Genta Tafa (Bungo) u betua sot në Kuvend si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, moment gjatë të cilit u përball me sulme të forta nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
“Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”, tha Bardhi teksa Tafa ishte në Foltore gjatë momentit të betimit.
Kandidatura e Tafës për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kaloi Kuvendit për votim vetëm me votat e socialistëve në Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Medias.











