballkan, më shumë Kosova e Maqedonia, e më pak Shqipëria, nuk kanë pse turpërohen apo krenohen për atë që ndodh në Vjenë, pasi ajo është një histori me të cilën përballet Austria. Dhe Austria e ka aftësinë, identitetin dhe fuqinë e një qytetërimi të ndriçuar, t’ia dalë mbanë. Ne mundet vetëm të solidarizohemi me të.

Por shoqëria shqiptare nuk mund të fshehë kokën si struci për fenomenin e terrorizmit islamik në trojet tona. Nuk po dua të identifikoj grupe dhe individë konkretë, që në këtë hapësirë janë zëdhënës të terrorizmit islamik, pasi kjo tashmë është punë e policisë, por në shoqërinë tonë ekziston kultura e justifikimit të kësaj barbarie publikisht. Dhe kjo duhet denoncuar.

Edhe nëse shikoni reagimet e sotme, ju e kuptoni që një pjesë e shoqërisë tenton të justifikojë barbarinë me të ashtuquajtura provokime të Perëndimit, lajthitje të Macronit apo Sebastian Kurz.

Më e fortë ishte kjo në rastin e Francës, kur ambasadori i Kosovës në Paris, “guxoi” të shpërndajë një raport korrekt të “Le Figaro”, që bënte përmbledhje kronologjike të aktit terrorist në Francë, pasi i prenë kokën një mësuesi.

Hordhia e barbarëve shqiptarë u çua në këmbë t’i pritej koka ambasadorit, i cili jo vetëm që nuk mori qëndrim në atë histori, por thjesht shpërndau një lajm që sqaronte historinë.

Në të njëjtin moment, barbarëve u vriste sytë më shumë e vërteta, se sa vetë krimi. Ata nuk donin të ishte e qartë ajo që kishte ndodhur, por e donin të vërtetën e tyre të manipuluar, si të “provokuar” nga Perëndimi.

Medie të tëra në hapësirën shqiptare i hapën rrugë barbarisë së justifikimit të krimit. Në Shqipëri, në krye të kësaj hordhie qëndron një portal televiziv i djalit të Sali Berishës, një adhurues i kësaj race.

Një komentator islamik nga Maqedonia, Kim Mehmeti, që ka edhe një pjesë të origjinës shqiptare, bëri thirrje për linçim publik të ambasadorit.

Në Kosovë, rrjetet sociale ishin të mbushura me komente plot urrejtje të një kategorie trushpëlarësh që kërkojnë të vihet në vend nderi i Profetit, pas asaj që bëri Macroni.

Në Shqipëri, një dizenjator si Bujar Kapexhiu, që ilustron çdo ditë lajthitjet e presidentit Ilir Meta, kërcënoi në debat televiz një gazetar, duke i thënë se “unë të vras po më preke idhullin tim” (në fakt ai maksimumi mund të të spiunojë diku, se për të vrarë të merr të keqen.)

Edhe dje në mbrëmje figurina kryesore e portalit të Sali Berishës në Tiranë, postimin e parë e bëri kundër presidentit të Austrisë, i cili sipas tij, kishte “zgjuar” terroristët, që duhet t’i linte të flinin gjumë.

Shoqëria shqiptare në Ballkan është më shumë se kurrë e bombarduar nga këta barbarë, në emër të gjoja të drejtës për të mbrojtur fenë nga provokimi.

Detyra jonë është të përballemi me kulturën agresive dhe barbare të  terrorizmit islamik, këtu ku jetojmë. Dhe kjo nuk bëhet vetëm me propagandë.

Kjo është një betejë e përjetshme e shoqërisë shqiptare, prej ngjizjes së kombit shqiptar. Në çdo kohë kanë ekzistuar ata që na tërhiqnin nga Lindja dhe nuk ndjeheshin shqiptarë, por myslimanë, dhe ata që vunë kombin mbi fenë.

Kjo betejë nuk ka mbaruar, përkundrazi është bërë sërisht e gjallë dhe rrezikshme. Dhe duket se fitoren e parë që ka arritur, është justifikimi i barbarisë, në emër të gjoja provokimeve.

Kjo është ideologjia e tyre, është miti që po ngrejnë për të justifikuar terrorin dhe pastaj për të justifikuar dhe krimet.

Kjo bëhet haptazi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga grupe të caktuara fanatikësh, por dhe elementë të depërtuar në grupe mediatike, apo njerëz që mbajnë kartëvizita intelektualësh.

Ndaj përballuni me këtë betejë këtu dhe lërini rënkimet për atë treshen shqiptare të Austrisë. Atë e përballon Austria, si një vend që e ka të qartë identitetin e saj, fuqinë e saj për të triumfuar mbi barbarinë dhe idenë e qartë për të ndarë fenë nga shteti. Ata që ndalën hordhitë osmane pesë shekuj më parë në portat e Vjenës, do t’ia dalin dhe kësaj here.

Beteja jonë është këtu, ku merr zemër barbaria kundër jetës, ku prindër trushpëlarë marrin peng fëmijët e tyre dhe i çojnë në Siri për të na gjunjëzuar si shoqëri dhe ku zëra publik artikulojnë linçime publike kundër çdokujt që nuk justifikon krimet në emër të fesë.

Për këta duhet jo vetëm betejë publike, por dhe ligjore, derisa të kthehet në breza të tërë në kulturë kombëtare. Një komb që ka mundur të ngrihet mbi tre fe të ndryshme, nuk e ka luksin të trimërojë disa barbarë, që vënë indoktrinimin e tyre fetar mbi kombin. Është detyrë kombëtare beteja ndaj tyre.

Next Post

Zgjedhjet në SHBA, a do të kemi sonte një fitues?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Trump kërcënon Iranin: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

July 6, 2026
Zëdhënësja kineze: Tregtia Kinë-BE u formësua nga kërkesa e tregut dhe avantazhet plotësuese

Zëdhënësja kineze: Tregtia Kinë-BE u formësua nga kërkesa e tregut dhe avantazhet plotësuese

July 6, 2026
“Po kërcënon Izraelin me shkatërrim”, Netanyahu kritika të forta ndaj Erdogan

“Po kërcënon Izraelin me shkatërrim”, Netanyahu kritika të forta ndaj Erdogan

July 6, 2026
Lokale dhe pika ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike/ Policia paralajmëron mbylljen

Nisin regjistrimet në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta, afati deri më 31 korrik

July 6, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!

July 6, 2026
Auditim pagesës për La Civita, Celibashi: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike 

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

July 6, 2026
Shuhet zjarri në Koxhas të Shijakut, zhbllokohet autostrada

Shuhet zjarri në Koxhas të Shijakut, zhbllokohet autostrada

July 6, 2026
NATO përgatitet për epokën e re, Europa merr më shumë përgjegjësi në mbrojtje

Rutte: NATO-ja po transformohet, Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen

July 6, 2026
Zbardhet raporti: Kush janë personat që e bindën Trump të telefonojë Infantinon për kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA?

Zbardhet raporti: Kush janë personat që e bindën Trump të telefonojë Infantinon për kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA?

July 6, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Akuzat e forta të Kryeziut: Kurti organizon protestat në Tiranë, është kryekëput njeri i Serbisë dhe i paguar nga Irani!

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In