• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet

by E B
14/05/2026 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas botimit të emisionit KOHA JONE-DEBAT te Nikoll Lesit me kryeministrin Edi Rama në 35 vjetorin e themelimit të kësaj gazete si e lirë dhe e pavarur me 11 maj 1991, emision që kapi qindra mijëra shikues në mbarë vendin e botën shqiptare, kishte plot media që e transmetuan të plotë ose pjesë të veçanta të emisionit.

Ndërkohë kishte edhe komente negative nga ndonjë ish-gazetar të KOHA JONE, që gjithsesi në një ditë feste, thuhen si traditë fjalë të mira, që e quante bashkëbisedimin me kryeministrin Rama si një “servilosje”.

I pyetur nga Koha Jone, botuesi Nikoll Lesi tha: “E para ishte ditë feste dhe zgjedhja e Edi Ramës për bashkëbisedim u bë se ai ka qenë gazetar dhe analist i gazetës KOHA JONE ndër vitet 1992-1997, e aq me tepër që me 23 janar 1997 ai u godit me leva hekuri në kokë e fytyrë pikërisht për shkrimet që botonte në këtë gazete legjendare. Ndaj ishte një përzgjedhje në këtë sens. E aq me tepër që ishte përvjetor feste dhe nuk kishte se si ai të “shpartallohej” për gjëra që nuk lidheshin me festën në fjalë, e ku që në fillim e kisha anoncuar se flitet për gazetën e përballjet e saj e jo për qeverisjen e sotme të Ramës, ndonëse disa pyetje ngacmuese u bënë.

Por kur të jetë herë tjetër në KOHA JONE-DEBAT, kryeministrit do t’i bëhet skaner, bile me shumë se sa bën sot media e ish-kolegut tim!

Ndërkohë jam i detyruar të them se kur unë bëja beteja për lirinë e fjalës, për media të lira dhe për të informuar realisht për shqiptarët, ndonëse me hodhën në erë shtëpinë me tritol pikërisht falangat e pushtetit, apo kur me kërkuan arrestimin tim në parlament se flisja kundër kryeministrit, ndonjë ish-koleg bënte pasuri nga pushtetet, edhe duke shfrytëzuar emrin e mirë që kishte marrë nga KOHA JONE!

Ndaj le ta lemë me festën që iku edhe inatin ndaj gazetës KOHA JONE prej ish-kolegut pasuror të sotëm!”.

Next Post
Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com